Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, gjë që është pritur me duartrokitje nga VMRO DPMNE-ja opozitare.
Dorëheqja e kreut të Qeverisë është konstatuar pa debat në seancën e Kuvendit, pasi këtë e ka kërkuar Zaevi në arsyetimin me shkrim të dorëheqjes.
Zaev, dorëheqjen nga Qeveria, e ka paralajmëruar më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale.
Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga VMRO DPMNE-ja duke dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë.
“Dëshiroj të jap shembull për të njohur vendimet e virtytshme kur është e nevojshme dhe për të dhënë një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të popullit, por edhe liderëve të ardhshëm që të jenë të vetëdijshëm për detyrën e tyre qytetare kur kujdesen për vendin e tyre”-, ka shkruar Zaev në arsyetimin e aktit të dorëheqjes.
Pas konstatimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka njoftuar presidentin, Stevo Pendarovski, i cili në afat prej dhjetë ditëve duhet të caktojë mandatarin e ri për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.
Ai do të jetë, Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Social -Demokrate, pasi paraprakisht ka njoftuar se ka shumicën parlamentare në Kuvend.
Pjesë e Qeverisë së re, përveç LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, do të jetë edhe partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa, që pas zgjedhjeve lokale u largua nga Qeveria.
Shumica e re parlamentare ka 64 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Mandatari, sipas kushtetutës, brenda 20 ditëve duhet të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re qeveritare, e cila votohet me 61 vota të deputetëve.
Qeveria e re, bazuar në afatet kushtetuese, duhet të zgjidhet më së voni deri nga mesi i muajit janar të vitit 2022.
Burimi: REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË- Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, ka arritur në Kosovë ku është pritur me ceremonia shtetërore nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjo...
KOSOVË- Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç gjatë vizitës në Kosovë iështë përgjigjur pyetjes nëse Serbia do të anëtarësohet në Bas...
ITALI- Një operacion i vështirë është arritur me sukses në Itali, ku mjekëve iu është dashur të operojnë një foshnjë gjatë lindjes së tij. Mediat e huaja shkrua...
TURQI- Vaksina e zhvilluar brenda Turqisë për COVID-19, Turkovac, ka marrë autorizimin për përdorim urgjent nga autoritetet turke. Mediat e huaja raportojnë se ...
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka reaguar pasi filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, është futur në listën e ngushtë të filmave për &cc...
GJAKOVË – Dy motra janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar kunatën e tyre, nusen e vëllait, ndërsa i kanë marrë fëmijët dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Epi...
BOSNJE-HUNGARI / Kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiç ka deklaruar se nëse të huajt nuk e ndalojnë anëtarin serb presidencës ...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, sot do të mbajë konferencën e tij vjetore për media.Kjo konferencë vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Pe...
TURQI – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Turqi, ku një mësues matematike në Aksaray, ka ushtruar dhunë fizike me shuplaka dhe grushte ndaj një nxë...
KOSOVË- Në Komisionin për Legjislacion, ku ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po raportonte marrëveshjen me Danimarkën, ka filluar një debat mes saj d...