LIVE UPDATES
Politike

‘Ky 22 mars, një ditë me emocion për mua’/ Basha: Libri im është një letër e hapur drejtuar gjithë shqiptarëve

22 Mars 2021, 13:54 Nga DOSJA
‘Ky 22 mars, një ditë me emocion për mua’/ Basha:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë prezantimin e librit të tij “Misioni im”, në Qytetin Studenti. Në fjalën e tij para të rinjve, Basha tha se libri ishte një letër e hapur drejtuar të gjithë shqiptarëve. 


Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke patur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjeshtë një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam,”-tha në fjalën e tij Basha

PJESË NGA FJALA:

Faleminderit zonja Açka. Faleminderit Flutura. Në politikë të jepe mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja por për mua kjo është hera e parë, nuk kam patur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër të timin. Sigurisht do isha i pa sinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin është…daton që nga fëmijëria e hershme, në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të mu hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar. Shpeshherë debatoj me miq, apo debatonim se gjerat kanë ndryshuar tani me angazhimin politik, nëse një pjesë teatrale apo realizim kinematografik do të arrij ndonjëherë të përmbush nivelet e letërsisë dhe me ndonjë përjashtim të rrallë të gjithë biem dakord që libri është gjithmonë superior. Pse? Sepse libri bënë të mundur që autonomia, individualiteti, autenticiteti i individit ti japë përmes përmasave të fantazisë çdo libri një interpretim unik. Nejse thjesht dhe shkurt po i bie rreth e qark për të thënë që është një dit me emocion për mua. Një emocion të disa-fisht. Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë. Një ditë e cila më kujtohet në detaje pothuajse orë për or dhe ju betohem që nganjëherë ndodhë që edhe ça ka ndodh 3 apo 4 ditësh ke vështirësi ta kujtosh në detaje por 22 marsin e 92 unë e kujtoj or për or. Jam përpjekur një pjesë të kësaj ta shpjegoj edhe në këtë libër. Pse dhe nga cilat pozita e kam parë 22 marsin e 92. Ditën e fitores së demokracisë, ditën kur edhe Shqipëria ju bashkua vendeve të tjera të ish Lindjes komuniste që hodhën tej diktaturën dhe nisën rrugëtimin drejt pluralizmit, drejt hapjes, drejt respektit për njeriun, për individin, për dinjitetin individual. Pra është 22 marsi dhe jemi në Qyteti Studenti ku nisi rrugëtimi që çoj drejt 22 marsit. Ndaj nuk ka vend më të mirë dhe audiencë më të mirë për ta nisur prezantimin e këtij libri se sa këtu te Qyteti Studenti me studentët e 21. Duke ju kujtuar se ishin studentët e 90 ata që i dhanë jetë lëvizjes dhe më vonë Partisë Demokratike dhe 22 marsit 92’ ku Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj i dha fund monopolit të diktaturës dhe hapi një sipar, hapi një rrugëtim tashmë 30 vjeçar të Shqipërisë drejtë asaj që përbënte në mënyrë të natyrshme edhe thelbin, esencën e asaj që na ngriti në këmbë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Një thirrje që askush nuk na e diktoi, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Askush sot nuk është në gjendje të na thotë kush e tha për herë të parë. Si buçoi kjo thirrje ? E cila vazhdon të jetë një amanet i papërmbushur por edhe një dëshirë që na bashkon si Shqiptarë pavarësisht prej moshë, bindjeve politike, prejardhjes ekonomike apo sociale. Pra, për mua është një emocion i trefishtë. E para, që jam këtu në një pozitë të pazakontë, unike për mua deri tani ndërkohë që përvoja politike e këtyre viteve ka lënë pak gjëra pa provuar ose pothuajse aspak në kuptimin e angazhimit publik. Së dyti, data dhe se treti, vendi ku po e bëjmë këtë prezantim. Dua me dy fjalë t’ju them që libri është një letër e hapur në thelb. Nuk është një rrëfim autobiografik siç e tha Flutura me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale. Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke patur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjeshtë një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty