LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i miellit do të jetë nën monitorim edhe për një vit

21 Tetor 2021, 05:09 Nga DOSJA
Tregu i miellit do të jetë nën monitorim edhe për një

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur edhe për një vit në monitorim katër kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të miellit në Shqipëri.

Kompanitë Bloja, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Agro Blend duhet të bëjnë raportim tremujor në lidhje me kostot e importit të grurit, kostot e miellit dhe çmimin e shitjes së miellit, si edhe të paraqesin raportim tremujor në lidhje me blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna.

Sipas vendimit që shkaktoi një ndarje mes pesë anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës, shumica e tyre nuk kanë krijuar bindjen se katër kompanitë kanë realizuar një sjellje të bashkërenduar gjatë periudhës njëvjeçare në monitorim, pasi nuk janë evidentuar prova apo një numër i konsiderueshëm indiciesh për të dalë në një konkluzion të bazuar se sjelljet e ndërmarrjeve në hetim kanë cenuar konkurrencën e lirë. Komisioni i Konkurrencës vlerëson se në këtë rast nuk gjendemi në kushtet e vërtetimit përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të sjelljes së bashkërenduar për produktet që tregtojnë ndërmarrjet.

“Një vlerësim gjithëpërfshirës që do të mund të na çonte në krijimin e një opinioni më të konsoliduar në lidhje më sjelljen e tyre (në pamundësi të gjetjes së provave të tjera) do të kërkonte një periudhë monitorimi shumë më të gjatë sesa një vit,” thuhet në vendim.

Nga të dhënat e siguruara nga ndërmarrjet në monitorim, rezulton se norma e fitimit për ndërmarrjet AgroBlend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja për vitet 2007-2020 paraqitet në nivele të ulëta dhe të ndryshueshme në vite, për secilën ndërmarrje. Madje, nga informacionet dhe deklarimet e depozituara në Autoritetin e Konkurrencës nga ndërmarrjet nën hetim e monitorim, rezulton se njëra nga ndërmarrjet ka periudha kohore të operimit në humbje.

Në shumicë, Komisioni i Konkurrencës ka arsyetuar se ndryshimi i çmimit të blerjes së grurit, ka bërë që edhe çmimi i miellit të rritet për pasojë. Për rritjen e çmimit të miellit në muajt e fundit nuk ka prova të mjaftueshme që ka qenë abuziv përtej rritjes së niveleve të çmimit në burimin e furnizimit, duke qenë e provuar edhe nga normat e ulëta të fitimit edhe pas rritjes së çmimeve në bursa.

Megjithatë, për këtë çështje, një pakicë anëtarësh të komisionit, Juliana Latifi dhe Eduart Ypi kanë shfaqur opinione të ndryshme. Ata kanë përkrahur propozimin e sekretariatit për të ndëshkuar katër ndërmarrjet me gjoba që varionin nga 3.28% në 10% të xhiros së vitit 2020.

Të paktën në përmbajtjen e vendimit ku argumentohet mendimi i pakicës, nuk janë cituar fakte të reja konkrete të konstatuara gjatë periudhës së monitorimit, por Sekretariati i AK e ka motivuar propozimin për gjobë me faktin që ndërmarrjet në hetim kanë vazhduar të shfaqin të njëjtën sjellje të bashkërenduar që ishte konstatuar gjatë hetimit të thelluar. Dy anëtarët e Komisionit i referohen përkufizimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit “një sjellje apo praktikë e bashkërenduar i referohet një forme koordinimi midis ndërmarrjeve të cilat, pa arritur në fazën ku një marrëveshje apo e ashtuquajtur marrëveshje është lidhur, zëvendëson me vetëdije rreziqet e konkurrencës të një praktike bashkëpunimi mes tyre.”

Megjithë mosdakordësinë mes anëtarëve, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur ta mbajë tregun nën monitorim, duke pasur parasysh shkallën e lartë të përqendrimit dhe faktin që ky përqendrim ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit. Pjesa e tregut të katër ndërmarrjeve nën hetim ka arritur në 85% për 9-mujorin 2021, nga 80% që ishte vitin e kaluar dhe 69% në përfundim të hetimit të thelluar, në mesin e vitit 2019. Gjithashtu, indeksi i përqendrimit HHI ka ardhur në rritje nga 1,433 në vitin 2017 në 1,967 për periudhën janar-shtator 2021, gjë që tregon se përqendrimi i tregut është rritur. Sipas vendimit, kur vlerat e HHI janë në nivelin nga 1,500 deri në 2,500, kjo tregon që Autoritetet e Konkurrencës duhet t’i kenë në vëmendje të vazhdueshme këto tregje.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi autoriteti i konkurences çmimi i bukës miell autoriteti i konkurences çmimi i bukës miell

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë