Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kreu i KMSH-së takon Papën, biseduan për bashkëjetesën paqësore ndërmjet feve në Shqipëri
6 Maj 2022, 17:17Nga DOSJA
ITALI- Hoxhë Bujar Spahiu ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Vatikan me Papa Franceskun ku në qendër të bisedimeve ishte, bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri.
Në qendër të bisedës ishin edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.
Minarja e Xhamisë së Et’hem beut dhe këmbana e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër u bashkuan sot në dhuratën, që iu dorëzua Papës Françesku nga kreu i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, për vizitë në Vatikan. Simbol i asaj bashkëjetese paqësore ndërmjet feve, për të cilën u fol gjerësisht gjatë audiencës së Atit të Shenjtë Bergoglio me Bujar Spahiun, sot paradite në Vatikan.
Në qendër të bisedës, edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë. U përmend Dokumenti i Abu Dabit mbi vëllazërimin njerëzor, që Myftiu, siç i tha Atit të Shenjtë, e promovon dhe e përhap kudo në Shqipëri.
Më pas, kreu i myslimanëve të Shqipërisë u takua me Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.
(d.a/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Në Tiranë, një anketim i Institutit për Demokraci dhe ndërmjetësim nxori se shqiptarët janë gjerësisht të zhgënjyer dhe mosbesues ndaj partive poli...
SHKODËR- Fotot e mëposhtme janë të dy turistëve polak që humbën jetën fatkeqësisht ditën e sotme në Shkodër. Pamjet janë postuar në Instagramin e çi...
TIRANË– 44 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka as...
TIRANË– Dy janë emrat që pritet të garojnë për Kreun e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se bëhet fjalë për Edi Palokën, i cili e ka...
VLORË– Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila ka komentuar vdekjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës, duke u shprehur se nuk mund të flasë gjatë ...
KAVAJË– 3 punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan për ngjarjen e rëndë të 2 ditëve më parë kur në Komisariat u gjet u vdekur në ambientet e p...
TIRANË– I shumëkërkuari nga Spanja, Nikolin Janina është vënë në pranga pasi akuzohet se është lideri i një grupi kriminal në Spanjë me anëtarë shqip...
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përkujtuar datëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.Në një postim në Twitter të ambasadës th...