Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Plagosi me çifte të moshuarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari
23 Gusht 2019, 07:24Nga DOSJA
BURREL- Një 35-vjeçar është arrestuar sot nga Policia, pasi dyshohet se një ditë më parë ka plagosur me armë një 60-vjeçar.
Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se 35-vjeçari për motive të dobëta ka plagosur me çifte A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Autori pas plagosjes ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por pas kërkimeve të shumta të koordinuara në zonë ai është mundur të arrestohet.
NJOFTIMI I PLOTË
Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Baz të Burrelit, ku u plagos me armë zjarri një shtetas. Kapet në kohë rekord dhe arrestohet 35-vjeçari, autori i ngjarjes. Sekuestrohet një armë zjarri “çifte”.
Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016, janë rikthyer në qendër të deb...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një status në rrjetet sociale ku thekson se kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur me 25 ton naftë që u bllokua...
TIRANË– Televizioni kombëtar TV Klan, pas largimit nga DIGITALB, ka pësuar një rënie drastike të audiencës.Platforma më e madhe në vend, DIGITALB, ka...
MALLAKASTËR- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Kodrat e fshatit Hekal në Mallakastër, duke djegur një sipërfaqe me ullinj të vjetër.Zjarrfikëset kanë m...
TIRANË– Ka ndërruar jetë aktori shqiptar Shpëtim Zani, i cili bëri bujë në vitet ’60 me rolin e tij si Coli në filmin “Debatik”.Dosja.al mëson se Zani ka n...
TIRANË- Jo vetëm shpejtësia apo parakalimi i gabuar, por edhe vendosja e shtyllave të korentit në vend të gabuar, shpesh herë bëhen burim aksidentesh në rr...