Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Sulmi në KZAZ e Bushatit, Lleshaj e paralajmëroi, Rama e shkarkon. PD e Hila: S’kemi lidhje me ngjarjen
28 Qershor 2019, 10:34Nga DOSJA
TIRANE– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Pas kësaj deklarate ka qenë Rama që fjalët e Lleshajt i ka zyrtarizuar në dokume t dhe tashmë Hila është ish-kryetar.
Lleshaj tha se Partia Demokratike dhe opozita akuzoi në mënyrë të neveritshme, policinë se ka sulmuar veten, me urdhër të tij. Ministri iu bëri thirrje të gjithë drejtuesve vendorë që të mundësojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar. Ndërsa Rama shtoi se përveç shkarkimit, Hila do të ndiqet dhe penalisht.
Pas vendimit për shkarkim ka reaguar edhe vetë Zef Hila, që tha se nuk ka lidhje me sulmin në KZAZ, dhe se ministri është keqinformuar, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e akuzoi se ka ndryshuar bravën.
Pasditen e djeshme, fill pas disa orësh që presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, tensione të forta nisën në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dëshpërimit.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Aktorja , regjisorja njëkohësisht dhe pedagoge që është tashmë në Paris ka dërguar një mezazh me hashtagun #Edheunë.Ajo shkruan se është gati që të...
Shkodër- Ndizen edhe më keq tensionet. Ministri Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë në Vaun e Dejës, Zef Hilën, pas djegies së KZAZ nr.6...
TIRANË- Gazetarja Mira Kazhani është shfaqur e mrekulluar pas prezantimit që kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin O...
TIRANË- Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka prezantuar sot atë që ai e quan “Platforma e lirisë” që do mund të nxjerrë vendin nga kriza....
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ironizon presidentin Ilir Meta. Në Instagram ai ka publikuar një meme për presidentin Meta pas pritjes dje për disa orë në preside...
Tiranë- Arlind Qori ka reaguar ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe sipas tij ka përmendur 7 bëmat e tij. Ndër të tjera Qori ka deklaruar edhe s...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka publikuar sot një peticion të mjekëve të cilët do të pezullojnë për 24 orë shërbimet në QSUT. ...
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të votojnë më 30 qershor.Në një reagim për mediat, BE deklaron se pro...
Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend. Ai është shprehur se zgjedhjet e 13 tetorit janë ditë shprese për ndryshimi p...
TIRANË- Pas letrës që i dërgoi mbrëmë vonë kryeministrit Edi Rama, Presidenti Ilir Meta sot u ka dërguar një letër qyetarëve për zgjedhjet vendore. Në që n...