Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Qeveria e Kosovës mbledhje të përbashkët me qeverinë maqedonase, firmosen 11 marrëveshje, Zaev: Nuk kemi të njëjtin mend
16 Shtator 2021, 09:17Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat e Qeverisë, është pritur në një vizitë zyrtare nga homologu maqedonas, Zoran Zaev dhe kabineti i tij qeveritar.
Dy qeveritë mbajtën sot një mbledhje të përbashkët ku u nënshkruan rreth 11 marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.
Pas përfundimit të mbledhjes dhe firmosjes së marrëveshjeve dy kryeministrat, Kurti dhe Zaev dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Zaev gjatë fjalës së tij tha se me kryeministrin Kurti nuk kanë të njëjtin mendim për “Open Balkan” por kjo gjë nuk e pengon në bashkëpunimin ndërshtetëror.
“Sa i përket “Open Balkan”, kemi opinione të ndryshme por kjo nuk na pengon në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Unë mund të them se Kosova është e pavarur dhe i ka qëndrimet e veta”,- tha Zaev para gazetarëve.
Ndërkohë, kryeministri Kurti tha se Kosova mbështet iniciativat rajonale që kanë BE-në brenda tyre dhe përsa i përket iniciativës “Ballkani i Hapur”.
“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe zbatim të marrëveshjeve në aspektin bilateral me Maqedoninë e Veriut, jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE është fati ynë, anda edhe si republikë e Kosovës ne i mbështesim iniciativat rajonale që janë nga Bashkimi Evropian . Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara nuk mund të cenohen në zbatim pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
POLI I JUGUT- Vrima e krijuar në shtresën e Ozonit mbi Polin e Jugut është tani më e madhe se vetë kontinenti i Antarktidës. Gjatë çdo viti, në përiudhën...
SERBI– Ditën e djeshme Serbia festoi ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar ku u organizua një paradë ku u shpalos gjithë ‘artileria e rëndë...
SHBA– Mbrëmjen e djeshme, anija e parë kozmike më katër ‘astronautë amatorë’ në bord, u nis drejt hapësirës. Miliarderi Isaacman dhe 3 qytetarët fitues të udhët...
SHBA– 4 astonautë amatorë kanë fluturuar mbrëmjen e djeshme nga Florida, për misionin e tyre privat rrth orbitës së tokës. Anija kozmike e SpaceX u shkëput nga ...
Aplikacioni i videove TikTok po hetohet nga ana e Komisionit Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) për dy çështje që lidhen me privatësinë.DPC është ...
SHBA- Një grindje ka ndodhur midis Nicki Minaj, Boris Johnson, Chris Whitty dhe Piers Morgan pas një postimi në Twitter nga ylli i popit. Walesonline shkruan se...
SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...
KOSOVË- Dy bashkëluftëtarë të Salih Mustafës në fshatin Zllash të Prishtinës gjatë luftës UÇK-së kanë folur për akuzat e Gjykatës Speciales mbi Must...
TIRANË– Zoran Tegeltija, Kreu Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka pohuar se vendi i tij është i gatshëm të ulet në tryezën e Ballkanit të Ha...