Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kliton dhe Ervis Fishti janë vëllezër. Ata u arrestuan për protestën e të enjtes. Emrat e dy të rinjve janë afishuar në hyrje të Gjykatës Penale në pritje të dhënies së një mase sigurie për protestat. I madhi është 23 vjeç, i dyti 21 vjeç.
“Punojnë në fabrikë këpucësh, kurrë nuk e kanë shkelur ligjin. I kanë kapur pranë bankës, ata s’kanë ndaluar dhe më pas i kanë dërguar në komisariat. I kanë rrahur,” thotë e motra për Gazetën “Si”.
Emrat e të rinjve gjithsej nën arrest 43, janë që nga emra pagëzimi si Angjelos, Marko e Ferdinant deri emra filmash e personazhesh si Franci, Agrid, Gering, Jurgen, Sergei, Eneraldo. Dy gjyqtaret e gatshme Shefkie Demiraj dhe Ardiana Bera, nisën masat herët në mëngjes duke dëgjuar pretendimet e prokurorisë qe këmbëngul në bazë të materialeve policore se protestuesit dëmtuan pronën dhe rrezikuan policët.
Të afërmit e tyre, kryesisht prindërit, presin përballë kordonëve të policisë.
“Im bir është nesër për masë, kam ardhur të shikoj çfarë qëndrimi do mbajnë. Im bir nuk ka pasur asnjëherë probleme. Punon në një firmë duraluminësh. Është i rregullt,” thotë e ëma për Gazetën “Si”.
“Im bir quhet Glodian Jata është 19 vjec, është në punë si lavazhier makinash. Më thanë që e kanë kapur, më kishte treguar po shkoj për kafe dhe veç kur më mori policia më thane hajde këtu se ke djalin,” thotë Kadri Jata.
I ati këmbëngul se është hallexhi dhe se i biri s’ka patur kurrë probleme.
“19 vjeç djalë s’më ka sjellë kurrë probleme, meraku im është pse ma bëjnë djalin me njollë se shkon thika tek fukaraja,” shtoi ai.
Emin Basha është babai i Avenir Bashës, 18 vjec.
“Im bir punon shtrirje kablli, ai mbaroi punën dhe po shkonte në datëlindje. Rrugës po shkonin tek drejtoria e policisë aty afër do hanin sufllaqe. I morën brenda të katërt, tre i liruan se ishin nën moshë, timin e arrestuan.”
Burri këmbëngul për Gazetën “Si” se djali nuk gjendej në protestë, pasi sipas tij Aveniri i merr leje për çdo gjë.
“Jam i bindur se kam qenë vetë polic, nuk e kam edukuar që të rrahë policët,” insiston burri për gazetën “Si”.
“Jemi të varfër thotë Emini. Kam dhjetë fëmijë, njërin e kam në Francë, edhe Aveniri do të iki. Do ta nxjerr vetë nga ky vend me duart e mia. Unë shkoj të interesohem për djalin dhe ata sillen mos më keq,” këmbëngul burri nga Paskuqani.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin për Paola Buzin, punonjësen e institucionit financiar “Iute Credit Albania”, e cila ka përfituar 9.3 milionë lekë kre...
TIRANË– Moderatorja e njohur Bora Zemani dhe mjeku ortoped Ilvi Begolli, i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja në pa...
TIRANË- 1,016 viktima, 22 mijë e 850 të infektuar aktivë dhe 25 mijë e 325 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. M...
TIRANË– Në protestën që u zhvilluar ditën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, qytetarët kanë shkaktuar dhe dëme materiale.Përveç se kanë shkatër...
TIRANË- Qeveria i ka lidhur një pension familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Sipas ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë është kthyer në “lavatriçen” më të mëdha të parave publike. Nëse këto para’ do të shkonin për shërbime ndaj q...
ELBASAN– Ervis Daka, ose siç njihet ndryshe në qytetin e Elbasanit me nofkën “Dragoviçi” rezulton të jetë marrë i pandehur për armëmbatje pa leje,...
TIRANË– Protestave të organizuara në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës i është bashkuar edhe aktori Mehdi Malka.Përmes një video-mesazhi, aktori ka reagu...
TIRANË– Mbyllet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe ng...
Përmbi firmës së oficerit të policisë bie në sy një gjurmë boje e lënë përmes gishtit. Është shenja dhe marrja dijeni për veprën penale e një të mituri, i ...