LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok, ‘kopsitet’ dosja për Ervis Martinajn, merret i pandehur bashkë me komandon Bilo dhe Ervin Matën

20 Shkurt 2020, 11:08 Nga DOSJA
Vrasja në ish-Bllok, ‘kopsitet’ dosja për Ervis Martinajn,

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kopsitur dosjen hetimore për masakrën e 4 tetorit 2018 në lokal Monopol në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të pandehur janë marrë biznesmeni Ervis Martinaj, komandoja në arrati Merviol Bilo, si dhe i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata. Kur ka kaluar gati 1 vit e gjysmë, Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar akuzën e “vrasjes me paramendim” për biznesmenin Ervis Martinaj teksa e akuzon atë se ka thirrur shokët e tij me armë në ish-bllok. Gjithashtu, ai akuzohet për fshehje të ardhurash dhe falsifikim të pasaportës, pasi pas ngjarjes atij iu gjet një pasaportë kosovare me identitetin Admir Koca. Këto akuza, Martinajt i janë shtuar më 25 tetor 2019, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova për ta akuzuar për “Vrasje me paramendim”. Ndërkohë që “rivali” i Martinajt, Ervin Mata akuzohet për moskallëzim krimi, pasi sipas organit të akuzës ai ka ndihmuar komandon Merviol Bilo të arratisej. Ndërkohë që akuzat më të rënda janë ngritur për komandon në arrati, truprojën e këngëtares Elvana Gjata, Merviol Bilo, i cili është shpallur në kërkim që prej 4 tetorit dhe ende nuk është arrestuar.

Të pandehurit dhe akuzat:

Biznesmeni Ervis Martinaj akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin.

Komandoja Merviol Bilo akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxhës, viktima e ngjarjes, si dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Eljo Hato, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ervin Mata akuzohet nga prokuroria e Tiranës për “moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit”.

Ervis Martinaj në sitë edhe nga Operacioni Forca e Ligjit, përplasja polici-prokurori

Biznesmeni Ervis Martinaj është një nga subjektet e paketës normative ‘Anti KCK’. Martinaj duhet të justifikojë burimin e pasurisë së tij, ndërkohë që Operacioni Forca e Ligjit njoftoi dje se Martinaj është nën akuzën e “vrasjes me paramendim”. Rrëzimi zyrtarisht i akuzës për vrasje, vë në përballje polici-prokurori, që për këtë rast kanë qendrime të ndryshme. Edhe avokati i Martinajt, Mirash Martini mohoi që klienti i tij të jetë subjekt i OFL. (Lexo këtu)

Vrasja në ish-Bllok, si u trondit zemra e kryeqytetit nga plumbat

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mu në zemër të ish-bllokut, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 5 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Edhe Hato u lirua në sajë të një raporti mjeko-ligjor se nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.

 

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendej emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit), kushëririt të Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas. Ervis Martinajt iu sekuestrua telefoni celular Iphone X, dhe ekspertët izraelitë zbardhën me mijëra mesazhe, ku zbulohej edhe biseda e tij me ish-policin e vrarë, Santiago Malko, të cilit i thoshte: Afrohu bllok” “Mer nej gje me vete”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin mata ervis martinaj merviol bilo vrasja ne ish-bllok ervin mata ervis martinaj merviol bilo vrasja ne ish-bllok

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Shkurt 2020, 10:18

MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndestësore është rënduar. Ata kanë deklaruar mëngjesin e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj