Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vaksina e tretë! Kompania Amerikane Moderna: Efektiviteti është gati 95% rezultati u testua në 30 mijë persona
16 Nëntor 2020, 12:14Nga DOSJA
SHBA– Kompania Amerikane Moderna pretendon se ka gati vaksinën kundër COVID19. BBC shkruan se vaksina e prodhuar nga Moderna është 94.5% efikase në parandalimin e COVID-19. Moderna thotë se është një “ditë e shkëlqyer” dhe ata planifikojnë të aplikojnë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme. “Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme,” i tha Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna, BBC Neës.
Çfarë nuk dimë?
Ne ende nuk e dimë se sa do të zgjasë imuniteti pasi vullnetarët do të duhet të ndiqen për shumë më tepër kohë para se të mund të përgjigjemi saktë. Efektet anësore të deritanishme tek Moderna, kanë qenë lodhje dhimbje koke për disa orë pas injeksionit.
“Këto efekte janë ato që ne do të prisnim me një vaksinë që po funksionon dhe nxit një përgjigje të mirë imune”, tha Prof Peter Openshaë, nga Imperial College London.
Vaksina e Moderna mund të ruhet në minus 20 gradë C deri në gjashtë muaj dhe mund të mbahet në një frigorifer standard për deri në një muaj, krahasuar me Pfizer që kërkon një temperaturë ekstreme si minus 75 gradë C.
Vaksina e Moderna-s është provuar në 30 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 15 mijë prej të cilëve kanë marrë 2 doza të vaksinës në 4 javë diferencë, ndërsa të tjerët janë vaksinuar përmes injeksioneve.
Vaksina e kompanisë amerikane është e treta vaksinë që pritet për të trajtuar COVID-19. Një javë më parë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kishin mundur të krijonin një vaksinë me 90% efektivitet, që është në pritje të aprovimit nga autoritetet amerikane për marrjen e një license.
Ndërsa dje, ishte AstraZeneca që njoftoi se ka gati për të nxjerrë në treg në muajin dhjetor miliona doza të vaksinës kundër COVID.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BJELLORUSI- Policia bjelloruse ka arrestuar më shumë se 1,000 persona ditën e djeshme në vend për shkak të protestave të shumta që po mbahen atje për rrëzimin e...
TURQI- Turqia ka bërë sot një stërvitje të madhe me helikopterë, anije dhe forca ushtarake në detin Egje. Stervitja është bërë në një ishull dhe stimuloi si do ...
KOSOVË- Kryetari i Komunëssë Pejës, Gazment Muhaxheri është kërcënuar me jetë nga dy persona nëpërmjet Facebook-ut. Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i ...
GREQI- Greqia është duke marrë masa në mënyrë që të përballet me kërcënimet e Turqisë. Një letër e publikuar në mediat greke thuhet se qeveria greke i ka kërkua...
ANGLI- Kryemninistri i Anglisë, Boris Johnson ka folur pas lajmit se është futur në karantinë. Në një video që ka postuar në Twitter ai ka thënë se është në gj...
TAJLANDË– Mbreti famëkeq i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn dhe Mbretëresha Suthida morën pjesë në inagurimin e një stacioni hekurudhor në Bangkok.Gjat...
TIRANË- Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 54...
KINË- Kina dhe 14 vende të tjera në Paqësorin aziatik kanë arritur marrëveshjen për tregtinë. Me këtë marrëveshje dërgohet një sinjal i fuqishëm kundër pro...
ITALI- Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza është shprehur se kurba e infeksionit në Itali po stabilizohet falë masave të marra. Në një intevistë p...
AUSTRI- Kryeministri i Austrisë, Sebastian Krutz ka njoftuar se po planifikon të rrisë testimet në vend në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19. Në një...