LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë për kërkesën e Safet Bajrit (VENDIMI)

30 Dhjetor 2020, 11:49 Nga DOSJA
Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë

TIRANË– Safet Bajri, i konsideruar si kreu i një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës ka kërkuar të lirohet nga qelia. Lidhur me kërkesën e tij, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe ia ka dërguar dosjen Gjykatës së Fierit, ku aktualisht ndodhet i burgosur.

Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga drejtësia belge, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje, ndërsa në Shqipëri ai është vetëm një hap larg lirimit. Bajri është dënuar 2 vite e 6 muaj burgim dhe shumë shpejt pritet që të fitojë lirinë.

VENDIMI I PLOTË:
Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes ka rezultuar se kërkuesi (i dënuari) Safet Rustemi aktualisht vuan dënimin pranë I.E.V.P Fier. Vuajtja e dënimit për kërkuesin/të dënuarin ka filluar për faktin se me vendimin penal Nr. 51 (1027) datë 28.02.2019 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndër të tjera, ka vendosur:- “…. Njohjen e vendimit penal te huaj me Nr. 2016C048-2015/VJ11/898, date 25.01.2017, të Gjykatës së Apelit Bruksel, Belgjikë, dhënë ndaj të dënuarit Safet Jonuz Rustemi alias (Bajri), i datëlindjes 09.09.1984, me të cilin është dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim dhe pjesa e mbetur për të vuajtur është 8 vjet e 9 muaj e 12 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale të “Drejtim i një organizate kriminale”,“Zhvatje në rrethana rënduese”, “Trafikim i qënieve njerëzore”, “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim në rrethana rënduese”, “Përmbushje e pasioneve të të tjerëve” të parashikuara si vepra penale nga nenet 324 bis, 324 ter pg3 dhe 4, 325, 470, 471, 531, 433 quinques pg 1, 1° 5, 43 septies, 3°, 433 navies, 380 pg 1, 4°, pg3, 1°, 382, pg 1, 382 ter të Kodi Penal Belg, që i korrespondon veprave penale të “Krijimit të organizatës kriminale”, “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Shfrytëzimit të prostitucionit në bashkëpunim”, “Shtrengimi me anë kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar”, “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” të parashikuara nga nenet 333/1 110/a, 114, 114/2, 109/b/2, 110/b, 154 të Kodit Penal Shqiptar dhe në bashkim të dënimeve, të denohet me 9 (nëntë) vjet burgim, ku pjesa e mbetur për të vuajtur e dënimin është 8 (tetë) vjet e 9 (nëntë) muaj e 12 (dymbëdhjetë) ditë burgim..…”

Se kundër këtijë vendimit është bërë ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër, e cila me vendimin Nr. 204, datë 23.05.2019, ka vendosur:- “Lënien në fuqi të vendimit Nr. 51 (1027) datë 28.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër….”

Në seancë gjyqësore, Gjykata konstatoi faktin se kërkuesi/i dënuari Safet Rustemi vuan dënimin në I.E.V.P Fier.

Në interpretim dispozitave të ligjit Nr. 81/2020“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, dispozitave proceduriale të sanksionuara në nenet 470, 477 e vijues të K. Pr. Penale, Gjykata vlerëson se kërkesa penale me objekt lirim me kusht, do të gjykohet nga gjykata e vendit të vuajtjes së dënimit.

Sa më sipër, në vështrim dhe të ligjit Nr. 81/2020“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, Gjykata çmon se gjykimi i kësaj kërkese penale nuk është në kompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe, se kompetente për gjykimin e kërkesës penale të kërkuesit/të dënuarit Safet Rustemi do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, nën kompetencën tokësore të së cilës përfshihet edhe I.E.V.P Fier.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 83 e 85 të K. Pr. Penale,

VENDOS

Shpalljen e moskompetencës së gjykimit të kërkesës penale Nr. 900 Regj. Them, me kërkues/ të dënuarin Safet Rustemi. Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj kërkese.

Ai dhe pjesëtarët e grupit të tij u prangosën në shtator të 2018 gjatë operacionit “Oaz”. Ata akuzoheshin për vrasje, kanosje, gjobëvënie, organizim të palejuar të lojërave të fatit, por tashmë dosja u shfry dhe ndaj tyre u vendosën dënime qesharake.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes shpall moskompetence lirimi i safet bajrit gjykata e tiranes shpall moskompetence lirimi i safet bajrit


Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para