LIVE UPDATES
Bota

Kontrata për tregëtinë/ Kina dhe 14 shtete të tjera nënshkruan marrëveshjen më të madhe në botë

16 Nëntor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Kontrata për tregëtinë/ Kina dhe 14 shtete të tjera

KINË- Kina dhe 14 vende të tjera në Paqësorin aziatik kanë arritur marrëveshjen për tregtinë. Me këtë marrëveshje dërgohet një sinjal i fuqishëm kundër proteksionizmit të Trumpit. Pavarësisht konfliktit tregtar me SHBA, Kina ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë në botë me 14 vende të oqeanit Paqësor në Azi. Pas tetë vjet negociatash, marrëveshja u nënshkrua gjatë një samiti virtual të vendeve të Azisë Juglindore dhe shteteve ASEAN në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

“Partneriteti ekonomik rajonal, gjithëpërfshirës” ose RCEP, siç quhet, përfshin 2.2 miliardë njerëz dhe pothuajse një të tretën e prodhimit ekonomik global. Marrëveshja ul tarifat, përcakton rregullat e përbashkëta tregtare dhe kështu lehtëson edhe rrugët e furnizimit. Marrëveshja përfshin tregtinë, shërbimet, investimet, tregtinë elektronike, telekomunikacionin dhe të drejtat e autorit.

Sukses i madh për udhëheqjen në Pekin

Përveç Kinës, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë, këtë marrëveshje e kanë nënshkruar edhe dhjetë vendet e ASEAN-it: Vietnami, Singapori, Indonezia, Malajzia, Tailanda, Filipinet, Birmania, Brunei, Laosi dhe Kamboxhia, Japonia, Australia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re. Marrëveshja për tregti të lirë ëshë një sinjal i fuqishëm në kohën e luftës së vazhdueshme tregtare me SHBA, që konsiderohet si një sukses i madh për udhëheqjen komuniste në Pekin.

Marrëveshja sipas mendimit të ekspertëve do të promovojë integrimin ekonomik në rajonin e Azisë së Paqësorit dhe do të kundërshtojë tendencat proteksioniste. Para krizës së Coronës, vendet e RCEP përbënin 29 përqind të vëllimit të tregtisë globale – pak më pak se BE, me 33 përqind. Përqindja e RCEP do të vazhdojë të rritet, thonë ekspertët. “RCEP do të rishikojë hartën ekonomike dhe strategjike të Indo-Paqësorit,” tha Jeffrey Wilson i Institutit Australian të Politikës Strategjike (ASPI). Marrëveshja e tregtisë së lirë do t’u japë gjithashtu një nxitje përpjekjeve për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë.

India tërhiqet nga negociatat

Marrëveshja është përgatitur pas 31 raunde negociatash dhe 18 takimesh në nivelin e ministrave. Gjashtë herë janë shtyrë afatet e parashikuara për nënshkrim. Në fund, marrëveshja varej shumë nga India, e cila nuk dëshironte të hapej ndaj këtij tregu. Nju Delhi u tërhoq nga negociatat në fund të vitit të kaluar dhe kështu u hap rruga për këtë marrëveshje. Kjo Marrëveshje është nënshkruar përkundër paktit të mëparshëm, “Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për një Partneritet Trans-Paqësor”, CPTPP. Por CPTPP përfaqëson vetëm 13 përqind të prodhimit ekonomik global.

Presidenti Trump e ka tërhequr SHBA-në nga projekti më ambicioz i Partneritetit Trans-Paqësor (TPP), në vitin 2017. Trump nuk mori pjesë në bisedimet e ASEAN-it për të tretin vit me radhë. SHBA e ka humbur peshën në rajonin e Paqësorit aziatik në kohën e presidentit Trump, ndërsa Kina po e zgjeron ndikimin e saj edhe më tej me këtë Marrëveshje. RCEP është më i gjerë sesa projekti CPTPP, por nuk shkon aq thellë në bashkëpunim, thonë ekspertët. Partneriteti trans-Paqësor CPTPP midis Australisë, Bruneit, Kanadasë, Kilit, Japonisë, Malajzisë, Meksikës, Zelandës së Re, Perusë, Singaporit dhe Vietnamit deri më tani është ratifikuar nga shtatë vende dhe përfshin 480 milionë njerëz.

Roli i Bidenit

Mbetet të shihet nëse SHBA do t’i bashkohet përsëri partneritetit trans-Paqësor, pas marrjes së postit të presidentit nga Joe Biden, të cilit po ashtu i duhet miratimi i Kongresit. Ekspertët thonë se dy marrëveshjet e tregtisë së lirë nuk janë në kundërshtim mes tyre. Përkundrazi, marrëveshja e re e RCEP me Kinën mund të konsiderohet si një plotësim i marrëveshjeve të mëparshme. Japonia, Vietnami, Singapori, Brunei, Malajzia, Australia dhe Zelanda e Re janë pjesë e të dy marrëveshjeve.

Sidoqoftë, Marrëveshja e re e tregtisë së lirë nuk do të thotë se janë zgjidhur të gjitha problemet midis partnerëve tregtarë apo se vendet nënshkruese nuk janë të shqetësuara me rritjen e varësisë nga Kina. Japonia aktualisht po rishikon lidhjet e saja të furnizimit nga Kina. Konflikte ka edhe midis Australisë dhe Kinës, sepse Pekini po kufizon importet nga Australia për shkak të tensioneve politike. Por kjo marrëveshje demonstron se ekonomitë e këtij rajoni janë të shqetësuara dhe skeptike ndaj politikës së Trumpit në këtë rajon.

MARRË NGA DW

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marreveshja per tregetine marreveshja per tregetine

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd