LIVE UPDATES
Politike

“Nuk respektuan kuotën gjinore dhe kaluan numrin”/ KQZ kthen për korrigjim listat e kandidatëve të PS-së dhe PD-së, so

10 Mars 2021, 15:20 Nga DOSJA
“Nuk respektuan kuotën gjinore dhe kaluan numrin”/ KQZ kthen

TIRANË– Komisioni Qendror i zgjedhjeve, ditën e sotme, pas shqyrtimit të projektvendimeve, u ka kthyer për korrigjim listat e kandidatëve për deputetë disa partive. KQZ, në një njoftim zyrtar bën me dije, se i ka kthyer listën koalicionit Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”) si dhe Partisë Socialiste.

Po ashtu listën ia ka kthyer edhe Partisë Nisma Thurje, Partisë Balli Kombëtar si dhe Partisë Bindja Demokratike. 

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme KQZ vendosi kthimin mbrapsht të listave për shkak të mungesave të gjetura në formular. Përfaqësuesi i KQZ deklaroi se kërkesa për regjistrim e PS-së, në qarkun Elbasan nuk është në përputhje me kriterin gjinor ndërkohë që në tre qytete të tjera ka mangësi në formular ku kandidatët nuk kanë plotësuar disa rubrika ose nuk kanë hedhur firmën.

“PS ka paraqitur një kërkesë për miratimin e listave shumë-emërore. KQZ ka verifikuar listën e kandidatëve dhe ka konstatuar mangësi. Kërkesa për qarkun Elbasan nuk është në përputhje me kriterin gjinor. Gjithashtu ka dhe disa deklarata të kandidatit për deputet të qarkut Durrës, Korçë, Fier, në formularin e vetëdeklarimit në disa pika figurojnë të paplotësuara, si atësia dhe amësia. Në listat e vetëdeklarimit në Fier, Lezhë dhe Vlorë ka parregullsi në lidhje me formularin, mungon firma dhe nuk është plotësuar një rubrikë”, u shpreh përfaqësuesi I KQZ.

Ndërkohë në lidhje me listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim, përfaqësuesi i KQZ u shpreh se në 11 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore.

“Është regjistruar si subjekt zgjedhor. Ka paraqitur në KQZ listat shumë-emërore. Është bërë verifikimi dhe janë konstatuar mangësi, në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, dhe Korçë listat kanë tejkaluar numrin e kërkuar të kandidatëve dhe kanë mospërputhje të tjera ligjore. Në qarkun Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore. I kërkoj KQZ të kthejë listat zgjedhore të Partisë Demokratike, Aleanca për ndryshim”, deklaroi ai.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi deklaroi se sipas Kodit Zgjedhor, partitë duhet të dorëzojnë nga e para të gjithë dokumentacionin, edhe në qarqet ku nuk janë gjetur problem.

“Kodi Zgjedhor përcakton që dokumentacioni kthehet i gjithi. Ju mund të risillni atë dokumentacion për qarqet ku nuk ka problem ndërsa aty ku ka problem do bëni korrigjimet. Jam dakord që të listohet natyra e korrigjimit që duhet të bëhet nga ana juaj”, tha Celibashi.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″; 2.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″; 3.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″; 4.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
5.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″; 6.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemërore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″; 7.Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të televizionit “Fax Media Neës” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”;
8.Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të qendrës “Faktoje” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”; 9. Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të shoqates “Qëndra për Transparencë” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”; 10. Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Organizatës Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Disa orë më parë, KQZ u ka kthyer listat edhe Partisë Lëvizja e Re – Arian Galdini, Partisë Aleanca Demokracia e Re – Edmond Stojku, Partsë Lëvizja për Ndryshim – Jozefina Topalli si dhe Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare – Myslim Murrizi.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz kqz kthen listat e partive kqz kqz kthen listat e partive

Sondazh

Poll
Politike 10 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Mesila Doda, kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi e krahasoi me Pandeli Majkon. Dod...

Politike 10 Mars 2021, 13:54

TIRANË– Ditën e sotme u zhvillua forumi “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj