Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Kuvendi i Berishës/Shkarkohet Bardhi, Duma, Alibeaj dhe Tabaku! Votim për Bashën
11 Dhjetor 2021, 11:47Nga DOSJA
TIRANË-Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së. Po sipas Këlliçit, Lulzim Basha propozohet për shkarkim nën motivacionin për dëmtim të rëndë të interesave politike. Delegatët e Kuvendit, po ashtu kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas Statutit të partisë. Po ashtu, sot u vendos që më 22 Mars, të mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.
BERAT – Rreshtjet e shiut, që kanë rënë me intensitet të lartë dhe pa ndërprerje që prej mbëmjes së djeshme, kanë rritur së tepërmi kuorat e lumenjve e pë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe përplasjen mes liderit historik të PD-së, Sali Berishës dhe kryedemokrat...
SHQIPËRI – Reshjet e shiut do të intensifikohen në orët e mbrëmjes së sotme në jugun e Shqipërisë. Në Vlorë, Gjirokastër dhe Tepelenë intensiteti i s...
TIRANË- Policia e Shtetit me fugonë ka shkuar me urgjencë pranë selisë së Partisë Demokratike. Furgonët janë futur brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjas...
TIRANË – Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në ndjekje dhe komunikim të vazhduar me Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit të Minis...
TIRANË– Lumi Vjosa paraqet rrezikshmëri. Lumenjtë e tjerë janë në nivele mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati. Në Këlcyrë forcat z...