Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BALLSH- Një nga organizatorët e grevës së urisë së 10 naftëtarëve të Ballshit ka deklaruar i vendosur se qëndrimi i tyre do të vijojë, edhe pse gjendja shëndetësore e tyre është rënduar. Teksa ka folur për Report Tv ai është shprehur se nëse do të marrin tre paga do të negociojnë për hapat e tjerë. Më tej ai tha se i gjithë qyteti është në grevë, jo vetëm naftëtarët, pasi vetë jeta e tyre është e lidhur me këtë rafineri.
“Ditën e sotme kemi bërë një njoftim për të organet kompetente. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me grevën e urisë. Do kërkojmë edhe mirëkuptimin e bizneseve, për disa hapa në fillim. Shpresoj të kemi një reagim sa më shpejt. Në uzinë operojnë rreth 870 punonjës. Kërkesat tona janë bazike. Prej muajit shtator kompania ka ndërprerë veprimtarinë. Ata thotë se detyrimet shëndetësore janë paguar, por ne nuk kemi marrë pagë. Biznesi me shtetin është në rregull. Shteti mbi cilën pagë i ka marrë këto detyrime. Këta duhet të na informojnë se cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve tanë. Palët të ulen në tavolinë dhe të flasin të negociojnë. Ne kemi bërë javën e kaluar takime në ministri. Të dyja palët e kanë shumë të qartë kërkesën tonë. Në rast se ata na likujdojnë sot për tre paga ne do të flasim për fatin e rafinerisë. Këtu nuk jam unë që e ka marrë përsipër. Ne kemi një staf të mirëorganizuar. 10 punonjësit në grevë urie përfaqësojnë 900 punonjësit. Në grevë është i gjithë qyteti që e ka jetën të lidhur me këtë rafineri. Sot ka një vendim nga ana e tyre për të refuzuar ndihmën mjekësore”, u shpreh organizatori i grevës.
Që prej ditës së djeshme, naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Ata shprehen të vendosur se duan pagat e prapambetura ose do të ketë viktima.
Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.
Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator. Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabit...
Shqipëri– Po bëhen rreth 3 vite nga nga zhdukja dhe më pas gjetja e trupit të Kreshnik Beqirajt në Fier, ndërsa hetimet sipas familjarëve janë mbyllur me urdhër...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të gjejë një zgjidhje ligjore për të shtyrë gjyqin në ngarkim të Emiljano Shullazit dh...
TIRANË– E ftuar në studion e “ABC Neës” avokatja e popullit Erinda Ballanca ka folur për konfliktin e zhvilluar mes Presidencës dhe mazhorancës, ndërsa u n...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngarkesën e kokainës 1.3 ton që u kap mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Sasia e kokainës u zbulua ...
TIRANË- Bashkia Tiranë u ka dhënë lejen dhjetëra kullave, të cilat kanë hapur kantieret e ndërtimit përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit. ...
DURRËS- Një 21-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi shpërndante kokainë dhe droga të forta në qytet. Sipas njoftimit të...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit vijojnë grevën e urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, pasi që pre...
LEZHË- Fax Neës ka siguruar pamjet se ku tregon veprimet e policisë bashkiake duke nxjerrë jashtë palestrës të strehuarit nga dëmtimi i tërmeti në La&ccedi...