LIVE UPDATES
Bota

Lajçak: Rruga e Kosovës drejt BE-së përmes normalizimit të raporteve me Serbinë

17 Qershor 2020, 06:10 Nga DOSJA
Lajçak: Rruga e Kosovës drejt BE-së përmes normalizimit

KOSOVË:I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha në Prishtinë, se ai pret bashkëpunim me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, gjithcka që është arritur deri tash në këtë dialog është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë SHBA-BE. Këtë deklaratë Mirosllav Lajqak e bëri në Prishtinë pas disa takimeve të ndara që zhvilloi me tre udhëheqësit kryesorë politik kosovar, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani. Lajçak viziton Kosovën vetëm një ditë pasi i ngarkuari nga presidenti i SHBA Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bëri të ditur se më 27 qershor me një takim në Shtëpinë e Bardhë në Ushaington, Kosova dhe Serbia rinisin dialogun. Mirosllav Lajçak thotë, se ai do të bashkëpunojë në këtë proces me SHBA-në, ndërsa ende nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Uashington.

“Gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA-së dhe BE-së dhe pikërisht është kjo ambicie që të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe presim bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA-në”, tha Lajçak pas një takimi që zhvilloi me presidentin Thaçi.

“Mandati im është shumë i qartë, të ndihmoj në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese mes Kosovë dhe Serbisë që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha problemet dhe do të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së. Unë pres ta mbyll këtë proces që ka nisur më 2011 me një konkluzion të suksesshëm dhe kjo është pikërisht ajo që dua ta bëj”, tha Mirosllav Lajçak, duke njoftuar se vizitën do ta vazhdojë në Beograd, që siç tha “të rinisim përgatitjet për dialogun në Bruksel shumë shpejt”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga ana e tij, tha se kërkesa e Kosovës drejtuar Bashkimit Evropian është shumë e qartë, “liberalizimi i vizave dhe njohja reciproke e Kosovës nga Serbia”.

“Ne kemi besim të patundur dhe besim të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përqafojmë vlerat evropiane dhe jemi evropianë, dhe në ketë drejtim do të punojmë fuqishëm që këto vlera të ngadhënjejnë, por edhe të jemi të vlerësuar nga BE. E theksoj, Bashkimi Evropian, (i thashë edhe zotit Lajçak), është vonuar në raport me procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, është vonuar shumë dhe duhet të lëvizë më shpejt”, tha presidenti Thaçi, duke bërë të ditur njëkohësisht se pala kosovare më 27 qershor do të udhëtojë për në SHBA.

“Kosova do të jetë më datën 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ne besojmë plotësisht në angazhimin e sinqertë dhe shumë të vendosur të administratës së SHBA-së, por në fund të fundit për ne është me rëndësi jetike, dhe besoj se do të ndodhë, që edhe SHBA-ja edhe BE-ja do të kenë një koordinim të suksesshëm si partnerë strategjikë për Kosovën, Serbinë, Ballkanin Perëndimor për të ardhmen euroatlantike të tërë rajonit si tërësi”, tha presidenti Hashim Thaçi.

“Çdo përpjekje që çon në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që nënkupton edhe paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor është e mirëseardhur. Dua të besoj që do të kemi veprime konkrete dhe dobi për dy vendet dhe popujt tanë nga ky angazhim”, tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nga ana e tij, pas takimit me Lajçak, tha se  dialogu duhet përfundimisht të përmbyllë një marrëveshje dhe çështjet e hapura që Kosova ka me Serbinë, e që nënkupton njohje reciproke.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sigurisht për Kosovën dhe për Serbinë, për qytetarët e të dy vendeve, por është e rëndësishme edhe për gjithë rajonin dhe për stabilitetin e tërësishëm të Bashkimit Evropian. Vendi ynë është brenda BE-së dhe unë jam shumë i kënaqur dhe i inkurajuar me mesazhet që zoti Lajçak na i tregoi dhe i shfaqi para nesh, për përkushtimin e tij për këtë proces, në emër të 27 vendeve të BE-së”, tha kryeministri Hoti. Mirosllav Lajçak, pas takimit me Hotin tha, se edhe në një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë të qartë thuhet, se përparimi i Kosovës drejt BE-së kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Dua po ashtu të theksoj se rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe kjo gjë është thënë edhe në mënyrë eksplicite në rezolutën e vitit 2010 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që është bazë e këtij dialogut. Unë dua që Kosova të përparojë në rrugën evropiane dhe kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër, përpos nga Bashkimi Evropian”, tha Lajçak. I ngrakuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në takimin që zhvilloi edhe me kryetaren e kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani. Kjo e fundit tha, se në procesin e dialogut Kosovë-Serbi nuk duhet të ketë negocijim për territore.

“Shpreha gatishmërinë që të kemi rol sa më mbikëqyrës mbi qeverinë që është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces. Presim të ketë dialog mes dy palësh të barabarta dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjelltë. Si Kuvend kemi miratuar shumë rezoluta që presim të respektohen nga qeveria, që s’ka negocim për territorin, sovranitetin e rendin tonë të brendshëm”, tha kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani.

Vizita në Kosovë e të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është e para qëkurse në prill ai u ngarkua me këtë detyrë. Pas vizitës në Kosovë, Mirosllav Lajçak viziton Beogradin.

Një ditë më parë ndërkaq, sapo Richard Grenell njoftoi për takimin Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, Presidenca e Serbisë, njoftoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Siç thuhet në komunikatën e presidencës serbe, “Rusia do ta mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe se është e qartë që asnjë vendim nuk do të mund të sillet pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. Sipas presidencës së Serbisë, Vlladimir Putin ka thënë se “për Kosovën do të bisedojë kokë më kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e ardhshme në Moskë”. Presidenti i Serbisë, do të jetë i pranishëm në Paradën e Fitores në Moskë më 24 qershor, me të cilën do të shënohet 75-vjetori i fitores mbi fashizmin. Presidenti i Serbisë, thuhet më tej në komunkatë “e ka falënderuar Putinin për mbështetjen aktive të Rusisë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës  që nuk u mbështetë as nga faktori ndërkombëtar.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak dialogu kosove-serbi mirosllav lajçak

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait