LIVE UPDATES
Politike

Shkarkimi i Zef Hilës, PD: Është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën

28 Qershor 2019, 11:57 Nga DOSJA
Shkarkimi i Zef Hilës, PD: Është në krye të

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhit ka reaguar pas njoftimit të minsitrit të Brendshëm se do të shkarkohet kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Bardhi në një deklaratë nga selia blu bëri më dije se Hila do të vijojë të qëndrojë në detyrë për të qenë në krah të qytetarëve.

Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Kundër tij është regjimi që nuk e thyen dot me votë”, shtoi Bardhi. Më tej ai u shpreh se qytetarët nuk duhet të shohin Kodin Penal, pasi Kodi Penal është për kriminelë si Edi Rama dhe Sandër Lleshaj dhe ndaj tyre do të zbatohet shumë shpejt.

DEKLARATA E PLOTË

Ju që banoni në bashkitë e drejtuara nga opozita dhe ju që banoni në bashkitë e drejtuara nga organizata kriminale që drejton sot vendin. Edi Rama po përpiqet të na përçajë dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës!

Shpresa e tij e vetme për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shenjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, të cilin nuk e thyejnë dot as me votë, as me kërcënimin e banditëve të tij me dhe pa unifromë.

Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të prerë se asnjë militant i saj nuk qëndron pas djegies së KZAZ-së në Vaun e Dejës. Tentativë e dëshpëruar e një regjimi të korruptuar dhe kriminal është sajimi i raportëve të rreme nga policia dhe ndalimi politik pa prova e pa fakte i njerëzve të afërt me kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Tentativë e dëshpëruar e regjimit kriminal të Edi Ramës është të bëjë simbolin e 30 qershorit, Tom Doshin, personin që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për disa krime, përfshirë edhe krimet për vjedhjen e zgjedhjeve. Tentativë e dëshpëruar e Edi Ramës kundër opozitës është akti sa qesharak, aq edhe banditesk, antikushtetues i gjoja shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës

Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit.  Aktet e pavlefshme të kryeministrit mik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit, janë tentatva të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ata që duhet të përballen me drejtësinë janë Edi Rama, Sandër Lleshaj, që e kanë futur vendin në një proces të paligjshëm dhe antikushtetues votimesh moniste. Partia Demokratike dënon me forcë retorikën provokuese dhe të dhunshme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj  dhe të shefit të tij Edi Rama, i cili me gjakftohtësi kriminale po i fryn konfliktit civil.

Qytetarët të cilët duan të jetojnë të lirë, si në çdo vend normal europain, janë në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe të së ardhmes së fëmijëve të tyre.  Ata e dinë mirë se përsa kohë Edi Rama të jetë Kryeministër, zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka për të patur, se mundësia më e mirë për fëmijët e tyre është të ikin refugjat, se Shqipëria do të mbetet e fundit dhe nuk ka për t’u bërë asnjëherë si gjithë Europa.

Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin Kodin Penal! Kodi Penal është për kriminelë si Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, dhe ndaj tyre do të zbatohet shumë shpejt. Qytetarët shqiptarë kanë në dorë Kushtetutën e Republikës dhe do të bëjnë gjithçka që Edi Rama të mos e shkatërrojë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre!

Ministri i BrendshëmSandër Lleshaj ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave do të shkarkojë nga detyra si kryetar Bashkie, kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  Pas deklaratës së Lleshaj, ka ardhur edhe reagimi i Hilës, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e Bushatit, dhe se ministri është keqinformuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazment bardhi partia demokratike shkarkohet zef hila tensionet në kzaz bushat gazment bardhi partia demokratike shkarkohet zef hila tensionet në kzaz bushat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet