Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Enver Dondollaku, besniku i Albo Bares dhe numri DY i Bandës së Lushnjes është kthyer në dyert e Gjyaktës së Elbasanit, për të parashtruar një kërkesë. Mësohet se i dënuari me 25 vite burg, dënim të cilin po e vuan në burgun e Peqinit, për një sërë veprash penalesh, vrasje, tentativë vrasjeje, dëmtim prone e shpërthime me eksploziv, si anëtar i bandës së Lushnjes, synon uljen e viteve të dënimit.
Dondollaku ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Elbasanit, të cilës i ka kërkuar që t’I llogarisë ditët që ka qëndruar në paraburgimin e Torinos në Itali, teksa pritste të ekstradohej drejt Shqipërisë. Pasi mbaroi dëmimin me 16 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, Dondollaku priti deri në muajin dhjetor të vitit 2013, që të ekstradohej drejt Shqipërisë. Këtë periudhë, ai kërkon që drejtësia shqiptare t’ia njohë dhe t’ia konvertojë në ulje të dënimit që ka aktualisht në Shqipëri, 25 vite burg.
Gjykata e Elbasanit e ka marrë kërkesën e besnikut të Aldo Bares dhe ka nisur me mbledhjen e informacioneve zyrtare. Mësohet se drejtësia shqiptare ka dërguar një letër në Itali, ku kërkon informacion zyrtar nga drejtësia italiane, për të mësuar saktësisht se sa kohë ka qëndruar në paraburgim në Itali.
Dondollaku, u vu në pranga në muajin maj të vitit 2006, me një tjetër identetitet, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike. Ai kishte me vete një dokument çek, me emrin Denis Chochlanov, por shenjat e gishtave zbuluan identetin e tij të vërtetë.
Dondollaku është dënuar si pjesë e Bandës së Lushnjes. Ai akuzohet se është personi që vrau inspektorin e Policisë, Kleanti Banon, tentoi të vriste komisar Sinan Metën, dhe një sërë krimesh të tjera. Dondollaku akuzohet për vënie gjobash, shpërthime me tritol, trafik ndërkombëtar të drogë, prostitucion, vrasjen e disa prej rivalëve të Bandës së Lushnjes, vrasjen e Nimet Zenelit, Xhevdet Demiri e Masar Aliut.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kur ka kaluar gati një javë nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të rinjtë e ndaluar dje nga Policia kanë mohuar përfshirjen e t...
SHQIPËRI- Enver Jakimi, Indrit Taulla, Mario Zeqiri dhe Hajri Seferi, janë tashmë në sitën e OFL-së. 5 të dënuarit duhet...
HIMARË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Himarë, ku një berber është gjetur i pajetë brenda ambienteve të berberhanes. Bujar Çela, 43 vjeç...
TIRANË– Një delegacion shqiptar është nisur drejt Sirisë Veri-Lindore për të vijuar me operacionin e riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë dhe grave shqiptare...
SHKODËR- Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Thethi” ka arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim për “trafik të narkotikeve” çuar në...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një konferencë që ka zhvilluar ditën e sotme me rektorët ka folur në lidhje me fillimin e...
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një konferencë që ka zhvilluar ditën e sotme me rektorët ka folur në lidhje me fillimin e...
KORCË- Një tjetër rast i trafikut të paligjshëm të klandestinëve është goditur në qytetin e Korçës. Dy persona janë arrestuar pasi po janë kapur tek...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 3 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, për pushimin e çështjen ndaj Valdrin Pjetrit. Kërkesa...