"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Gomonia me 613 kg kanabis në 2020, bie në pranga 25-vjeçari nga Kurbini, ishte shpallur në kërkim që pas kapjes së dy bas
16 Janar 2021, 08:59Nga DOSJA
KURBIN–Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar personin e tretë që ishte shpallur në kërkim që prej marsit të vitit 2020, pas operacionit “Godull”, ku u sekuestruan 613 kilogram kanabis. Policia njofton se është arrestuar një 25 vjeçari, me iniciale B.Z, banues fshatin Shperdhet, Kurbin. Blutë bëjnë me dije se 25 -vjeçari në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. u kapën mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, pasi tentuan të trafikonin kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon operacioni “Godull”. Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe forcat operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin. Kapet dhe ndalohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Godull “, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi: – B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
(a.k.;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Nga 26 janari, personat që do të udhëtojnë me avion drejt Amerikës, duhet që me vete të kenë me patjetër testin negativ kundër Covid-19.Lajmi...
KSAMIL- Personi në foto është Elidon Xhaferri 40-vjeçari që është lënë në burg pasi abuzoi seksualisht për dy vite me radhë me vajzën e gruas. Ka qenë ve...
TIRANË- Policia e Tiranës, në përfundim të operacionit të koduar “Itinerari”, ka arrestuar një 53-vjeçar banues në Shkodër.Blutë bëjnë me dije se në...
RUBIK– Aksidenti i rëndë që ndodhi dy ditë më parë në aksi rrugor Rubik-Rrëshen, ku humbën jëtën 4 anëtarë të një familje nga Kosova ka pikëlluar familjarët dhe...
TIRANË- Pandemia e Covid-19 dhe rregullat e vendosura nga qeveria, nuk kanë kufizuar të rinjtë që të bëjnë jetë nate, ku mesa duket kanë gjetur dhe lokalet...
KSAMIL- 12-vjeçarja nga Ksamili, ka denoncuar njerkun e saj në polici pasi ky i fundit prej dy vitesh abuzonte seksualisht me të.Burime për Dosja.al bëjn...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin horoskpin.Top Channel, Tvklan kanë na fqe të...
BRITANI- Katër shqiptarë, janë arrestuar ditën e djeshme në Britani, u kapën me një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund dhe 340,000 paund cash. Mediat britani...
SHQIPËRI– Ditën e sotme vendi është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta. Mëngjesin e kësaj të shtune Korça dhe Kukësi është përfshirë nga reshjet...