LIVE UPDATES
Editorial

Kurti nuk është kundër askujt. Thjesht pro Kosovës

1 Mars 2021, 19:48 Nga DOSJA
Kurti nuk është kundër askujt. Thjesht pro Kosovës

Albin Kurti duket se po përballet me krizën e parë diplomatike akoma pa marrë detyren e Kryeministrit të Kosovës. Është një krizë e paralajmeruar në fakt, dhe kushdo që do të ishte në vendit e tij, do të përballej me të njejtën krizë. Ajo çfarë e bën këtë krizë ‘të tijen’ është qëndrimi i Kurtit ndaj marrëveshjes së shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Angazhimi që Kosova dhe Izraeli bënë për njohje reciproke ‘in abstentia’, më shumë se angazhim ndaj njëri-tjetrit, ishte angazhim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ndërmjetës. Edhe kërkesë-premtimi për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem erdhi si kërkesë e ShBA-ve dhe administratës Trump.

Dy notat diplomatike të ardhuara në kohë të ndryshme, njëra nga Turqia dhe tjetra nga Izraeli, Albin Kurti vendosi ti publikojë në të njëjtën ditë. Veprimi ishte i drejtë dhe i sinqertë. Duke qenë se këto nota paraqesin kërkesa të kundërta me njëra tjetrën, njëra pro dhe tjetra kundër vendosjes së ambasadës në Jerusalem, Kurti u tragua i sinqertë si me Turqinë ashtu dhe me Izraelin, por edhe me ShBA-së dhe Bashkimin Europian.

Duket se Kryeministri i ri i Kosovës pret se çfarë do ti thonë ShBA, dhe nëse ndodh që t’i kërkohet të vendose ambasadën jo në Jerusalem, por në Tel Aviv, atëherë duhen të jenë ShBA ato që duhet ta marrin përsipër pakënaqesinë isrealite. Në të kundërt, ai duhet të udhëtojë në Jerusalem dhe të inagurojë ambasadën aty. Gjë që do ti sillte një fillim jo të mirë me Presidentin Erdogan.

Turqia ka projeksionet e veta në Lindjen e Mesme, në Palestinë dhe në Mesdheun lindor. Projeksione që janë legjitime. Duke mos mohuar interesat e Turqisë, por duke vendosur interesat e Kosovës në rend të pare, Albin Kurti do të bënte atë që çdo udhëheqës i përgjegjshëm i një shteti do ta bente.

Dhe përtej protestës diplomatike, Turqia do të duhej ta mirëkuptonte. Kosova nuk po vepron për inat të ndonjë shteti, aq më tepër Turqisë, dhe as për llogari të ndonjë fuqie kundër një fuqie tjetër. Kosova thjeshtë po ndjek interesin e vet kombëtar.

Me ‘delegimin’ e kësaj çështje tek Shtetet e Bashkuara, Kurti rrëzon edhe narrativën e kundërshtarëve të tij brenda dhe jashtë Kosovës, se ai është kundër Shteteve të Bashkuara. Duke ndjekur një interes të mirëfilltë kombëtar (vendosjen e ambasadës në Jerusalem si kusht për njohjen nga Israeli) Kosova dhe qeveria e saj tregojnë se nuk janë kundër askujt, aq më pak kundër një aleati tradicional si Turqia. Ndodhemi në situaten kur interesat Kombëtare të Kosovës nuk perputhen me interesat diplomatike të Turqisë.

Çdo shtet ka të drejtë të mbrojë interesat e veta, dhe qëndrimi i Kurtit (nëse) për të lënë ambasadën në Jerusalem është një ‘fair game’. Ka vende e mundësi sa të duash ku Kosova dhe Turqia të harmonizojnë qëndrimet e tyre. Mund të ndodh që një qëndrim i tillë të antagonizojë një pjesë të vogël të elektoratit religjioz të Kurtit, por ky është një dëm kolateral.

Nga ana tjeter Kosova nuk i ka asnjë borxh Palestinës. Ajo jo vetëm nuk e ka njohur Kosoven si shtet të pavarur, por ambasadori palestinez në Beograd është më i ashpër kundër shtetësisë së Kosoves sesa vetë zëdhënësit e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Sa për Bashkimin Europian, duket se vendimi i Kosovës nuk ka pse merr parasysh qëndrimin e saj. Jo vetëm se BE po tregohet e pandershme dhe e padrejtë me Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave; jo vetem se 5 shtete të BE-së akoma nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe skandali i fundit me hartën e Ballkanit në zyrën e Lajçak tregon se BE (të paktën institucionet e saj në Bruksel) është e padrejtë me Kosovën.

Në vizitën e Lajçak sot në Kosovë, Albin Kurti i dhuroi këtij të fundit një libër me krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Ishte mënyra më e mirë për ti thënë një zyrtari pro-serb të Komisionit Europian se pikerisht për shkak të këtyre krimeve dhe këtij gjenocidi, ajo hartë nuk ka vend në zyrën e tij, dhe në asnjë zyrë të Komisionit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial albin kurti çim peka albin kurti çim peka

Sondazh

Poll
Editorial 28 Shkurt 2021, 07:18

Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

“Në gjendjen e pritjes pa rezultat njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t‘i vijë në majë të hundës me këtë j...

Editorial 25 Shkurt 2021, 08:09

Kandidatët tanë

Lëreni të kërcejë si adoleshent, të pijë e të hajë“gju më gju me popullin”, të ngjitet e të zbresë, të puth duart e pleqve dhe plakave, të përqafojë çdo ...

Editorial 23 Shkurt 2021, 11:51

Turqizimi i Shqipërisë

Botuar në gazetën greke To VimaArsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse...

Editorial 19 Shkurt 2021, 15:52

Të kapësh virusin me SPAK

TIRANË- Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të sa...

Editorial 18 Shkurt 2021, 12:20

Përrallat tragjike të Edi Ramës

Ndërkohë që situata e pandemisë ka dalë totalisht nga kontrolli, kur fatalitetet raportohen në rritje, ndërsa numri i të infektuarve fluturon pa asnjë limit, Kr...

Editorial 17 Shkurt 2021, 15:41

Era e një revolucioni zgjedhor në Kosovë

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. Efekti ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj