Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Djali merr trupat e 4 rusëve, viktimat nisen në atdhe për një ekspertizë të dytë
22 Tetor 2021, 08:32Nga DOSJA
TIRANË– Trupat e katër turistëve rusë janë tërhequr sot një javë pas vdekjes së tyre nga morgu i Tiranës. Mësohet se djali i vetëm i familjes ruse që u shua në Qerret, Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. Prezent gjatë tërheqjes së trupave ishte edhe konsulli rus.
Ambasada ruse në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e sotme trupat e katër rusëve janë nisur për në Rusi. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook shkruhet se në Rusi do të kryhet një tjetër ekspertizë mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjeve të katër rusëve. Ndër të tjera ambasada shton se shpreson që të marrë sa më shpejt rezultatet e përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare.
Shkaqet e vdekjes së katër turistëve janë ende mister, edhe pse ka kaluar një javë nga vdekja e tyre. Nga të dhënat e para u raportua se vdekja e turistëve është shkaktuar nga asfiksia, ndërsa hetimi vijon në disa pista, si ajo e përdorimit të tepruar të klorit në pishinën ku u gjetën viktimat. Ngjarja është regjistruar si vrasje në rrethana cilësuese, por ende s’ka një autor që qëndron pas saj.
TIRANË– Ambasada ruse në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e sotme trupat e katër rusëve janë nisur për në Rusi. Në një njoftim në faqen zyrtare në F...
BRITANI- Ditën e djeshme koronavirusi i ka marrë jetën një të ri shqiptar i cili jetonte prej vitesh në Angli.Viktima është Sidorel Myzeqari, 28-vjeçari ...
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka pranuar propozimet e Komitetit të Imunizimit, duke vendosur lejimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës...
VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme dy persona pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ishin futur në sht...
TIRANË– 3.4 milion eurot që u gjetën dhe u sekuestruan në portin e Durrësit më 24 qershor të vitit 2018 brenda mjetit “Toyota Yaris” i kanë kaluar sh...
POGRADEC – Një aksident ka ndodhur para disa momentesh në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat.Një furgon mallrash është përplasur me pjesën e pasme ...
TIRANË – Policia rrugore ka bërë kontrolle në të gjithë vendin me radarë, drone dhe makina inteligjente dhe janë vendosur një numër i madh gjobash në...
KRUJË– Aksioni i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Krujë ka zbuluar një laborator kriptomonedhash në këtë qytet. OSHEE, gjatë kontro...