LIVE UPDATES
Politike

Shkarkimi i Hilës, Shoqata e Bashkive: Rama të tërhiqet, ka tejkaluar kompetencat

28 Qershor 2019, 12:38 Nga DOSJA
Shkarkimi i Hilës, Shoqata e Bashkive: Rama të tërhiqet, ka

TIRANË– Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkakrimit e kreut të Bashkisë Vau i Dejës, Zef Hila, ka ardhur dhe një reagim nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat kjo shoqatë shkruan se shkarkimi i Hilës është në tejkalim të kompetnecave të kryeministrit.

“Shprehim indinjatën tonë për këtë sulm të paprecedent jo vetëm ndaj kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau Dejës z. Zef Hila por edhe ndaj zgjedhurve vendorë legjitimë dhe të votuar drejtpërdrejtë nga qytetarët”, shtohet më tej.

Në fund Shoqata e Bashkive i bën thirrje Kryeminsistrit duke shtuar se ata do të vijojnë të jenë në punë, pasi zbatojnë dekretin e Presidentit.

REAGIM I SHOQATËS SË BASHKIVE TË SHQIPËRISË PËR ZEF HILËS

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është njohur përmes mediave për aktin e rëndë antikueshtetues, në shkelje dhe tejkalim të kompetencave të kryeministrit të vendit për shkarkimin e kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau- Dejës z. Zef HILA.

Pa më të voglin dyshim, jemi përballë një hakmarrje të pastër politike, ndëshkim për z. Hila dhe kryebashkiakët e tjerë që po kërkojnë të zbatohet Kushtetuta, Dekreti i Presidentit të Republikës, ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”etj. Përveç shkarkimit, tashmë duke u sjellë si një prokuror, paralajmëron edhe ndjekjen penale për kolegun Hila.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” e përcaktojnë qartë se kur mund të shpërndahet/ shkarkohet organi i zgjedhur drejtpërdrejtë i njësisë së qeverisjes vendore.

Neni 115 e përcakton qartë, në pikën 1 të tij se: “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.”. Në asnjë rast, nuk ka indicie, aq më pak prova që z. Hila ka shkelur rëndë Kushtetutën apo ligjet.

Vendimi hakmarrës politik i kryeministrit, vjen në një kohë kur mungojnë edhe garancitë kushtetuese për të ushtruar të drejtën e ankimit që organeve të zgjedhur drejtpërdrejtë të qeverisjes vendore, i njeh Kushtetuta në rast shpërndarje/ shkarkimit. Neni 115, pika 2 e tij e përcakton qartë dhe prerë se: “Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.”.

Edhe neni 62 i ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” përcakton se: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”. Në asnjë nga rastet e mësipërme, nuk mund të klasifikohet vendimi i paligjshëm i kryeministrit, me propozim të ministrit të brendshëm të tij.

Në këtë situatë të një vakumi institucionesh si Gjykata Kushtetuese, e cila është nxjerrë jashtë funksioni nga kjo mazhorancë në emër të “reformës në drejtësi”, po hidhet një hap tjetër i rëndë antikueshtetues duke cenuar parimet e autonomisë së vetëqeverisjes vendore, të sanksionuara në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, ratifikuar edhe nga Shqipëria.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kushtetutën, Dekretin e Presidentit të Republikës, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Nga ana tjetër, do të vëmë në dijeni për këtë shkelje të rëndë nga ana e kryeministrit dhe qeverisë, të gjitha institucionet ndërkombëtare që janë investuar në ndërtimin dhe përmirësimin e qeverisjes vendore në Shqipëri nga viti 2015 e në vijim.

Shprehim indinjatën tonë për këtë sulm të paprecedent jo vetëm ndaj kolegut tonë, kryetarit të Bashkisë Vau Dejës z. Zef Hila por edhe ndaj zgjedhurve vendorë legjitimë dhe të votuar drejtpërdrejtë nga qytetarët. I bëjmë thirrje kryeministrit, të tërhiqet nga ky vendim antikushtetues dhe i pabazuar në Kushtetutë e në ligje, duke e siguruar se do të vazhdojmë të zbatojmë si deri më tani Kushtetutën, Dekretin e Presidentit të Republikës, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kzaz-se ne bushat shkarkohet zef hila shoqata e bashkive zef hila djegia e kzaz-se ne bushat shkarkohet zef hila shoqata e bashkive zef hila

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait