LIVE UPDATES
Politike

Zjarri në zyrën e Prokurorime, PD nxjerr provat: Ky është email zyrtar që flet për flakët, ngjarja ndodhi më 15 prill. M

10 Maj 2020, 09:22 Nga DOSJA
Zjarri në zyrën e Prokurorime, PD nxjerr provat: Ky është

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar sot se më 15 prill në ministrinë e Shëndetësisë u dogjën dokumente, pas denoncimit të tenderave sekretë. Në një deklaratë për mediet Spahia ka publikuar edhe një e-mail, ky sipas tij në të thuhet se ka rënë zjarr në katin e katërt të godinës dhe janë djegur letra dhe dokumente.

“Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës.  Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu.”, shprehet ai. Në email shkruhet:“Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”.

Por nuk ka munguar edhe një reagim ministria e Shëndetësisë, ku theksohet se nuk ka rë nënë zjarr por ka ndodhur një incident, i  shkaktuar nga një punonjëse. Sipas ministrisë, ndaj punonjëses është marrë masë administrative.

Deklarata e plotë e Bardh Spahisë:

Bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje Ogerta Manastirliu, gënjeu publikisht dje, duke fshehur faktin se në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente.

Ajo e dinte shumë mirë se informacioni i bërë publik nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i vërtetë, por zgjodhi të mashtrojë qytetarët.

Arsyet dhe përgjegjësit duhet t’i zbulojë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, që vazhdon të flerë mbi hirin e korrupsionit. Detyra jonë është të bëjmë publike provat:
• Se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr.
• Se zjarri ka rënë në katin e Zyrës së Prokurimeve, ku ndodhen kontratat sekrete të tenderave korruptivë të denoncuar prej nesh që në datën 6 prill
• Dhe se janë djegur dokumenta, që më pas, janë shuar me ujë.

Një muaj më parë, ne denoncuam zhvillimin e procedurave korruptive të tenderimeve me kontrata sekrete. Për disa ditë me radhë, u provuam shqiptarëve me fakte dhe të dhëna të pakundërshtueshme, se Qeveria po vidhte me tendera sekret në këtë periudhë epidemie, kur gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohej çdo ditë. Qeveria heshti për këto vjedhje. SPAK-u po ashtu. Edhe më herët, ne kemi denoncuar se qeveria po e përdor heshtjen si strategji për të fituar kohë për fshehjen e gjurmëve të krimit dhe zhdukjen e provave. Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur në Ministrinë e Shëndetësisë brenda një dite, sa është aktivizuar sinjali antizjarr.

E vërteta është kjo.

Në datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës.  Siç e shikoni, kjo nuk është fantazi e jona. Është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu. Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve.

Në email thuhet shprehimisht: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”.
Fakti që Ogerta Manastirliu u investua personalisht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentave, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje.

Është vjedhja e shqiptarëve të varfëruar, së bashku me klientet e veta FARMANET, EUROMED, O.E.S. DISTRIMED, që e detyroi Ogerta Manastirliun të mashtrojë qytetarët.

Është blerja me dy deri në katër fish e mjeteve mbrojtëse për mjekët, e kiteve të testimit apo respiratorëve, që ka detyruar Ministren të urdhërojë djegien e dokumenteve dhe fshehjen e ngjarjes.

Është babëzia për të vjedhur paratë e shqiptarëve që i detyron të zhyten edhe më shumë në krim, duke i vënë zjarrin dokumenteve apo duke zhdukur provat.

Çdo qytetar që ka humbur vendin e punës, çdo qytetar që e merr të përgjysmuar rrogën, çdo tregtar që kjo qeveri e ka zhytur më borxh, çdo shqiptar që po vuan padrejtësinë e kësaj qeverie sot ka të drejtë të ndjehet i tradhëtuar prej saj. Vjedhja e qytetarëve në kohë pandemie është tradhëti kombëtare.

Qytetarët e varfëruar edhe më shumë këtë kohë nga abuzimi, keqpërdorimi i parave të tyre dhe nga mungesa e mbështetjes nga shteti, kërkojnë drejtësi. Hajdutët në kohë pandemie duhet të shkojnë në burg!

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, të përfshijë në hetimin e kësaj çështje edhe djegien e dokumenteve më 15 Prill, siç e tregon ky email zyrtar, si dhe fshehjen e të vërtetës nga Ministrja e Shëndetësisë, duke mohuar publikisht rënien e zjarrit.

Ne kemi paralajmëruar që në fillim, tentativën e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut për të manipuluar provat, për t’i zhdukur apo ndryshuar ato. Ky është një krim i ri, që duhet të hetohet pa asnjë vonesë.

Ditën e sotme janë zbardhur 5 pyetjet e SPAK për Manastirliun, për çështjen e tenderave sekretë. Në media u raportua se ministrja nuk i jep një përgjigje SPAK për tenderat sekretë. Për këtë ka reaguar menjëherë edhe ministria e Shëndetësisë, ku në të theksohet se ky institucion i ka kthyer një përgjigje SPAK-ut më datën 8 maj. Sipas MSH asgjë nuk është fshehur për këto tendera dhe se janë të hapur për hetime.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia ministira e shëndetësisë tenderat sekretë bardh spahia ministira e shëndetësisë tenderat sekretë


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj