Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të ndaluarit mohojnë përfshirjen në ngjarje
22 Tetor 2020, 11:54Nga DOSJA
TIRANË- Kur ka kaluar gati një javë nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të rinjtë e ndaluar dje nga Policia kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Grid Lenon, Albin Hoxha,Maringlen Matohiti, 30 vjeç, dhe Enea Hoxha, kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarjen e 15 tetorit, kur në rrugën “Mustafa Gjollesha” dy persona hynë pas biznesmenit Andon Dhima në hyrjen e pallatit dhe ky i fundit denoncoi se donin ta vrisnin.
Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se të ndaluarit pritet që nesër të dalin para gjykatës ku do të njihen me masën e sigurisë. Hetimi për ngjarjen vazhdon dhe në duart e grupit hetimor janë me dhjetëra orë pamje filmike, nga ku pritet të dalë e vërteta, se a ishin 4 të rinjtë personat që hynë në pallat pas Dhimës, dhe a kishin qëllim për ta vrarë.
Mbi ta rëndojnë disa akuza të rënda si “Vrasje e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ata u prangosën dje, pas një operacioni të koduar “Stuhia” i cili u ngrit pas ngjarjes.
Më 15 tetor, biznesmeni Andon Dhima publikoi pamjet e një atentati që sipas tij ishte tentuar t’i bëhej poshtë pallatit, tek dera e ashensorit, ku dy persona shihet se hynë pas tij dhe menjëherë u larguan. Dosja.alka analizuar videot e atentatit duke hedhur dyshimet e mundshme edhe për një iskenim. Megjithatë me zbardhjen e plotë të ngjarjes mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur vërtetë me biznesmenin, a ka dashur dikush vërtetë që ta vrasë?
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Himarë, ku një berber është gjetur i pajetë brenda ambienteve të berberhanes. Bujar Çela, 43 vjeç...
TIRANË– Një delegacion shqiptar është nisur drejt Sirisë Veri-Lindore për të vijuar me operacionin e riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë dhe grave shqiptare...
SHKODËR- Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Thethi” ka arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim për “trafik të narkotikeve” çuar në...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një konferencë që ka zhvilluar ditën e sotme me rektorët ka folur në lidhje me fillimin e...
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një konferencë që ka zhvilluar ditën e sotme me rektorët ka folur në lidhje me fillimin e...
KORCË- Një tjetër rast i trafikut të paligjshëm të klandestinëve është goditur në qytetin e Korçës. Dy persona janë arrestuar pasi po janë kapur tek...
TIRANË- Të shtunën e kësaj jave do të mbyllet ish- sheshi ‘Shqiponja’ për shkak të punimeve që po bëhen për projektin e ri. Nnërkohë përsa i përket qarkul...