LIVE UPDATES
Bota

Albin Kurti intervistë për mediat gjermane: Projekti për shkëmbimin e territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur

20 Shkurt 2020, 09:49 Nga DOSJA
Albin Kurti intervistë për mediat gjermane: Projekti për

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ku ka treguar planet e tij si kreu i qeverisë së Kosovës. Në këtë intervistë Kurti ka folur për shumë tema: për rolin që po luan në Ballkan ambasadori amerikan në Berlin, i cili nga Donald Trumpi u emërua në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, për projektin e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi, luftën kundër korrupsionit, raportet me Serbinë, për largimin e njerëzve nga Kosova, për krijimin e vendeve të punës dhe për dembelinë e skeptikëve.

Kryeministri Kurti dëshiron të luftojë valën e emigrimit të brezit të ri me investime dhe shprehet se kjo vjen duke arritur barazinë e vërtetë të mundësive.

Marrëveshja për lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë

Çfarë është nënshkruar është një deklaratë për shprehje të synimit, pa shumë detaje. Sigurisht na duhen më shumë rrugë dhe vija hekurudhore. Por negociatat janë zhvilluar nga qeveria paraprake, ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva, mes tjerash lidhur me çështjen nëse financimi do të ishte në pajtim me Kushtetutën. Versionin final (të marrëveshjes) nuk e kam parë. As ministri i infrastrukturës, as unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin. Ende ka njerëz të fuqishëm në pozita të rëndësishme, por ne nuk mund të kthehemi prapa në kohën para 6 tetorit, kur njerëzit votuan për ndryshime. Kosova dhe njerëzit e saj kanë dëshmuar se opozita mund ta largojë dhe zëvendësojë qeverinë. Për dallim nga disa vende fqinje.

Roli i Richard Grenellit, të emëruarit të Donald Trumpit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka sjellë energji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk besoj se ka qëllime të këqija. Por tani kur Kosova ka qeveri të re, negociatat e tilla nuk mund të zhvillohen mes presidentëve. Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura.

Lufta kundër korrupsionit

Korrupsioni më shumë është sistem se kulturë. Andaj jam optimist se do ta luftojmë. Në një studim të publikuar para dy viteve vetëm dhjetë për qind e familjeve të anketuara kanë thënë se kanë paguar ryshfet për ndonjë shërbim publik. Në njërin nga vendet fqinje kanë qenë 34 për qind. Te ne korrupsioni përqendrohet në nivelet më të larta të shtetit. Na duhen procedura urgjente për përzgjedhjen e gjykatësve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë të policisë. Na duhen prokurorë trima, të cilët do të jenë më të njohur se unë. Suksesi varet nga ajo nëse do të kemi një Eliott Ness kosovar. (Ness u bë i famshëm në luftimin e grupit mafioz zë Al Kapones në SHBA).

Skeptikët që thonë se muaji i mjaltit të qeverisë Kurti do të përfundojë shpejt.

Është lehtë të jesh pesimist. Për neve së pari kanë thënë: është e pamundur që të fitojnë. Pastaj: kurrë nuk do të arrijnë të krijojnë qeveri. Tash thonë: nuk ka gjasa të jenë të suksesshëm. Njerëzit e tillë unë i akuzoj për dembeli. Guxim domethënë të mos i dorëzohemi këtij pesimizmi të plogët.

Planet për të ndërprerë largimin e të rinjve nga Kosova.

Njerëzit janë të dëshpëruar, sepse politikanët e korruptuar janë bërë njerëzit më të pasur në vend. Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë një votë e zemërimit, por edhe e shpresës. Qeveria jonë do të forcojë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, do të përkrahim talente dhe tregun e punës do ta ndërlidhim më mirë me arsimin. Sigurisht edhe më tutje të rinjtë do të braktisin vendin. Por ne do të punojmë me ngulm që disa edhe të kthehen. Në Kosovë më shumë se 20 mijë gra e burra të moshës së re kanë diploma universitare, por s’kanë vende të punës. Shumë kamerierë kanë diplomuar në sociologji apo marrëdhënie ndërkombëtare. Neve na duhet një sistem arsimor dual si në Gjermani, Zvicër apo Austri. Shoh shanse të mëdha jo vetëm në sektorin e IT-së, por edhe në atë të energjisë dhe në bujqësi. Gjysma e vendit tonë nuk punohet. Duam t’i bindim edhe investitorët e huaj, por edhe nga diaspora jonë.

Dialogu me Serbinë.

Nuk jam kundër dialogut me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, të cilat janë të obligueshme për të dy palët. Serbia duhet të pranojë realitetin: Kosova është shtet i pavarur. Dhe ne nuk mund të kthehemi në kohën e Millosheviqit. Sa më parë që e pranojnë këtë, aq më mirë për të dy palët.

‘Shkëmbim të territoreve’ dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky projekt ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjidhjet e tilla me shkëmbim territori mund të hapin Kutinë e Pandorës.

Nëse Kosova hyn në BE në vitin 2030 – cili flamur do të valojë mbi ndërtesën e qeverisë në Prishtinë?

Mendoj se do ta shohim flamurin europian – dhe çka është më e rëndësishme: do të shohim njerëz që kanë punë, mirëqenie dhe do të udhëtojnë të lirë në kontinentin europian.

Bashkimi me Shqipërinë.

T’i lësh njerëzit të zgjedhin është diçka tjetër se sa të sillesh si gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, të cilët qëndronin mbi hartat e tyre. Gjithçka do të duhej të ndodhte në mënyrë paqësore, demokratike dhe transparente. Atëherë është në rregull.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti intervista e kurtit linja hekurudhore prishtinë-beograd shkëmbimi i territoreve kosove serbi albin kurti intervista e kurtit linja hekurudhore prishtinë-beograd shkëmbimi i territoreve kosove serbi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait