Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
U fut me “Zastava” në lokal dhe tmerroi klientët, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër
11 Janar 2021, 09:47Nga DOSJA
SHKODËR– Një 48-vjeçar me inicialet B.K., është vënë në pranga pasi është kapur tejsa lëvizte me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se 48-vjeçari është arrestuar në kuadër në operacionit “Bërdica”.
Ai është pikasur në një lokal ku ishte futur me pistoletë të llojit “Zastava” me një krehër me nëntë fishekë, duke tmerruar kështu edhe klientët që ndodheshin brenda.
Pas kontrollit, 48-vjeçari u vu në pranga ndërsa arma e zjarrit, që ishte pa leje, u sekuestrua.
Njoftimi i policisë Shkodër
Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bërdica”. Lëvizte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë gjatë operacionit, 48-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete ishte futur në një lokal në Bërdicë, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bërdica”. Në kuadër të operacionit, nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 48 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal në fshatin Berdicë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se ai mbante me vete një pistoletë tip zastava, me një krehër me 9 fishekë, pa lejen e organeve kompetente. Arma e zjarrit pistoletë dhe fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është e bindur për bashkëpunimin e zyrtarëve dhe të efektivëve të P...
FIER– Fermerët dhe pronarët e tokës, të cilës kryeministri Edi Rama i ‘vuri gishtin’ për të ndërtuar spitalin nga turqit, janë revoltuar dhe kanë dalë në protes...
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se id...
ELBASAN– Situata nga përmbytjet në Elbasan vazhdon të jetë e rëndë ashtu si dhe Lezha apo Shkodra. Në njoftimin e bërë nga Bashkia raportohet se gjatë natës ka ...
TIRANË– Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan Ardian Jorgji, këtë të Hënë ka qënë i ftuar në studion e emisionin Abc-ja e Mëngjesit ku ka komentuar situatën...
VLORË– Bashkia Vlorë ka bërë një paraqitje të situatës në qytetin bregdetar pas reshjeve të dendura të shiut.Deri tani, problematik është vetëm aksi rrugor...
DEVOLL- Një 45-vjeçar ka rënë në pranga në Devoll ëpr vjedhje të një makine. Policia bën të ditur se personi me iniciale I.D banues në fshatin Gracë i ka...
TIRANË– Meteorologia Adiola Bani deklaroi se kjo javë do të sjellë një mot të acartë e me ngrica në të gjithë vendin. E ftuar në emisionin “Abc-ja e ...