LIVE UPDATES
Bota

Ky është diskriminim: Sfidat e të qenit sportist nga Kosova

14 Nëntor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Ky është diskriminim: Sfidat e të qenit sportist nga Kosova

Boksieri amator kosovar, 19-vjeçari, Bashkim Bajoku, ka fituar pesë gara kombëtare boksi në Kosovë dhe dy në Shqipëri. Majin e kaluar ai fitoi në Zagreb edhe titullin e Kampionit Ballkanik të Boksit në kategorinë 52 kilogramë. Por asnjë nga këto arritje nuk kishte rëndësi kur ai u përpoq të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në fund të tetorit. Rëndësi kishte vetëm që ai vjen nga Kosova.

Bajoku ishte një nga boksierët e shumtë kosovarë që i kthyen mbrapsht në kufirin serb për shkak se mbanin simbolet kombëtare në uniformat e tyre, gjë që i pengoi ata të konkurronin në këtë eveniment.

“Kjo është e padrejtë”, tha për DW kampioni ballkanik i boksit.

“Si sportistë jemi shumë të zhgënjyer, sepse u stërvitëm shumë dhe kjo bllokadë ndikoi negativisht në pjesëmarrjen tonë të mundshme në Lojërat Olimpike të vitit 2024”.

Boksierët e kosovarë nuk lejohen në kufirin serb për shkak të simboleve kombëtare

Kjo nuk ishte hera e parë që sportistët kosovarë pengohen për shkak të origjinës. Kosova e shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, por sovraniteti i Kosovës njihet vetëm nga pak më shumë se 50% e shteteve anëtare të OKB-së. Ndër shtetet që nuk e njohin Kosovën si shtet janë Serbia, Rusia dhe Kina. Institucionet ndërkombëtare të sportit si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar apo FIFA, e njohin Kosovën si anëtare të plotë. Por për shkak se ngjarjet ndërkombëtare sportive ndonjëherë organizohen nga vende që nuk e njohin Kosovën, marrëdhëniet diplomatike mund t’u shkaktojnë probleme atletëve nga vendi që konkurrojnë.

Rregulloret e udhëtimit të vendeve që nuk e njohin Kosovën shpesh bien ndesh me rregullat e institucioneve ndërkombëtare sportive. Organet drejtuese të sportit pohojnë se u garantojnë të gjithë anëtarëve pjesëmarrje të drejtë dhe të barabartë në çdo ngjarje, por nëse atletët nga Kosova duan të përfaqësojnë vendin e tyre në garat e organizuara në vendet që nuk e njohin, ata shpesh hasin vështirësi.

“Kur na bllokojnë si sportistë, ne humbasim mundësitë e mëdha për të zhvilluar karrierën tonë ndërkombëtarisht”, thotë Bajoku. “Kjo është shumë zhgënjyese, por ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.

‘Ky është diskriminim’

Përvoja që Bajoku dhe boksierët e tjerë kosovarë patën në kufirin serb në tetor nuk është e pazakontë. Redona Gashi, karateiste 18-vjeçare, ka përjetuar diçka të ngjashme në fillim të këtij viti, kur ekipi i saj dëshironte të merrte pjesë në një garë në Qipro, gjithashtu një vend që nuk e njeh Kosovën. Qiproja u dha Gashit dhe shokëve të saj viza për të marrë pjesë në konkurs, megjithatë ata nuk arritën kurrë në Qipro, sepse Greqia, një vend nëpër të cilin duhej të udhëtonin, ua ndaloi hyrjen.

“Ne kemi pasur shumë probleme. Ne gjithmonë kemi probleme politike, por sigurisht që ka vështirësi edhe për marrjen e vizave,” tha Gashi për DW. “Ky është diskriminim ndaj nesh.”

Politika e vendeve që nuk e njohin Kosovën është jokonsistente. Spanja, për shembull, i lejon atletët nga Kosova të marrin pjesë në garat sportive vetëm nëse nuk shfaqin simbolet e tyre kombëtare. Vendet e tjera si India nuk i lejojnë fare të marrin pjesë duke refuzuar t’u japin viza sportistëve kosovarë. Kështu ka ndodhur me Donjeta Sadikun, boksieren kosovare, e cila në vitin 2018 do të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra në Indi, por nuk iu dha viza.

Garimi pa simbolet kombëtare zgjidhje e papranueshme për Kosovën 

Jo vetëm që kjo lloj gjëje është zhgënjyese për atletët dhe ka efekte negative në zhvillimin e tyre sportiv, por gjithashtu ka një ndikim negativ financiar. Në rastin e Bajokut dhe të boksierëve kosovarë, vendi u ankua në AIBA, organi drejtues botëror i boksit. AIBA u përpoq të bënte një kompromis që do t’i lejonte ekipit kosovar të garonte pa treguar simbolet kombëtare. Por kjo zgjidhje ishte e papranueshme për Kosovën. Vetë presidentja, Vjosa Osmani, u shpreh se refuzon t’i pranojë këto kushte. AIBA lëshoi një deklaratë pas incidentit në të cilën u kërkoi përsëri vendeve anëtare të respektojnë rregulloret e trupës, duke thënë se sportet duhet të ndihmojnë në thyerjen e barrierave. Kërkesa e DW për koment nga zyrtarët serbë dhe institucionet e tyre sportive për këtë çështje deri tani kanë mbetur pa përgjigje.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Aliti, tha për DW se nuk mund të bëjë më shumë se sa të protestojë dhe të ngrejë çështjen e këtij trajtimi të padrejtë.

“Para së gjithash është e rëndësishme të reagohet dhe është e rëndësishme të ngrihet zëri për mundësi të barabarta”, tha Aliti. “Për KOK-un, çelësi është distancimi nga politika, sepse ne nuk jemi këtu për të gjetur marrëdhënie dypalëshe mes dy vendeve. Për ne është e rëndësishme të mbrojmë të drejtat e sportistëve.”

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bashkim bajoku kosove bashkim bajoku kosove

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit