LIVE UPDATES
Bota

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate në SHBA/ Të gjithë në ndihmë të ish-Nënpresidentin Joe Biden

17 Gusht 2020, 16:58 Nga DOSJA
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate në SHBA/ Të gjithë

Ish Nënpresidenti Joe Biden dhe Senatorja Kamala Harris u shfaqën për herë të parë në publik së bashku në qytetin Uillmington të Delauerit javën e kaluar. Kjo pas vendimit historik për ta emëruar atë si kandidate për nënpresidente në përpjekjet e demokratëve për të mposhtur Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Partia Demokrate zgjodhi Milluokin në shtetin Uiskonsën si qytetin mikpritës të kuvendit të saj, por për shkak të pandemisë nga COVID-19 pjesa më e madhe e ceremonisë zyrtare të emërimit do të zhvillohet përmes internetit. Në kuvend do të marrin pjesë figura të rëndësishme të partisë në të kaluarën dhe të tashmen që nga ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton dhe ish-presidenti Barack Obama tek Alexandria Ocasio-Cortez, ligjvënëse në mandatin e parë nga Nju Jorku. Ish-kandidati presidencial dhe senatori aktual, Bernie Sanders, thotë se Kamala Harris forcon dyshen demokrate.

“Si dikush që e njeh prej disa vitesh, besoj se Kamala është tepër e zgjuar; jashtëzakonisht e fortë, dhe nuk do të doja të isha në vendin e Nënpresidentit Pence në një debat me të. Mendoj se ajo është një pasuri për fushatën e zotit Biden. Mendoj se ajo do të jetë mirë në fushatë”, thotë senatori Bernie Sanders.

“E dëgjova sot që ajo nuk i plotëson kërkesat, dhe meqë ra fjala, avokati që shkroi atë pjesë është një avokat shumë i kualifikuar, shumë i talentuar”, tha presidenti Trump

Në një konferencë shtypi kohët e fundit në Uashington, në përgjigje të një pyetje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Trump tha se kishte dëgjuar argumenta bindëse që vinin në dyshim ligjshmërinë e zonjës Harris për të kandiduar.

Kamala Harris ka lindur në Oaklënd të Kalifornisë, dhe kritikët I krahasuan vërejtjet e presidentit Trump me pretendimet e tij të mëparshme të rreme që vunë në dyshim shtetësinë e ish-Presidentit Obama.

Këshilltari i lartë i fushatës së presidentit Trump, Jason Miller, fajësoi mediat për përqëndrimin në çështjen e ligjshmërisë së zonjës Harris.

“Nuk është diçka për të cilën po flet ndokush në fushatën tonë. Presidenti tha se nuk është diçka që ne po e ndjekim. Nuk është diçka që na intereson. Dhe, për mendimin tonë, është çështje e mbyllur. Të vetmit njerëz që vazhdojnë ta sjellin atë në vëmendje janë në media”, tha zoti Miller.

Kuvendi Kombëtar Demokrat, ku zoti Biden pritet të marrë dhe pranojë emërimin e partisë si kandidat zyrtar për president zhvillohet nga 17 deri në 20 gusht.

Donald Trumpi do të pranojë emërimin e partisë së tij në Kuvendin Kombëtar Republikan që fillon në 24 gusht.

Marrë nga: VOA

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit