LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kurset pas shkolle për fëmijët shqiptarë…ekspertët: Kujdes se po i mbingarkoni!

20 Mars 2022, 13:10 Nga DOSJA
Kurset pas shkolle për fëmijët

TIRANË- Sipas ekspertëve, kurset sportive kanë benefite në lidhje me shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve. Edhe në Shqipëri, psikologët thonë se vitet e fundit vihet re një preokupim dhe interesim i lartë i prindërve për të aktivizuar fëmijët në kurse pas shkolle. Në këtë pikë ndahen në dy drejtime, thotë Psikologe Nereida Llaha për Gazetasi.al. Kurse formale të cilat kanë të bëjnë me përforcimin e informacioneve që kanë marrë fëmijët në shkollë dhe nga ana tjetër janë kurset e zhvillimit të talenteve siç janë kurset sportive, kurset e gjuhëve të huaja, kurset e artit etj.

“Kursi sigurisht që ka anët pozitive përsa i përket zhvillimit të fëmijëve”, tregon Llaha duke shtuar se, në një farë mënyre, me anë të kurseve, zhvillohet një drejtim i fëmijëve drejt asaj që duan të bëjnë. Me anë të kurseve, prindërit mund të kuptojnë se çfarë dëshiron të bëjë fëmija, ku dominon më tepër talenti i fëmijëve të tyre.”

Llaha thotë se kurset pas shkolle janë një mënyrë për të performuar më mirë në shkollë, për të arritur rezultate më të larta por problem është kur këto kurse janë shumë intensive.

“Sigurisht që një mbingarkesë, sidomos në një moshë të shkollës fillore, është e dëmshme psikologjikisht” sepse atëherë kur prindërit mundohen që të rrisin motivimin, kjo mund të kthehet në një arsye për ta ulur pjesën e vëmendjes, motivimin e kështu me radhë që kalon më pas në lodhje fizike. Çfarë unë e shoh si problematikë tjetër në ditët e sotme është se prindërit priren ti angazhojnë fëmijët në sa më shumë kurse si një mënyrë për të plotësuar nevojat e veta të paplotësuara. Mendimi që prindërit kanë, se angazhimi në shumë sporte do ti bëjë fëmijët e tyre më të devotshëm dhe më produktivë, është një problem në rritje”, tha Llaha.

Një problematikë tjetër janë edhe pritshmëritë që kanë prindërit për rezultatet e këtyre kurseve. “Janë pritshmëri që shpesh herë e kalojnë normalen”.

Për fëmijët të moshës 6 deri në 10 vjeç, mbingarkesa me kurse shkaktojnë shqetësime që transmetohen në sjelljet që ato bëjnë duke rritur impulsivitetin, rrisin mungesën e vëmendjes, ndonjëherë dhe hiperaktivitetin dhe uljen e përqendrimit. Mirë është që nëse prindërit zgjedhin të çojnë fëmijën në një kurs matematike, sipas psikologes, duhet ta alternojnë atë me një kurs sportiv, pasi kështu të gjithë ngarkesën që marrin në një kurs formal, mund ta shkarkojnë në aktivitete sportive.

Psikologe Migena Kurushi thotë për Gazetasi.al se, duke çliruar energji me anë të sportit, fëmijët rrisin kapacitetin e tyre në aspektin akademik.

“Me anë të çlirimit të energjive, rritet përqendrimi e njëkohësisht dhe vëmendja. Fëmijët ulin ndjeshëm nivelet e hiperaktivitetit të tyre(super energjive te akumuluara) dhe ndihmojnë dhe shëndetin fizik duke reduktuar mbipeshën etj.”, thotë Kurushi.

Po kur fëmija nuk dëshiron të ndjekë një kurs?

Psikologet janë kundër imponimit dhe përfshirjes pa dëshirë të fëmijës në kurse.

“Përpara se ta imponojmë sportin që ne kemi dëshirë të përfshijmë fëmijën tonë duhet të diskutojmë gjerësisht me të dhe për të”, thotë Kurushi e cila shton se disa mënyra për ti bindur fëmijët janë duke i bërë të ditur benefitet që përfiton nga kurset sportive, duke e pyetur ku ka dëshirë fëmija më së shumti të aktivizohet.

“Mos të bëhen modeli i prindit autoritar duke ja imponuar atë që mendojnë se është më e mira”.

Një mënyrë është duke e dërguar për një kohë të shkurtër në ambientet e aktivitetit fizik, kështu ai do të krijojë një pasqyrë më të qartë të sportit që do të ushtrojë, të vendit ku ushtrohet, të trajnerit etj. Nëse sërish fëmija ka rezistencë dhe insiston të mos paraqitet as për t’u njohur më nga afër me sportin, “mund të shohin video të ndryshme në internet mbi aktivitetin që prindërit janë të interesuar për ti përfshirë”.

Psikologe Llaha thotë se për ti bindur fëmijët të jenë pjesë e kurseve, nevojitet kohë dhe durim nga prindërit.

“Është e rëndësishme tu shpjegojnë arsyet, ti joshin ta provojnë një herë, të shohin ambientin, ta provojnë, të bëhen pjesë edhe prindërit ditët e para, ta motivojnë fëmijën”.

Në rastet kur rrezikohet shëndeti, “është njësoj sikur fëmija të mos dojë të bëjë insulinën”, thotë Llaha duke shtuar se fëmija duhet të shkojë në atë kurs ndërkohë që mund të ndiqet me një psikolog për të kaluar frustimin emocional.

Marrë nga gazetasi.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

psikologji psikologji kurset sportive nereida llaha kurset sportive nereida llaha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion