LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kush është ai që nuk loz në bixhoz’/ Cila ishte jeta e mëparshme e Nevaldo Hajdarajt, efektivit të policisë

14 Dhjetor 2020, 17:05 Nga DOSJA
‘Kush është ai që nuk loz në bixhoz’/ Cila ishte

Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së jetës së Nevaldo Hajdarajt, oficerit së policisë që vrau Klodian Rashën.

Të ftuarit e sotëm ishin Ledion Muqaraku, Arben Hajdarmataj dhe avokati, ku diskutuan për çështjen e të kaluarës së dyshimtë të Nevaldo Hajdarajt.

Ledion Muqaraku tha se njohja e tij me Nevaldo Hajdarajn ka ndodhur në periudhën e vitit 2011, kur ai ka qenë kamarier dhe se i ka kërkuar 500 mijë lekë të vjetra.

“E njoh prej periudhës 2011, i cili ka qenë kamarier në rrufën Bardhyl, nëpërmjet shokut tim Endri Metaraku. Gjatë asaj periudhe ai jetonte në një shtëpi me qira dhe ka qenë i qetë, ai jepte lekë me fajde. Pas disa muajsh u binda se jepte shifra që varionin nga shuma 300 mijë lekë, ku më ka kërkuar 500 mijë lekë të vjetra, por ka qenë i rregullt, ku herë pas here dilte edhe nga shinat në periudhën kur unë e kam njohur. Me sa jam informuar, kush është ai që nuk loz në bixhoz edhe kontaktin e fundit e kam pasur në 10 Mars të 2014 se unë hodha shokun e tij në gjyq. Shoqëria jonë ka qenë mjaft e afërt sepse ne na lidhte puna, në 2011 ai çuditërisht doli që kishte mbaruar gjimnazin dhe ëndrra e tij në realitet si polic doli në 2016. Kishim zënka se ai nuk mbante datën e caktuar prandaj acaroheshim, për lëndët narkotike nuk di se çfarë të them”, tha Ledioni.

Arben Hajdarmataj tha se fakti ku të gjithë jetojmë në këtë botë ku të gjithë marrin lek edhe me fajde, njerëzit lidhin marrëdhënie me njerëz të tjerë ku marrin lekë, dhe Ledioni e ka bërë këtë gjë

“Fakti të gjithë se jetojmë në këtë botë ku të gjithë marrim lekë edhe me fajde, njerëzit lidhin marrëdhënie me njerëz të tjerë ku marrin lekë, dhe Ledioni e ka bërë këtë gjë. Ai është akoma në një nënhetim. Nëse ai është 25 vjeç do ketë qenë 16 vjeç kur i ka bërë këto gjëra. Unë nuk mund ta shpreh se ka narkotizëm për shkak të vendlindjes, nëse ku punonjës policie është rekrutuar nga ligji, ky është listuar në pjesën fituese, ku kjo e kalon hipotizmin në shkelje ligji. Kriteret për futjen në patrullën e policisë janë të njëjta, ka një teste psikologjik, duhet të kesh mbaruar shkollën, dhe hy në testim me shkrim për përgatitjen tënde sesa je i zoti në shkollën e mesme, dhe ky nuk është oficer, por polic. Unë e mbështes avokatin, por vepra penale është e gabuar, dhe duhet t’ia vendosin vrasje emrin, pastaj mua më lind e drejta që të akuzojnë policinë e cila po bëhet pjesë e manipulimeve, duke filluar nga momenti i parë i ngjarjes dhe trajtimit të saj”, tha Arben Hajdarmataj.

Avokati tha se akuza nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur, gjykimi i shkurtuar ngel në vlerësimin e gjykatës ku është 3-4 vite burg, ku në rastin konkret prokurori do të kërkojë 4 vite burg dhe nëse bëhen sjellje e mirë nga i burgosuri do shkojë në 2 vite burg.

“Akuza nuk ka lidhje me çfarë ka ndodhur, gjykimi i shkurtuar ngel në vlerësimin e gjykatës ku është 3-4 vite burg, ku në rastin konkret prokurori do të kërkojë 4 vite burg dhe nëse bëhen sjellje e mirë nga i burgosuri do shkojë në 2 vite burg. Fillimisht nenet e ngjarjes i vendos oficeri gjyqësor, ku kalohen në prokurori pastaj në gjykatë, që kualifikimi i veprës penale mund të lihet siç është thënë dhe deri në fund akuza edhe mund të ndryshojë”, tha avokati.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdaraj vrasja e klodian rashes klodian rasha nevaldo hajdaraj vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 16:02

Kliton dhe Ervis Fishti janë vëllezër. Ata u arrestuan për protestën e të enjtes. Emrat e dy të rinjve janë afishuar në hyrje të Gjykatës Penale në pritje të dh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj