LIVE UPDATES
Ekonomi

INSTAT: Pagat e larta janë elementi i fortë për rritjen e produktivitetit në ekonomi

20 Tetor 2021, 05:20 Nga DOSJA
INSTAT: Pagat e larta janë elementi i fortë për rritjen e

TIRANË– Niveli më i lartë i pagave ndikon në rritjen e produktivitetit më shumë se faktorët e tjerë në bizneset shqiptare, thuhet në një studim të ekspertëve të INSTAT, Irsida Nuellari, Ermira Palushi dhe Michael Carlson, që trajton “Zhvillimin e Teknologjisë në Ndërmarrjet Shqiptare”, por që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT.

Pasi u analizuan një seri faktorësh, studiuesit gjetën se një nivel më i lartë i pagave rriti produktivitetin e punës. Sipas tyre, pagat kanë efektin më të fortë në nivelin e produktivitetit të punës, ndërsa intensiteti i kapitalit është përcaktuesi i dytë më i rëndësishëm në produktivitet.

Ekspertët identifikuan se në të gjitha modelet, elasticiteti i pagës është pozitiv (në intervalin 0.062 dhe 0.88) dhe statistikisht i rëndësishëm, me një interval besimi rreth 99%.

Analiza tregoi se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme rezultojnë me 35,5% më pak produktive sesa ndërmarrjet e mëdha. Gjithashtu koeficienti i moshës së ndërmarrjes sugjeron një lidhje pozitive midis produktivitetit të punës dhe moshës së një firme në treg.

Produktiviteti i punës reflektohet në aftësinë e një ndërmarrje për të gjeneruar prodhim apo vlera të larta të prodhimit. Ekonomia shqiptare është një ekonomi e vogël dhe ndërmarrjet e konsiderojnë të rëndësishme investimin në TIK, të cilat ndikojnë në rritjen e produktivitetit të punës.

Ekspertët e INSTAT analizuan të dhënat e mara në dy vrojtimet e kryera nga Instituti i Statistikave për vitin 2017 në mbi 1000 ndërmarrje në të gjithë vendin. U vu re se intensiteti i kapitalit dhe pagat ndikojnë dukshëm në produktivitetin e ndërmarrjes.

Vendet janë të detyruara të kërkojnë faktorë, alternativa të reja që stimulojnë zhvillimin ekonomik në mënyrë që të qëndrojnë konkurrues në tregjet globale. Ekspertët pohuan pas gjetjeve të studimit, se me kalimin e viteve, nuk ka qenë e lehtë të vlerësohet lidhja shkak-pasojë dhe ndikimi i zhvillimit teknologjik, ekonomik dhe shoqëror për të provuar që TIK është faktori i rritjes ekonomike, të efikasitetit, produktivitetit dhe zhvillimit.

Përparimi i madh në fushën e TIK mund të supozohet si shkaku kryesor i ndryshimeve ekonomike si të kompanive tregtare ashtu edhe të të gjithë vendit, dhe këto ndryshime, para së gjithash, shprehen nga rritja e produktivitetit të punës.

Por zhvillimi i një ekonomie të shtetit ose sektorit të industrisë mund të pasqyrojë efikasitetin e forcës së punës. TIK paraqitet si një nga burimet më të rëndësishme për rritjen e produktivitetit të punës në kushtet e ekonomisë së re. Por produktiviteti i punës mund të përkufizohet më thjeshtë si prodhim i përgjithshëm ose shitjet neto të realizuara për një punonjës në nivel ndërmarrjeje.

Studimi tregon se ndërmarrjet e vogla që operojnë në aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor dhe pijeve, duhet të investojnë më shumë, si në drejtim të lehtësimit të qasjes së tyre ndaj TIK dhe në drejtim të rritjes së produktivitetit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga punonjësit që përdorin kompjuter në punën e tyre.

Të dhënat e përdorura nga autorët në këtë punim janë marrë nga vrojtimet e kryera nga Instituti i Statistikave bazuar në metodologjinë e Zyra Statistikore e Bashkimit Europian, Eurostat dhe gjetën se në Shqipëri, produktiviteti udhëhiqet nga rritja e pagave.

Marrë nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore ekonomia ne shqiperi instat zyra statistikore e bashkimit europian ekonomia ne shqiperi instat zyra statistikore e bashkimit europian

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën