LIVE UPDATES
Politike

Yuri Kim ‘dush’ të ftohtë KLGJ, KLP dhe ILD: Le të mos shtiremi dhe ta bëjmë Reformën në Drejtësi reale! Jemi në Sh

23 Qershor 2021, 08:47 Nga DOSJA
Yuri Kim ‘dush’ të ftohtë KLGJ, KLP dhe ILD: Le të

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim iu ka kërkuar sot institucioneve të reja të drejtësisë, KLGJ, KLP dhe ILD që të mos “shtiren” dhe të vazhdojnë punën për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi. Teksa mbajti një fjalë të shkurtër në një konferencë të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe gjyqësorit (KLGJ) përgjatë një viti, Kim ishte e prerë.

Ambasadorja ishte e ashpër me përfaqësuesit e institucioneve, kur me tone gati-gati kërcënuese tha se “Nëse ju nuk jeni gati të paguani kostot, atëherë brezat e ardhshëm do t’i paguajnë dhe kjo gjë nuk mund të ndodhë në një vend aleat me SHBA”.


PJESË NGA FJALA E YURI KIM:

Ne po ecim përpara e po shikojmë hap as hapi, ndonjëherë hapat janë të vështirë të dhimbshëm të bllokuar por na duhet të lëvizim përpara. SHBA janë të angazhuara për të pnuar me ju që reforma të ecë përpara. S’duhet të druhemi ku jemi, të jemi të sinqertë e të guximshëm për të parë cfarë duhet të bëjmë më mirë, të gjejmë mënyrën si të vijojmë të ecim përpara. Klasa e parë e hetuesve të Byrosë hetuese do përfundojë trajnimin së shpejti. Ka dhe shumë gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga detyra e kjo është gjë e mirë. Ne duhet të shohim që nëse jemi serioz për kapjen e momentit ku është Shqipëra, për reagimin ndaj kërkesave të popullit shqiprtar, për të pasur një Shqipëri më të mirë e të denjë si anëtare e BE më të sigurt e po aq të begatë sa cdo anëtare tjetër atëherë reforma duhet të vazhdojë. Të ndalojmë së shtiruri e ta bëjmë reformën reale. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve.

Këshilli duhet të themelojë e caktojë mirë standardet, me qëllim që t’iu kërkojë llogari magjistratëve. Këshilli duhet të ndjekë rregullat e procedurat, në kohën e përcaktuar nga ligji. KLGJ e KLP kanë shumë punë përpara, por nuk janë vetëm. Ne e kuptojmë që ata janë qenie njerëzore. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara.

Dua të theksoj si KLD dhe KLP kanë mjaft pune përpara por nuk jeni vetëm. Edhe ju jeni qenie njerezore e kuptojmë trysninë ndoshta jo aq mirë sa ju por kuptojmë rëndësinë e ecjes përpara të reformës në drejtësi për të mirën e këtij shteti. Ky është momenti. Keni rol kritik për institucionet e drejtësisë e për të ardhmen.

Fëmijët e brezi i ardhshëm i ka sytë te ju. Askush nuk mendon se kjo është e kollajtë. e di që ka kosto vetjake e profesionale, por është kosto e sakrificë që ia vlen se është në të mirë të tërë shtetit shqiptar. Nëse ju nuk paguani kostot, nëse s’jeni të gatshëm të jeni të guximshëm të paguani kostot, jo vetëm ju por të tërë ne, nëse nuk e bëjmë, brezat e ardhshëm do paguajnë kostot e nuk mendoj që kjo është gjëja e duhur për tu bërë në këtë shtet, mik me SHBA.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur prej javësh pakënaqësi për procesin e Reformës në Drejtësi. Kim deklaroi dje se proceset e Vettingut duhet të vazhdojnë pa frikë, një thirrje indirekte për Komisionerin Publik pas ankimimit të ONM për kalimin e Vettingut për Elizabeta Imerajn. Kim i kërkoi edhe mediave një mbulim të procesit, duke ngritur pyetjen se kujt po i shërbejnë nëse jo interesit publik. 

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike reforma ne drejtesi yuri kim reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj