LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi vendos për shkarkimin/ Meta s’bën hapa pas: Zgjedhjet e vetme, më 13 tetor. 30 qershori, i anuluar me dekret

8 Korrik 2019, 07:27 Nga DOSJA
Kuvendi vendos për shkarkimin/ Meta s’bën hapa pas: Zgjedhjet e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën politikë në vend në një kohë që ka kaluar vetëm një javë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë zyrtare, Meta shkruan se Dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk është shfuqizuar dhe rrjedhimisht i cilëson këto zgjedhje inekzistente ligjërisht.

Presidenti vijon më tej teksa thekson se Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtojë Dekretin e Presidentit dhe vlefshmëria e tij nuk është prekur.

Meta thekson se asnjë nga subjektet politike nuk e ka kundërshtuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit në ndonjë gjykatë, kështu ai mbetet sërish në fuqi.

Në fund Presidenti Meta u bën thirrje palëve politike që të bashkohen të gjithë në zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas tij janë të vetmet zgjedhje të ligjshme. 

Reagimi i Metës

Qëndrimi i Presidentit të Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta për situatën ligjore mbas 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës.

Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 vendosi, “Shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar kështu datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë

Presidenti e ndërmori këtë akt i mbështetur tërësisht në dispozitat  e Kushtetutës dhe bazuar në argumente plotësisht Kushtetues

Ky Dekret u botua në Fletoren Zyrtare nr.84, ditë e martë datë 11 qershor 2019.

Dekreti i Presidentit të Republikës, referuar;

është një akt me natyrë krejtësisht të veçantë juridiko-kushtetuese dhe si i tillë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mundet të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Tij.

Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor.

Dekreti i Presidentit të Republikës me nr.11199, datë 10.06.2019, deri në ditën e sotme,

nga Kolegji Zgjedhor, apo nga  ndonjë Gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë.

Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019 është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Neni 145 i Kodit Zgjedhor, përcakton se Kolegji Zgjedhor në Shqipëri shqyrton këto lloj ankimesh:

Pra sipas Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekreteve të Presidentit, pasi këtë të drejtë nuk ia njeh as Kushtetuta, as Kodi Zgjedhor dhe as ndonjë ligj tjetër në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të duhej të shqyrtonte çdo pretendim mbi kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës, Partia Socialiste dhe KQZ, duke përdorur Partinë e Unitetit Kombëtar (PUK, aleat i Partisë Socialiste në këto zgjedhje) inskenuan një veprim procedural për të anatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit me qëllim për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda e jashtë vendit, që të dezinformonin se Dekreti i Presidentit u shfuqizua nga Kolegji Zgjedhor

Ndërmarrja e një procesi në Kolegjin Zgjedhor nga partia PUK është vetëm një përpjekje e Partisë Socialiste për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së anëtarëve të saj në KQZ.

Kjo veprimtari e koordinuar e KQZ, Partisë Socialiste dhe Kolegjit Zgjedhor, ishte e pritshme që të dështonte, sepse nuk kishte asnjë mundësi ligjore që të ndodhte ndryshe.

Kolegji Zgjedhor me Vendimin 12, datë 24.06.2019, ka vendosur:

Objekt i kërkimit të kësaj partie përpara Kolegjit ishte: “Kundërshtimi i Vendimit nr.836 dt. 13.06.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilin ishte vendosur rrëzimi i kërkesës së kësaj partie për tu çregjistruar nga zgjedhjet imagjinare të 30 Qershorit 2019”.

Ky vendim i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.

Në këtë proces gjyqësor Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga Kolegji Zgjedhor, për të qenë palë në proces.

Në këtë vendim 3-anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në disa rreshta të pjesës arsyetuese kanë dhënë intepretimin e tyre për veprimtarinë e KQZ-së lidhur me Dekretin e Presidentit. Ky arsyetim është një përpjekje e shëmtuar, një truk procedurial për të krijuar publikisht një imazh të ndryshëm nga fakti, pasi vendimi që Kolegji Zgjedhori mori, nuk cenoi aspak Dekretin e Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019.

Ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, nuk ka urdhëruar në dispozitivin e tij asnjë detyrim që të krijojë pasoja juridike mbi Dekretin dhe Institucionin e Presidentit të Republikës, e rrjedhimisht edhe mbi faktin e anulimit të datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve. 

Në zbatim të nenit 145, 155, 156, 158 të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të Kodit të Procedurës Civile, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, kanë efekt vetëm përkundrejt palëve në proces dhe vetëm për atë çka është vendosur midis këtyre dy palëve: pra midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aleatit të Partisë Socialiste, Partisë së Unitetit Kombëtar (PUK).

Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj. Për pasojë vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.

Edhe Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019, në raportin e gjetjeve paraprake të publikuar prej saj në datë 01 korrik 2019, ajo evidenton se :

“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para (Gjykata Kushtetuese) është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”.

Sa më sipër, referuar dispozitave Kushtetuese që përcaktojnë se Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që cakton datën e zgjedhjeve, si dhe faktit që, Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor të datës 30 qershor, nuk është prekur dhe nuk është cenuar deri në ditët e sotme nga asnjë Gjykatë vendase dhe ndërkombëtare, rikonfirmohet dhe një herë fakti se, ky akt i Presidentit të Republikës i bazuar tërësisht në argumente Kushtetues është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Për pasojë e gjithë veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019 është një proces votimesh tërësisht i paligjshëm, antikushtetues dhe që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Pas anulimit të datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti  i Republikës, për të garantuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të votojnë në mënyrë të ndershme, të fshehtë, të lirë dhe demokratike, në një situatë të qetë dhe jo konfliktuale dhe jashtë çdo rreziku të mundshëm të konfliktit social, në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, më datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11 211, datë 27.06.2019, ka vendosur se:

“Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019”. Pra ligjërisht zgjedhjet duhet të mbahen në këtë datë.

Ky akt i është njoftuar menjëherë për zbatim KQZ-së dhe është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Po kështu lidhur me krahasimin e pavend që bëhet mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan është tërësisht i qëllimshëm për të krijuar konfuzion ligjor, për të minuar sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për të çoroditur opinionin ndërkombëtar. 

Në sistemin Amerikan kandidati për President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra konsiderohet një subjekt zgjedhor garues.

Në këtë mënyrë ai mund të ngrejë pretendime përpara Kolegjit Zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve/votimeve të zhvilluara, apo për çështjet e tjera zgjedhore (procedurale dhe materiale).

Ndërkohë, sipas sistemit tonë Presidenti i Republikës nuk është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra nuk është subjekt zgjedhor.

Sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që ka kompetencë kushtetuese për të vendosur datën e zgjedhjeve që zhvillohen për Kuvendin, Pushtetin vendor dhe Referendumet. (neni 92/gj i Kushtetutës). Kjo kompetencë e Presidentit është e parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor.

Po kështu ka një dallim të madh edhe për sa i takon përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të dy Kolegjeve Zgjedhore, atij Amerikan dhe atij Shqiptar.

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga 8 (tetë) gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe që funksionon pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga gjyqtarë dhe nuk ka për kompetencë të shqyrtojë as pretendimet e Presidentit të Republikës dhe as Dekretet e nxjerra prej tij. 

Në këtë mënyrë krahasimi që i bëhet dy Kolegjeve Zgjedhore (Amerikan dhe Shqiptar) nuk qëndron dhe është tërësisht i gabuar.

Në përfundim, sjellim në vëmendje se;

Presidenti i Republikës, pasi anuloi datën 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve, për të garantuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të votojnë në mënyrë të ndershme, të fshehtë, të lirë dhe demokratike, në një situatë të qetë dhe jo konfiktuale dhe jashtë çdo rreziku të mundshëm të konfliktit social, në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, më datë 27.06.2019, me Dekretin nr. 11 211, datë 27.06.2019 ka vendosur që:

“Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019” dhe do të mbahen ligjërisht në këtë datë.

Ky akt ka hyrë menjëherë në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Ky akt i është përcjellë menjëherë për zbatim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit .

Po kështu, duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës.

Është koha për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë! 

Nga ana tjetër ditën e sotme, pritet të mblidhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku do të debatohet në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit. 

Kujtojmë që në seancat e kaluara Kuvendi ia kaloi kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve, që nisi nis shqyrtimin dhe e ftoi presidentin në seancë dëgjimore.

Komisioni i Ligjeve hartoi një raport dhe ia kaloi Kuvendit, i cili do ta shqyrtojë në debatin e sotëm, pas të cilit pritet ngrita e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin.

Ndërkohë kanë mbetur edhe dy hapa:

-Ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin

-Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese. 

E gjithë kjo procedurë zgjat 3 muaj.

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta erdhi nga socialistët, pasi Meta anuloi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar datën 13 tetor si një datë zgjedhjesh.

Zgjedhjet u zhvilluan më 30 qershor pasi KQZ-ja i hapi rrugë Partisë Socialiste pavarësisht dekretit të Presidentit. Në votime shkuan vetëm 22.9% e shqiptarëve dhe ky process nuk njiet as nga Presidenti dhe as nga Opozita që ditën e sotme në orën 20:00 pritet të zhvillojë protestën e dhjetë kombëtare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër