Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Boris Johnson futet në oksigjen, përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik
6 Prill 2020, 10:39Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Gjendja e kryemisntrit britanik, Boris Johnson është përkeqësuar akoma më shumë ditën e sotme nga koronavirusi, ku mediat e huaja kanë raportuar se ai është futur në oksigjen.
Kjo pasi sipas mjekëve, jeta e tij ishte në rrezik, sepse zyrtarët të tij më të afërt kanë treguar se Boris ka vijuar të punojë nga shtëpia me të njëjtin ritëm edhe pse i sëmurë.
Sipas një deputeti britanik është mësuar se Johnson ishte shumë i etur për të imituar heroin e tij, Winston Churchill, por ai nuk pushoi dhe nuk mori kohën e duhur për kurimin e tij pasi vijonte të punonte si një lider edhe nga karantina.
Ky neglizhim që Boris ka bërë kundrejt Covid-19 e ka përkeqësuar më shumë shëndetin e tij. Tashmë që Johnson është në oksigjen mbledhjet e përditshme të komitetit të krizës së koronavirusit po i drejton zëvendësi i tij efektiv Dominic Raab.
Në një video që kryeministri publikoi në Twitter të premten nga karantina, ku ai ishte në izolim u pa që ishte shumë i lodhur si shkak i koronavirusit Ekspertët thonë se ekziston rreziku i pneumonisë kur temperatura zgjat më shumë se një javë. Ka pasur pretendime nga zyrtarët që z. Johnson është kollitur shumë gjatë takimeve me videokonferencë.
Sekretari Robert Jenrick tha që z. Johnson ishte duke punuar shuëm edhe pse nëkushte të vështira shëndetësore dhe tha se shpresonte që së shpejti të kthehej në Downing Street, por nuk e përjashtoi mundësinë që ai do të ishte i detyruar të qëndronte më gjatë. Ministrja e shëndetësisë Nadine Dorries, deputetja e parë që rezultoi pozitive për koronavirusin, por tani e shëruar deklaroi se Kryeministri do të shërohet.
Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.
SPANJË– Ditën e sotme në Spanjë janë rregjistruar 637 viktima brenda 24 orëve, totali më i ulët ditor prejdatës 24 mars.Në Spanjë, numri i përditshëm i v...
SHBA– Kapiteni i Marinës amerikane Brett Crozier, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga detyra, ka shfaqur simptoma të koronavirusit vdekjeprurës që shpërthe...
BRITANI E MADHE– Koronavirusi ka mbyllur kufijtë e shumë shteteve për shkak të përhapjes së koronavirusit.Ndërkohë edhe SHBA ku tashmë ka një numër rekord të i...
SKOCI– Catherine Calderwood, shefja e shëndetësisë në Skoci, ka dhënë menjëherë dorëheqje, pasi u fotografua duke shkelur rregullat bazë të pandemisë së koronav...
Bota 6 Prill 2020, 09:13
ITALI– Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas med...
Kosovë- Mëngjesin e sotëm dy persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi u infektuan me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e...
SHBA- Një tigër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i quajtur Nadia, rezulton i infektuar me COVID-19. Mediet e huaja shkruajnë se tigri 4-vjeçar ndodhet...
BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson u shtrua me urgjencë në spital mbrëmjen e djeshjme disa ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus. Mjekët e spitalit...
Koronavirusi po merr jetë njerëzish çdo ditë. Nurmi i personave të infektuar në të gjithë botën ka shkuar në 1,302,421. Ndërkohë, mbi 71 mijë persona kan...
SHBA- Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me koronavirusin. Kështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës...