LIVE UPDATES
Aktualitet

Miratohet rezoluta për procesin e zgjedhjes së Presidentit:Nuk pranohet ftesa e mazhorancës

6 Maj 2022, 16:27 Nga DOSJA
Miratohet rezoluta për procesin e zgjedhjes së Presidentit:Nuk

TIRANË- Me asnjë votë kundër, është miratuar rezoluta për procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kështu Rithemelimi do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke zyrtarizuar kandidaturat e tyre. Gjithashtu në rezolutë është bërë e ditur se nuk është pranuar ftesa e mazhorancës socialiste për zgjedhjen e Presidentit, pasi sipas rezolutës kjo mazhorancë po synon një konsensus të rremë për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit

Rezoluta e Plotë:

REZOLUTË MBI PROCESIN E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Më 24 korrik 2022, mbaron mandati i Presidentit të Republikës. Kuvendi i Shqipërisë duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e Presidentit jo më vonë se 60 ditë përpara fundit të mandatit. Procesi kushtetues dhe tradita politike dhe parlamentare në Shqipëri synojnë konsensusin më të gjerë politik për Presidentin si përfaqsues i unitetit të popullit. Në këto kushte, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vëren se:

Mazhoranca socialiste, në mënyrë sistematike ka kapur pushtetet e pavarura përfshirë atë të drejtësisë, duke rrënuar sistemin kushtetues të kontrolleve dhe balancave. Edi Rama aktualisht kontrollon rreth 90% të pushtetit publik dhe kapja e institucionit të Presidentit prej tij do të siguronte pushtet absolut, të paprecedent edhe në periudhën e diktaturës para rënies së regjimit komunist.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës ka rëndësi themelore në kuadër të rikrijimit të një sistemi kontrollesh dhe balancash kushtetuese dhe të mbajtjes së unitetit të popullit. Si e tillë, zgjedhja e Presidentit është një akt sovraniteti kushtetues që nuk duhet të prodhojë konflikt politik dhe institucional, por duhet të synojë qeverisjen me përgjegjësi ndaj popullit prej të cilit buron sovraniteti. Zhveshja e Presidentit nga kompetenca të rëndësishme kushtetuese me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, duke zvogëluar rolin kontrollues dhe balancues të Presidentit, nuk pakëson rëndësinë e tij si kreu i shtetit.

Në këtë kuadër, merr një rëndësi edhe më të madhe procesi i identifikimit të kandidaturave dhe zgjedhjes së tij. Kushtetuta synon gjetjen e konsensusit më të gjerë dhe të vërtetë mbi një figurë që bën bashkë politikën dhe aspekte të tjera të sferës publike, një konsenus politik dhe parlamentar që i ka rrënjët në legjitimitetin e dalë nga vota. Raporti i OSBE/ODIHR-it dhe ai i DASH-it si dhe një numër procedimesh penale damkosin me vulën e korrupsionit dhe të shit-blerjes së votës mandatet që i japin shumicën parlamentare Partisë Socialiste.

Kjo shumicë dhe legjitimiteti i saj për zgjedhjen e Presidentit, ashtu si në vitin 2002, është vënë në pikpyetje. Ashtu siç Parlamenti Europian ne vitin 2001, pas masakrës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të atij viti dhe krizës politike që e pasoi, kërkoi që Presidenti të zgjidhej me konsensus pavarsisht se mazhoranca socialiste e kishte shumicën e nevojshme për zgjedhjen e tij, po ashtu procesi aktual i zgjedhjes së Presidentit me konsensus është me rëndësi për stabilitetin politik. Një process i njëanshëm i shërben vetëm krizës së tejzgjatur.

Mazhoranca socialiste po përpiqet të krijojë një process parlamentar farsë dhe politikisht steril duke u përpjekur t’i caktojë ajo përfaqsuesit e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Me këto përpjekje dhe konsultime pa përfaqësuesit e mandatuar nga forcat politike, mazhoranca socialiste po përpiqet të sajojë një dukje konsensualiteti të rremë. Partia Demokratike e denocon këtë si sjellje që i kontribuon thellimit të krizës politike, institucionale dhe kushtetuese në vend, dhe që dëmton legjitimitetin e procesit dhe besueshmërinë e Presidentit të ardhshëm.

Konsensusi që synon Kushtetuta në zgjedhjen e Presidentit të Republikës nuk është një proces formal legjislativ parlamentar por ka karakter thelbësisht politik. Si e tillë, zgjedhja e Presidentit mund të bazohet vetëm në vullnete të vërteta politike të përfaqësuara nga partitë politike, të mandatuara me votë për të përfaqësuar zgjedhësit. Tradita politike dhe parlamentare në Shqipëri është bazuar gjithnjë në përpjekjen për gjetjen e konsensusit politik dhe parlamentar për figurën e Presidentit të Republikës nëpërmjet konsultimeve politike në nivelet më të larta politike të partive parlamentare.

Thyerja e traditës politike dhe parlamentare zhbën premisat për konsensus të vërtetë. Në kushtet e mosbesimit të thellë, ofrimi opozitës parlamentare i përzgjedhjes së kandidatëve mbi bazë kriteresh të dakordësuara me consensus, që synojnë kandidatura që përfaqsojnë më së miri unitetin e popullit, do të kontribuonte sado pak në rivendojen e balancave kushtetuese, shmangien e kapjes së plotë të pushteteve nga Partia Socialiste dhe evitimin e thellimit të krizës politike. Vullneti politik i Partisë Demokratike bazohet vetëm tek vota përfaqësuese e antarësisësë PD dhe zgjedhësve të saj. Rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 prill 2022 refuzon bojkotin si instrument politik. Për sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, me këtë rezolutë vendos:

Partia Demokratike do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit të Republikës me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar, në çdo rast pa u bërë pjesë e farsave institucionale të mazhorancës socialiste. Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare nëprocesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave, krijohen kushtet për konsensus për votimin e Presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, mandatohen përfaqësuesit e Partisë Demokratike që bashkarisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta. Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike dhe nenin 4 të Rregullores së Grupit Parlamentar, siguron zbatimin e qëndrimit politik të Partisë Demokratike të përcaktuar në këtë rezolutë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhur nga vendimet e organeve përfaqësuese të Partisë Demokratike, nuk përfaqesojnë Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Lexo të plotë rezolute per zgjedhjen e presidentit

LAJM KRYESOR:Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD! Mbahet qëndrimi për Presidentin e ri të vendit

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike keshilli kombetar i pd keshilli kombetar i pd 6 maj 2022 keshilli kombetar i pd keshilli kombetar i pd 6 maj 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj