LIVE UPDATES
Politike

Murrizi drejt krijimit të një partie të re: Basha nuk e mund dot i vetëm Ramën

9 Maj 2020, 19:17 Nga DOSJA
Murrizi drejt krijimit të një partie të re: Basha nuk e mund dot

TIRANË- Opozita parlamentare do të kërkojë ndryshime dhe nuk do të miratojë draftin e reformës zgjedhore që do të miratojë Këshilli Politik, nëse nuk do të merret parasysh kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i opozitës, Myslim Murrizi sqaron se Këshilli Politik nuk është një organ kushtetues ndaj edhe deklaron se drafti do pësojë ndryshime kur të vijë në Kuvend.

“Ky Këshilli Politik, konsiderojeni si të doni ju është kot, nuk figuron askund si organ. As Rregullorja e Kuvendit as kushtetuta as një ligj organik nuk e sanksionon. Se çfarë do të zhgarravisin këta atje, ai draft do të vijë më së pari në komisionin e reformës zgjedhore pastaj do të kalojë në seancë. Unë por edhe një pjesë dërrmuese e deputetëve të opozitës, por edhe ata që kanë njëfarë dinjiteti nga maxhoranca nuk mund të urdhërohen nga tre njerëz pa firmë dhe vulë në dorë në bunkerin e pallatit të kongreseve se ky është turp”, tha Murrizi.

Vota në Kuvend do të jetë kundër edhe nëse drafti merr “bekimin” e ndërkombëtarëve. “Nuk votoj asnjë buzëkuq të rekomandimeve të Borchardit që varet nga Rama deri në 31 dhjetor të 2020. Nuk desha ta di fare. Hiç. Këta vijnë për të bërë karrierë për veten e vetë. Ngrohin kolltuqet, xhepat dhe ikin dalin në pension si Knuti, Tania Fajon e jastëkut dhe kështu me radhë”, shprehet nënkryetari i Kuvendit. Plaga më e madhe e zgjedhjeve sipas Murrizit ngelet sistemi zgjedhor, i cili sipas tij është pakti që i bashkon gjithnjë kryeministrin dhe kreun e opozitës.

“Çfarëdo që të gatuajnë ata, nëse nuk vënë primare plagën reale prej 12 vitesh që është sistemi zgjedhor, pra t’i japim mundësi shqiptarëve që të zgjedhin jo të votojnë. Pra nëse lajthit Rama me Bashën dhe fusin në numrat 1,2,3 në lista kriminelët, ndoshta edhe Toto Rinon, qytetarë shqiptarët kanë zero shans për t’i hequr nga lista”, sqaron deputeti i opozitës.

Për nënkryetarin e Kuvendit, anti-komunistët dhe të djathtët sot nuk janë të përfaqësuar ndaj edhe shumë shpejt deklaron se do të krijohet një formacion i ri politik. “Ajo që unë shoh vakum në spektrin politik shqiptar, për dreq nuk e kisha menduar kështu në dhjetor të 1990 që 30 vjet pasi rrëzuam komunzimin do të kishim vetëm parti të majta. Së pari ne po konsolidojmë veten me ata deputetë që aspirojnë për të mos zbritur te stacioni i 2021, sepse në parlament janë 42 deputetë të ardhur nga listat. Por 10 apo 15 deputetë nga ajo sallë jemi duke u konsultuar çdo ditë me njëri-tjetrin. Pasi të konsolidojmë veten, duke parë edhe kodin absolutisht do të kontaktojmë me të gjithë ata që duan të rrëzojnë Ramën dhe të prishin pazarin Rama-Basha. A do të vijë apo jo në parlament në vitin 2021 këtë e dinë qytetarët shqiptarë, por që do të jem kandidat këtë e di Myslim Murrizi”, sqaron ai.

Ish-kreut të forcës së tij politike, Lulzim Bashës i sygjeron të hapë listat dhe të rikthej të gjithë të larguarit, duke qenë i bindur se vetëm kështu Partia Demokratike mund të vijë në pushtet. “Demokratët demokratike në çdo vit, fatkeqësisht në fatkeqësi të demokratëve shqiptarë është si Kulla e Pizës, baza është djathtas, antikomunistët, të përndjekurit politikë dhe të tjerë. Sa më lart të ngrihesh ikën majtas. Nga kryetar dege, kryesi, Këshilli Kombëtar. Ka anuar fort, ishalla nuk shembet. Por si e mund Partia Demokratike dhe opozita Ramën? Me këtë ligj zgjedhor është në limitet e të pamundurës. Ndryshimi i ligjit e përzë Ramën nga pushteti. Nuk e mund dot Basha Ramën si individ. Por Partia Demokratike në arsenalin e saj, sidomos këtë Parti Socialiste që është sot absolutisht e mund”, tha deputeti i opozitës.


Kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme sipas Murrizit ka qenë e pasinqertë. “Nuk e di nëse janë dakord që të jenë zgjedhjet në 2021 apo jo se duhet t’i pyesësh. Ndoshta njëfarë marrëveshjeje, nëse ndodh që pandemia rikthehet sërish në tetor apo nëntor rrezikohen edhe zgjedhjet e 2021. Pra këta jo vetëm që nuk po kërkojnë zgjedhje por nëse ka pandemia po kërkojnë që të shtyhen edhe pak zgjedhjet”, deklaron Murrizi.

Përpara se të prezantoj alternativën e tij politike përpara shqiptarëve, Murrizi garanton se do të respektoj votën e demokratëve që e sollën në parlament duke bërë opozitë me qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike murrizi me parti te re myslim murrizi murrizi me parti te re myslim murrizi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit