LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Nga 1 nëntori merret doza e tretë, nis vaksinimi i fëmijëve dhe adoleshentëve

22 Tetor 2021, 06:37 Nga DOSJA
VD-Nga 1 nëntori merret doza e tretë, nis vaksinimi i

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka pranuar propozimet e Komitetit të Imunizimit, duke vendosur lejimin e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç. Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se doza e tretë do të aplikohet injektohet jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë. Pas datës 1 nëntor çdo 60-vjeçar mund të kërkojë dozën e tretë duke ndjekur të njëjtën rrugë si për dozat e para. Gjithashtu pas datës 1 nëntor nis vaksinimi i fëmijëve mbi 16-vjeç, me konsensusin e prindërve dhe atyre 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundje të uljes së imunitetit.

“Në lidhje me vaksinimin, sugjerohet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë për ata që nuk e kanë bërë. Ndërkohë qytetarët mbi 60 vjeç vendoset të bëjnë dozën e tretë jo më herët se 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, duke nisur nga data 1 Nëntor I këtij viti. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen me konsensusin e prindërve dhe rekomandimin e mjekëve, duke nisur nga data 1 Nëntor. Fëmijët 12-15 vjeç që kanë sëmundje që lidhen me imunitet të ulët, ftohen gjithashtu të vaksinohen,”- tha Rakacolli.

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino tha se Bashkia e Gjirokastrës është kampione përsa i takon vaksinimit. Bino tha se deri më tani janë kryer 1.8 milionë vaksinime, nga të cilat 900 mijë vaksinime me doza të para.

“Vaksinimi vazhdon. Kanë ardhur mbi 2 milin e 200 mijë vaksina. Mbulesa vaksinale për grupin mbi 18 vjeç është 44% dhe 38% në rang kombëtar vetëm me një dozë. Vihet re rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer që po i afrohet Coronavax. Javët e fundit ka rritje të grupmoshës nga 18-25 dhe 25-35 vjeç pavarësisht se mbulesa mbetet e ulët. Apelojmë studentët dhe të rinjtë të vaksinohen, vaksina është e sigurt për ta. Krijon imunitet dhe parandalon në një farë mënyrë dhe transmetueshmërinë. Covidi nuk ka besë. Covidi dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë që kanë mbulesë të lartë vaksinale është Gjirokastra, 78% me një dozë, dhe 71% me dy doza. Po arrin të gjitha nivelet europiane. Bashkia e Tepelenës, ka ecur mjaft mirë kohët e fundit Puka,”- tha Bino.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u bëri thirrje studentëve që të vaksinohen. Fico tha se mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID. Sipas Ficos, mesatarja 2 javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20.

“222 për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhë. Numri i bashkive të prekura është rritur. Raporti meshkuj femra mbetet sërish 48% dhe 52%. Mesatarja 2 javore e rasteve të rënda të shtruara në spitale, është 20. Raporti i numri të fataliteteve është 1.6%. Vijon procesi i vaksinimit, me rritjen e numrit të vaksinave të aplikuara. Totali i vaksinimeve në vend është mbi 1 milionë e 860 mijë. Me një dozë janë vaksinuar 991 mijë dhe me dy doza 868 mijë. Vaksinimi me të gjitha grupet e përcaktuara, u bëjmë thirrje studentëve që të vaksinohen. Të mos harrojmë e rëndësishme është mbajtja dhe respektimi i masave. Problematikë është fakti që qytetarët nuk i drejtohen burimeve të informacionit,”- tha Fico.

Ndërsa masat vijojnë të mbeten të njëjtat. Ora policore do të jetë nga ora 23:00-06:00. Qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë; të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve si dhe të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë. Përdorimi i maskave është me detyrim në ambientet e mbyllura.

(a.b;F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet doza e trete e vaksines komiteti teknik i eksperteve 22 tetor 2021 ogerta manastirliu doza e trete e vaksines komiteti teknik i eksperteve 22 tetor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Tetor 2021, 13:13

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet