Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Euro fitoi terren në kursin e këmbimit me Lekun për të pestën ditë radhazi ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 121.65 Lekë dhe që nga e marta e kaluar ka fituar 0.36 Lekë. Ekspertë të këmbimit valutor nga sektori bankar shprehen se mbiçmimi i Lekut në ditët e fundit mund të lidhet me disa arsye.
Një ndikim të lehtë mund të ketë pasur ankandi i blerjes së valutës që u krye të hënën në Bankën e Shqipërisë. Por, vala e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimi i mallrave të importit mund të jetë një faktor më i rëndësishëm, që po krijon pritshmëri për rritje të kërkesës për Euro në treg. Në mënyrë më specifike, një produkt që mund të ndikojë raportet në kursin e këmbimit është energjia elektrike. Vlera e blerjeve të energjisë elektrike nga importi në vazhdim pritet të jetë e lartë, për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të energjisë në bursa.
Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për valutë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa pritshmëritë janë sërish për rritje gjatë javëve në vazhdim. Në tërësi, vala e rritjes së çmimeve mund të ketë një impakt të ndjeshëm negative në bilancin tregtar të vendit. Për muajin shtator, deficiti tregtar u rrit me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për 9-mujorin 2021, deficiti tregtar rezultoi në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Keqësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë në teori do të ushtrojë presione nënçmuese në kursin e këmbimit të monedhës kombëtare, sidomos kundrejt Euros, që është edhe monedha kryesore në të cilën realizohen importet e vendit. Në ankandin e programuar që u zhvillua dje, edhe Banka e Shqipërisë dha një sinjal të lehtësimit të kërkesës për Euro, duke blerë sasi ndjeshëm më të ulët valute krahasuar me ankandet e mëparshme dhe me mesataren e gjysmës së parë të vitit.
Deri tani, kursi i këmbimit në vjeshtën e këtij viti ka shfaqur një ecuri jo shumë të zakonshme krahasuar me sjelljen e tij historike. Zakonisht, në këtë periudhë të vitit Euro ka rifituar pike, pas nënçmimit të zakonshëm sezonal që pëson në muajt e verës. Një e gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur dhe agjentët e tregut e shpjegojnë me ofertën e lartë të Euros në treg.
Vetëm në javën e fundit Euro po jep sinjale forcimi ndaj Lekut, megjithatë, deri tani revanshi i Euros në kursin e këmbimit ngelet i kufizuar. Kursi i këmbimit Euro Lek është 2.25 pikë ose rreth 1.8% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktualisht, kursi është afërsisht në të njëjtat nivele me fillimin e muajit gusht, që zakonisht shënon momentin më të favorshëm për Lekun në kursin e këmbimit me Euron. Megjithatë, vala e rritjes së çmimeve duket se mund t’i ndryshojë disi perspektivat e kursit të këmbimit në afatin e shkurtër, duke favorizuar pritshmëritë për një mbiçmim të Euros kundrejt Lekut.
Marrë nga Monitor.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Pagesat me para elektronike po rriten me ritme të shpejta edhe këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për gjysmën e parë të v...
TIRANË– Niveli më i lartë i pagave ndikon në rritjen e produktivitetit më shumë se faktorët e tjerë në bizneset shqiptare, thuhet në një studim të ek...
TIRANË– Popullsia e qendrës së vendit (Tiranë-Elbasan) arriti mesataren europiane për jetëgjatësinë më 2019. Sipas të dhënave të krahasueshme të Euro...
TIRANË– Ndonëse 2020-a ishte një vit pandemik dhe për disa muaj vendi ishte pothuajse tërësisht i mbyllur e më pas shumë punuan online, sërish shpenz...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se ekonomia e Afganistanit mund të tkurret deri në 30 për qind këtë vit, duke kërcënuar që miliona afganë të përballen...
Meri është afër të 40-ave. Prej një viti e gjysmë, pas bashkëjetesës disa vjeçare me partnerin aktual, ajo po tenton të mbetet shtatzënë dhe të ketë më n...
TIRANË – Huamarrja e bankave tregtare nga Banka e Shqipërisë është rritur ndjeshëm gjatë muajve të verës.Statistikat e bankës qendrore tregojnë se në...
TIRANË– Tregtia rajonale zhvillohet në sfond të konflikteve tregtare dhe civile ndërmjet vendeve që ndër të tjera rrisin kostot për bizneset dhe indi...
TIRANË– Eksportet shqiptare shënuan ritme të larta të rritjes edhe gjatë muajit shtator. Mbështetur në të dhënat e Instat, eksportet arritën vlerën e...
TIRANË– Ekspozimi i sektorit bankar shqiptar në borxhin e qeverisë shqiptare ka arritur vlerën e 448 miliardë lekëve ose rreth 3.7 miliardë eurove. T...