LIVE UPDATES
Bota

Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

15 Shtator 2021, 20:12 Nga DOSJA
Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania SpaceX që do të udhëhiqet nga një sipërmarrës 38-vjeçar i cili financon udhëtimin që do të zgjasë tre ditë.

Për herë të parë në 60 vite të fluturimeve në hapësirë, një raketë do të lëshohet në orbitë me katër astronautë privatë në bord. Misioni i quajtur “Inspiration4” do të zgjasë tre ditë. Katër pasagjerët do të rrotullohen rreth orbitës së poshtme të Tokës në një lartësi prej rreth 540 kilometrash.

Fluturimi i parë privat nga kompania SpaceX do të udhëhiqet nga sipërmarrësi 38-vjeçar Jared Isaacman, i cili po financon të gjithë udhëtimin. Atë e shoqërojnë dy fitues të llotarisë në udhëtimin treditor, së bashku me një punonjëse të kujdesit shëndetësor që i mbijetoi kancerit kur ishte fëmijë.

Ata do të udhëtojnë në kapsulën e automatizuar plotësisht, Dragon, të njëjtin model që përdor SpaceX në misionet e NASA-s për të dërguar astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Jared Isaacman është komandat i misionit “Inspiration4” dhe financues i saj.

“Ne synojmë të frymëzojmë njerëzit për mundëstë që ofron hapësira por edhe për ato që mund të arrihen në Tokë. Kjo është arsyeja se pse Spitali Kërkimor për Fëmijët St. Jude është pjesë kaq e rëndësishme e misonit tonë. Pjestarët e misionit Chris, Hayley dhe Dr . Proctor kanë histori shumë frymëzuese”.

Financuesi Isaacman ofroi një vend në kapsulë për Spitalin St. Jude dhe ata zgjodhën ndihmës mjeken 29 vjeçare Hayley Arcenenux, ish paciente që tani punon në spitalin e njohur në Memfis të shtetit Tenesi (Memphis, Tennessee).

Ajo ishte 10 vjeçe kur u diagnostikua me kancer në kocka dhe një pjesë e madhe e kockës së kofshës së majtë u zëvendësua me një shufër titaniumi. Ajo do të jetë personi i parë në hapësirë me protezë dhe gjithashtu amerikania më e re në hapësirë.

“Synimi kryesor i misonit tonë është të frymëzojmë njerëzit që të kapërcejnë pengesat, dhe ne po i thyejmë këto barriera në mënyra të ndryshme. Përpjekja për mbledhje fondesh prej 200 milion dollarësh për spitalin e fëmijëve me kancer është më e madhja ndonjëherë. Këto fonde do të përdoren për kërkime për kancerin për të ndihmuar fëmijët e prekur dhe për financimin e trajtimit të tyre”, thotë zonja Arcenenux.

51 vjeçarja Sian Proctor është arsimtare në një shkollë profesionale në Tempe të shtetit Arizona dhe u përzgjodh mes konkurrentëve të tjerë. Gjithashtu pilote, ajo ishte finaliste e NASA-s më shumë se një dekadë më parë.

42 vjeçari Chris Sembroski nga Everett i shtetit Uashington është inxhinier statistikash dhe më parë ka qënë pjestar i Forcave Ajrore amerikane. Ai nuk fitoi llotarinë por një mik nga koha e fakultetit i dhuroi vendin e tij.

Të katër udhëtarët privatë janë trajnuar për fluturimin për disa muaj dhe pritet të lëshohen drejt hapësirës mbrëmjen e së mërkurës. Nuk dihet se sa ka paguar miliarderi 38 vjeçar për të financuar misionin. NASA nuk është e përfshirë në këtë mision.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota chris sembroski jared isaacman nasa sian proctor spacex chris sembroski jared isaacman nasa sian proctor spacex

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet