LIVE UPDATES
Politike

KP/ Bylykbashi e Vasili: Gjiknuri ka kohë të reflektojë, të firmosim për ndërhyrjen e ODIHR, duam lista të hapura

14 Shtator 2020, 18:26 Nga DOSJA
KP/ Bylykbashi e Vasili: Gjiknuri ka kohë të reflektojë, të

TIRANË– Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, u shpreh se Opozita nuk ka se çfarë të draftojë pasi koalicionet që ata kërkojnë janë aktualisht funksionale. Bylykbashi u shpreh pas përfundimit të Këshillit Politik se Gjiknuri ka kohë të reflektojë dhe së duan që ODIHR, në bazë të marrëveshjes së 14 janarit, të ndërhyjë në lidhje me hapjen e listave.

“Opozita bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor, një çështje që ka funksionuar prej 17 vjetësh pa asnjë problem dhe nuk ka asnjë rekomandim kundër koalicioneve, si dhe për hapjen 100 përqind të listave të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme. Ajo që kërkon opozita është që zgjedhësit të kenë të drejtë që të zgjedhin, pra të përcaktojnë ata deputetët në parlament dhe, po zgjedhësit, të kenë të drejtë të votojnë partinë që duan ata. Koalicionet me listë të përbërë e lejojnë këtë mundësi. Ajo që kërkon maxhoranca është që t’u heqë zgjedhësve mundësinë e listave 100 përqind të hapura për kandidatët dhe t’i ketë pjesërisht të mbyllura. T’u heqë mundësinë zgjedhësve të zgjedhin lirisht partinë politike që ata duan. Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta me parimet që ka Kushtetuta për procesin zgjedhor mbi bazën e marrëveshjes së 14 Janarit, e cila është themeli i punës së Këshillit Politik. Ne, për çështje që nuk kemi dakordësi, sipas kësaj marrëveshje kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ODIHR për të dhënë opinion për çështjet, kur nuk gjendet konsensus. Bëmë këtë propozim që u refuzua nga përfaqësuesi i maxhorancës.
Ai shprehu qartë qëndrimin se nuk është dakord të marrë opinionin e OSBE/ODIHR. Ne i japim kohën që të reflektojnë dhe jemi gati që nesër të nënshkruhet kjo kërkesë e përbashkët dhe po nesër të vazhdojë puna për hapjen 100 përqind të listave dhe për gjithë çështjet e tjera,”- tha Bylykbashi.

Pyetje: Nëse maxhoranca vazhdon e vetme, cili do të jetë qendrim juaj?

Oerd Bylykbashi: Afatet që vendos maxhoranca për veten e vet, por jo në interesin e zgjedhësve, janë problemi i saj. Ky Këshill Politik nuk është këtu për të bërë fasadën e maxhorancës. Kemi një kushtetutë, e cila është ndryshuar brenda vetëm një jave dhe, po kështu, duan që sistemi zgjedhor të mbyllet pa asnjë diskutim, brenda dy javëve, ndërkohë që propozuesit e ndryshimeve, sot erdhën dhe thanë, për turpin e tyre, që nuk kanë një draft. Kjo ose është një gënjeshtër, ose është mungesë serioziteti absolut.

PD, Opozita e Bashkuar, e ka shumë të thjeshtë çështjen: koalicionet janë sot në Kodin Zgjedhor dhe nuk ka nevojë ç’të draftohet. Funksionojnë perfekt, me çdo lloj sistemi zgjedhor, janë pjesë e sistemit politik prej 17 vitesh dhe janë sot në Kushtetutë. Në nenin 96 të Kushtetutës, koalicionet paraqeveritare, pra, zgjedhore, ekzistojnë sot dhe nuk kemi ç’t’i shkruajmë. Në Kod Zgjedhor janë të mirëshkruara formula për shpërndarjen e mandateve, të cilën Komisioni i Venecias e bën fare të qartë qe nuk duhet ndryshuar më vonë se 1 vit para datës së zgjedhjeve, është dakortësuar në paketën e 5 Qershorit. Pra, për ne, kjo pjesë është e mbyllur.

Meqë nuk kemi dakordësi dhe meqë janë ata që duan të sjellin një sistem ndryshe nga ai që ekziston sot, ai sistem që u garanton sot shqiptarëve listë të hapur të partive politike, pra, të zgjedhin në mënyrë të veçantë cilën parti ata duan, për propozimin që bëjnë dhe mosdakordësinë që kemi, bashkë me ne, t’i drejtojmë një kërkesë OSBE/ODIHR-it.

Në lidhje me pyetjen përsa i përket listës së hapur 100%, për ne kjo është shumë e qartë, shumë e thjeshtë. Ata bëjnë propozimin dhe në momentin që sjellin listën e hapur 100%, nuk ka fare nevojë të zgjatemi, mund të mbyllet edhe brenda dy ditësh kjo si çështje, pa humbur kohë fare.

Kështu që, duke firmosur nesër bashkarisht këtë shkresë, gjithashtu, po nesër, fillon puna, pa humbur kohë për hapjen e listave 100%, që sistemi zgjedhor të jetë në interesin e zgjedhësve shqiptarë, jo në interesin e e një kryeministri që ka hallin si të humbasë sa më pak.

Pyetje: Po pragun elektoral dhe dy çështjet e tjera do të sillni ndonjë propozim?

Oerd Bykykbashi: Kjo është një çështje e diskutueshme brenda kornizës. Nuk ka asnjë pozicion të rëndësishëm, përsa na përket ne. As në të shkuarën, nuk ka qenë çështje e pazgjidhshme. Ajo që ne duhet, pa humbur kohë, është të biem dakord për çështjet themelore: të ruajmë koalicionet kështu siç janë, që zgjedhësit të kenë mundësi të zgjedhin partitë dhe hapim listat 100%, që zgjedhësit të kenë mundësi të zgjedhin kandidatin. Pas kësaj, çdo gjë tjetër është e thjeshtë dhe është vetëm teknike.

Të njëjtën gjë shtoi edhe Vasili. Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh përpara mediave, se ata kanë të drejtë t’i drejtohen ODIHR për çështje që nuk dakordësohen me maxhorancën. 

Është vërtet skandaloze, që një vend si Shqipëria, që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE, është drejtuesja e radhës bllokon çdo komunikim me të. Së dyti, siç patët ta ndiqni nga Gjiknuri, mazhoranca erdhi në këshill me qëllime shumë të përcaktuara, dhe në Këshill erdhi pa pasur asnjë draft ligjor për këtë çështje, Së treti, situata është akoma më skandaloze pasi ndërkohë që demonstrojmë një preokupacion për të ecur shpejt, dhe akuzat se ne po e vonojmë, refuzuan që të vazhdojnë diskutimin e tyre që nesër. Lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik, zgjedhje të njëanshme, këta nismëtarë kaq të sigurt s’kanë bërë asnjë draf të vetëm. Dua të mbetet në rekordet, që Shqipëria që drejton OSBE bllokon komunikimin e OSBE. Standarte të njëanshme duke bërë precedentin më të turpshëm,”- tha Vasili.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi petrit vasili oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni