Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lëreni të kërcejë si adoleshent, të pijë e të hajë“gju më gju me popullin”, të ngjitet e të zbresë, të puth duart e pleqve dhe plakave, të përqafojë çdo fshatar apo të varfër që nuk ngop dot barkun me bukë, të këndojë bashkë me ty, të flasë me zë të lartë për padrejtësitë, të heshtë dhe të duket mjaft i trishtuar për ty, të qajë me lotët e komanduar për dhimbjen tënde, të shajë kundërshtarin por të mos thotë asgjë për planet e tij, të bashkohet, të distancohet … të duket si ne, të duket sikur është i ngjashëm me ne, sikur edhe ai nuk ia del dot të ushqejë fëmijët, të duket se edhe ai e ka ditën plot stres nga lutja migjeniane “Zot,bukën tonë të përditshme falna sot”, lereni, pra, të sillet i tillë paçka se ai nuk ka asgjë që ta bashkojë me ne.
Ky ka qenë, është dhe vazhdon të jetë modeli i trishtuar, i vjetëruar dhe i pasigurt që na ofrohet nga të gjitha partitë, me kandidatët të cilët duhet të votojmë.
Një nga mangësitë kryesore që kandidatët për deputet kanë në këto tridhjetë vjetë, është mungesa e ndjeshmërisë, po, ajo karakteristikë që mund ta kenë shumë njerëz të cilët as që dëshirojnë t’iu afrohen partive madje shpesh i refuzojnë ofertat e tyre, aftësia që të jetojnë brenda këtij realiteti shoqëror dhe ta përthithin atë si të tyren.
Kandidatët tanë zgjidhen pikërisht ata që jetojnë brenda një fluske, dhe vendosen si mish i huaj në një realitet krejt të huaj. Ata nuk kanë as kapacitetin më minimal për të pasur mendim, apo për të punuar që të ndryshojnë realitetin e hidhur të atyre që i votojnë, sepse vetëm këta njerëz janë të menaxhueshëm nga liderët diktaturec që na drejtojnë.
Ne, njerëzit e thjeshtë, shpesh i largohemi politikës, edhe pse jemi të vetmit që e vuajmë shumë, aq shumë sa duam ta “godasim” më një grusht të vetëm për të fituar me knock down përballë saj, por nuk mundemi, sepse sa më shumë kjo politikë na rëndon mbi kurriz aq më shumë ne largohemi prej saj dhe prej reagimit tonë për të.
Çështja është se “tregu” i votuesve duhet të ndryshojë. Sot kemi nevojë për një votues më të informuar, më perceptues, më të zellshëm, më aktivist, një votues që ka një zë dhe dëshirë të pretendojë dhe të përballet me kandidatin, i cili në fakt nuk e përfaqëson aspak; nuk jam duke folur për përqindjen e votuesve besnik ose tradicionalë, ata që thjesht mahniten nga lideri dhe e urojnë të marr nga ditët e tyre se po e bën Shqipërinë lule.
Jo nuk flas për ata. Jam duke folur për votuesin me mendim.
Jam duke folur për votuesin që nuk mund t’ia lejoj vetes të verbohet përpara ofertave galaktike të partive pa pranuar debat, pa pasur asnjë bashkëpunim të këtyre ofertave me shoqërinë. Jam duke folur për votuesin qëduhet të di të seleksionojë informacionin, për atë votues që duhet të ketë angazhim shoqëror.
“Angazhim shoqëror?”, mund të pyes dikush.Po angazhim shoqëror, nëse nuk ka dëshirë për angazhim politik, por duhet të angazhohemi që të mos kthehemi nesër në kukullat e fushatës, kur të na puthin duart e të na përqafojnë pa pyetur se vijmë era djersë, e ne të mahnitemi nga këto gjeste “dashurie” e ta japim votën në këmbim të një përqafimi hipokrit.
Sot është momenti për të qenë më të përgjegjshëm, për të analizuar kandidatët që na vendosin partitë, të shohim përtej zgjedhjeve, përtej pasioneve politike, të shohim materien, imazhin e vërtetë të partisë dhe të kandidatit, të shohim se çfarë ai gjeneron dhe do të gjenerojë nesër për shoqërinë tonë.
Të shohim përtej fjalëve të politikanëve që “kanë braktisur edhe familjet e tyre për t’u kujdesur për ne” (o Zot çfarë hipokrizie), të shohim përtej kombinimit të maskave me fustanet, përtej maskave të personalizuara, të shohim përtej buburrecit shtatëpikalosh që na thotë se Shqipëria buzëqesh paçka se ka mbi njëmijë infektime në ditë ndërkohë që në botë kurba po ulet, e për më tepër të shohim përtej patetizmit të vaksinimit me pikatore apo përtej debatit tëpersonaliteteve pa personalitet.
Sot është momenti, të kërkojmë të përfshihemi të gjithë në shoqëri, sot është momenti të rrisim kërkesat tona për ata që do të na qeverisin, të mos kënaqemi me mediokritetin që na drejton.
Sot ne të gjithë jemi mosbesues, të papërfaqësuar, jemi të nginjur me këtë çorbë pa shije që na vjen përpara çdo katër vjet, sot jemi të lodhur me vallet dhe me sazet e çingijeve, me fjalimet e shkëlqyera por pa thelb, jemi të nginjur me spektaklet qesharake dhe pompoze nëpër stadiume.
Sot nuk jemi më të njëjtit, sot ne duhet të jemi diçka tjetër, sot nuk mund të jemi thjesht votues.
Sot, duhet të jemi votues me mend.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Botuar në gazetën greke To VimaArsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse...
TIRANE – I ftuar në “Zona Gol”, në Digitalb, Foto Strakosha ka vënë pikat mbi “i” rreth gjithçkaje është shkruar dhe thënë kohët e fundit rreth djalit të...
Vaksinim nuk ka, por listë selektive po. Nesër, dhjetëra personalitete, të vlerësuar si të tillë nga kryeministri, në një show paraprakisht të garantuar për aud...
EUROPË– Që prej rastit të parë të diagnostikuar një vit më parë në një spital në veri të Italisë, deri te boshatisja e qyteteve të tëra, jeta e evropianëve...
TIRANË- Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të sa...
Ndërkohë që situata e pandemisë ka dalë totalisht nga kontrolli, kur fatalitetet raportohen në rritje, ndërsa numri i të infektuarve fluturon pa asnjë limit, Kr...
Në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. Efekti ...
Ka mbërritur në Kuvend projektligji që synon të formalizojë kultivuesit dhe grumbulluesit e duhanit në vend, pasi rreth 25-30% e tyre janë ende informalë.Kjo ës...
E ndërsa shkencetarët nga e gjithë bota po përpiqen fort për prodhimin e vaksinave anti-Covid 19 që do të mund të jenë rezultative edhe ndaj formave të reja te ...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër, ku edhe po inspekton nga afër procesin e vaksinimit anti-COVID. Numri një i qeverisë është pritur me...