LIVE UPDATES
Aktualitet

Dha dorëheqjen pas vrasjes së Klodian Rashës, Lleshaj: Marrí që e pranova, po iki ashtu siç erdha, me të njëjtat prona e

10 Dhjetor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen pas vrasjes së Klodian Rashës, Lleshaj:

TIRANË– E parevokueshme! Kështu e konsideron ministri Sandër Lleshaj dorëheqjen e tij, dy ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie. Në një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Lleshaj thekson se po ikën ashtu siç erdhi, me të njëjtat prona e familje që kishte para se të bëhej ministër. Ai shton gjithashtu se nuk ka blerë e shitur asnjë pronë, duke përfituar nga posti si ministër vetëm pagën modeste që i takonte.

Për këtë gjë, Lleshaj thekson se ndihet i fortë si shkëmb, i pastër si dritë dhe jashtëzakonisht i qetë. Por, Sandër Lleshaj e ka treguar edhe mënyrën e se si ai pranoi të bëhej ministër. Ai shton se kur e thirri Rama u gjend përballë dy zgjidhjeve: të bënte marrëzi të pranonte apo të tregohej i dobët dhe të mos pranonte. Kështu, zgjodhi të parën, por për ministrin, siç shkruan dhe ai vetë nuk ka qenë ndonjëherë ambicie që të ndryshonte Minsitrinë e Brendshme dhe Shqipërinë. Por edhe pse ministër, Lleshaj pranoi vetë se nuk ka pasur asnjë iluzion se mund të ndryshonte dikasterin që do të drejtonte apo Shqipërinë, megjithatë pranoi me ‘dorë në zemër’ se ishte përpjekur me të gjitha energjitë për të lënë një gjurmë normaliteti në ushtrimin e detyrës.

Lleshaj nuk harron të shtojë edhe se nuk e krahason veten me asnjë nga paraardhësit e tij, sidomos me ata që kanë mbajtur postin gjatë viteve 1997;1998 dhe 2011, vite kur kanë ndodhur dhe masakra që do të mbahen mend gjatë.

Deklaratë e plotë e Ministrit të Brendshëm Sander Lleshaj. Tiranë, 10.12.2020. Edhe pse në jetën time kam pasur shumë detyra të rëndësishme shtetërore, kurrë nuk kam luftuar apo bërë përpjekje të posaçme për të marrë ndonjërën prej tyre. Të gjitha kanë ardhur si produkt rrethanash të caktuara, ku unë kam qenë i thirrur. Kur u thirra nga Edi Rama për të kryer detyrën e ministrit të brendshëm në vitin 2018, isha krejt i vetëdijshëm për atë që më priste. Duhej të ecja në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar. U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi. Isha i qartë se e gjithë përpjekja ime do të ishte vetëm në funksion të konsolidimit të shtetit shqiptar, dhe se pikërisht për këtë arsye, do të isha në shënjestrën e atyre që shtetin shqiptar e luftojnë sistematikisht që nga dita e krijimit të tij. Nëse nuk i njihni, mundohuni të kujtoni ata që vënë zjarr mbi institucionet e Shqipërisë, vrasin dhe plagosin policët e saj, që e vjedhin, e shajnë dhe e shëmtojnë pa mëshirë atë. Nuk kam pasur për asnjë çast iluzionin se unë do ta ndryshoj ministrinë apo Shqipërinë. Megjithatë jam përpjekur me të gjitha energjitë e mia për të lënë një gjurmë normaliteti në ushtrimin e detyrës. Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurtë, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë. Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian. Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë. Ministria e Brendshme është pozicionuar menjëherë drejt, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e punonjësit të policisë që sollën vdekjen e një qytetari, duke bërë kështu një akt elementar përgjegjshmërie, por edhe të pazakontë në historinë e re të vendit. Qytetarët e Shqipërisë nuk mund të harrojnë kurrë se ata, që sot ngrenë gishtin për të akuzuar dhe dorën për të goditur, më 21 janar 2011 vranë katër qytetarë, plagosën qindra të tjerë, në një kasaphanë politike barbare në mes të kryeqytetit, dhe e thelluan më tej mynxyrën, duke shkatërruar provat e krimit shtetëror dhe duke refuzuar madje edhe zbatimin e urdhrave të prokurorëve për arrestimin e autorëve, gjë e panjohur në ndonjë vend normal. Nuk mund të harrohen ata që kurrë nuk kërkuan as ndjesë për masakrën që dirigjuan vetë dhe që vijojnë edhe sot që ta quajnë të drejtë këtë turp të madh përpara Zotit, popullit dhe shtetit shqiptar. Përballë përpjekjes së autorëve të 21 janarit 2011 për të kërkuar sot një pretekst të ri për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh bazuar mbi një episod tragjik dhe fatal, si dhe me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Nuk kam dashur në asnjë çast që sjellja ime në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë asaj të shumë të tjerëve dhe sidomos asaj të autorëve të masakrave të 1997-ës, të 1998-ës dhe veçanërisht të 2011-ës. Ndaj jam sot pafundësisht i lumtur që arrita të provoj përpara çdo shqiptari se unë nuk jam si ata. Jo. Nuk jam si ata. Edhe pse, që nga dita e parë e marrjes së detyrës, më është dashur të përballoj një seri aktesh të dhunës histerike apo të angazhohem për policë të plagosur në detyrë nga verbëria e dhunës antishtet, asnjëherë nuk u ngjita gjatë protestave tek snajperët në tarracën e Kryeministrisë, siç bënin pa turp autorët e 21 janarit, asnjëherë nuk lejova përdorimin e armëve në protestat politike, asnjëherë nuk mora në mbrojte ndonjë polic apo person tjetër që shkeli ligjin dhe asnjëherë nuk u kërkova të tjerëve ndonjë standard që nuk e zbatoja vetë. Janë këto arsye që më kanë bindur se TANI ËSHTË MOMENTI për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011. Edhe sot jam përballë dilemës së fillimit, por në një kuptim tjetër. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar. Përgjatë më shumë se dy vjetëve në krye të Ministrisë së Brendshme, u përpoqa dhe arrita të ndryshoj për mirë shumë gjëra dhe e mbyll misionin tim me rekordet më të mira historike në fushën e rendit dhe të sigurisë publike në 30 vjetët e fundit të historisë së Shqipërisë. U identifikova me vetëdije me çdo polic të Shqipërisë dhe i mbeta besnik këtij standardi. Edhe sot besoj se tek punonjësit e policisë qytetarët duhet të shohin Ministrin e Brendshëm, për sa kohë ministri pajtohet dhe pranon sjelljet apo qëndrimet e këtyre punonjësve. Të gjitha gjërat që arrita të bëj në shërbim të konsolidimit të shtetit shqiptar janë hipoteka ime e rëndësishme që më bëjnë sot personalisht të ndihem mirë përpara qytetarëve shqiptarë dhe plot mirënjohje për kontributin e gjithë personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe atë të bashkëpunëtorët e mi. Në të njëjtën kohë, u përpoqa dhe arrita që të mos ta ndryshoj veten time. Mbeta ai që isha, me të njëjtën strehë familjare, me të njëjtën familje, me të njëjtët miq. Nuk mora asgjë nga posti, përveç pagës që ishte më e ulët se të ardhurat që kisha përpara se të bëhesha ministër, nuk bleva, nuk shita, nuk ndërtova, nuk…… Të gjitha këto gjëra që nuk bëra janë sot pasuria ime e pafundme që më bën të ndihem i fortë si shkëmb, i pastër si dritë dhe jashtëzakonisht i qetë. E di fort mirë se shumëkush nuk është dakord sot me këtë vendim. Por megjithatë dëshiroj t’i garantoj ata se vendimi im vjen pikërisht në respekt të tyre dhe aspak si reagim ndaj atyre që e shajnë, shëmtojnë, vjedhin apo e djegin këtë vend. Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës,por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që jane fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë. Ky akt vjen edhe si shenjë falënderimi për Kryeministrin Edi Rama, i cili besoi tek unë, duke ruajtur përherë një marrëdhënie në radhë të parë shumë njerëzore, pastaj edhe gjithnjë intelektualisht sfiduese dhe profesionalisht krejt të ndershme. Dhe se fundi, por jo nga rëndësia, kjo është edhe shprehje dashurie, pse jo edhe një urim për Krishtlindjet, ndaj familjes time, asaj shumë të madhes, të madhes dhe të voglës, për të cilët mungova pothuajse krejtësisht për më shumë se dy vjet dhe që, megjithatë, vijuan të më duan e të më mbështesin si gjithmonë fort dhe pa kushte. ZOTI E BEKOFTĒ SHQIPËRINË!

Lajmin për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj e parashtroi Dosja.al dhe vetëm pak minuta më vonë u konfirmua nga vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit shtoi se kishte marrë dorëheqjen e Lleshajt menjëherë pas vrasjes së Klodian Rashës dhe se ai nuk mund të qëndronte më në atë post.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj dorehiqet sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 17:13

TIRANË- Ka nisur protesta e dytë për vrasjen e Klodian Rashës, mbrëmjes e së hënës nga policia. Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme ku dhe ...

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria