LIVE UPDATES
Politike

2 ditë para zgjedhjeve lokale, Rudina Hajdari flet në emër të BE dhe SHBA: Distancohuni nga dhuna

28 Qershor 2019, 15:05 Nga DOSJA
2 ditë para zgjedhjeve lokale, Rudina Hajdari flet në emër

TIRANË– 2 ditë para zgjedhjeve lokale, deputetja Rudina Hajdari ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Edhe pse pjesë e opozitës së re, deputetja Hajdari foli në emër të ndërkombëtarve i kërkuar opozitës së bashkuar që të distancohet nga aktet e dhunës.

“Nuk mund të lejojmë që nga lufta midis politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë, të shkatërrohet Shqipëria. Distancohuni nga dhuna, e mos u bëni pjesë e lojërave të tyre politike që nuk i shërbejnë as ju dhe as vendit. ,”-tha Hajdari

FJALA E PLOTË:

Të dashur qytetarë 

Jemi përpara një situate të tensionuar politike. 

Nga njëra anë opozita jashtëparlamentare, e cila dogji mandatet e deputetit dhe nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit, pasojat e së cilës janë regresive dhe shkatërruese ndaj popullit shqiptar, po pengon rrugën drejt zhvillimit dhe hapjes së negociatave drejt Integrimit Europian, duke zhvilluar protesta të dhunshme që dëmtuan qytetarin e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë nëpër tërë botën.

Nga ana tjetër, qeveria Rama, ka dështuar këto 6 vite të rimëkëmbë ekonominë, të mbjellë shpresë dhe të forcojë institucionet dhe shtetin e së drejtës duke e lënë Shqipërinë shumë mbrapa krahasuar me vendet e rajonit. 

Korrupsioni i lartë është burimi i cdo të keqe në këtë vend që nga zbrazja e Shqipërisë e deri te mosndëshkimi i atyre që janë mbi ligjin sot dhe nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi mbrohen nga drejtësia e kalbur. 

Mazhoranca e ka zvarritur zbatimin e reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit deri më sot ka mbetur vetëm në letër. Ky konstatim vërehet qartazi sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka procedime dhe gjykime për zyrtarë të lartë shtetëror.

Është e qartë tashmë se cili është mendimi i Ndërkombëtarëve në lidhje me korrupsionin në Shqipëri dhe situatën politike në vend. 

Ata ndjekin hap pas hapi ngjarjet në Shqipëri dhe e kuptojnë që cdo gjë që bëjnë politikanët tanë bëhet në ‘saj të manipulimit të opinionit publik dhe në shërbim të mbrojtjes së interesit të tyre, me qëllim zgjatjen e pushtetit me cdo kusht.
E vërteta është se vendet e Bashkimit Evropian duan të shohin fakte dhe rezultate konkrete të Reformës në Drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e kriminalilitetit në rangjet më të larta sepse është e vetmja mënyrë që ne mund t’i shërbejmë qytetarëve Shqipëtarë, si vend aspirant për në BE.

Pa patur zgjedhje të lira dhe paqësore, ne nuk jemi asgjëkundi. 
Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nevojë imediate per popullin shqiptar. Ne duhet të implementojmë sa më shpejt rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe të luftojmë fenomenin e shitblerjes së votës.  Duhet të shikojmë me vëmendje se nga vijnë burimet financiare të cdo partie, që tashme duket sikur janë kthyer në korporata që janë në shërbim të kryetarëve të tyre. Mungesa e demokracisë brënda tyre ka sjellë një përcarje të elektoratit dhe spektrit politik.

Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk dhunohet. Ne duhet të mbrojmë vullnetin e atyre që luftuan për ta bërë Shqipërinë një anëtare të NATO-s dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një shtet që ka të gjitha premisat për t’u futur në Bashkimin Evropian. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e qytetarëve.

Ndaj bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë.

Nuk mund të lejojmë që nga lufta midis politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë, të shkatërrohet Shqipëria.

Distancohuni nga dhuna, e mos u bëni pjesë e lojërave të tyre politike që nuk i shërbejnë as ju dhe as vendit. 

Të dashur qytetarë, ka ardhur koha që të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën përditë e më shumë, e të vazhdojmë rrugën europiane për një anëtarësim sa më të shpejtë në BE!

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari zgjedhjet lokale 2019 rudina hajdari zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj