E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka bërë lëvizje në disa prej Policive Rrugore në qarqe. Ali Yzeiri, i cili deri më tani ka mbajtur postin eë shefit të Policisë Rrugore në Berat, është transferuar dhe emëruar specialist në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Paraardhësi i Yzeirit, Valentin Florini, nga posti i specialistit është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Fier.
Ylli Kondi, i cili deri më tani mbante postin e shefit të “Rrugores” në Fier, është transferuar si shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat. Po ashtu edhe Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë. Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër. Ndërkohë që Altin Dervishaj, shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër ka kaluar në Shkodër. Shefi i këtij qarku, Valmir Nikolli tani ka kaluar në Akademinë e Sigurisë.
Ndryshimet në radhët e drejtuesëve të Policisë në qarqe janë justifikuar me arsyetimin se nevojitej një rifreskim, i nevojshëm sipas Nanos në vendosjen në zbatim të ligjeve për qarkullimin rrugor.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Me qëllim rifreskimin dhe dhënien e një impulsi të ri në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur një sërë ndryshimesh në Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe. Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.
Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat. Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.
Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër. Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër. Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FIER – Kopshti privat ku mbeti i vdekur një fëmijë 3-vjeçar, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke shprehur keqardhjen për atë se çfarë k...
FIER – Zbardhet letra që edukatorja 27-vjeçare, Redina Binjaku, i ka dërguar Gjykatës së Fierit ku i bën me dije se e ka të pamundur të marrë pjesë në se...
TIRANË– Sali Berisha, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, është përjashtuar përgjithmonë! Berisha, bashkë me 28 anëtarët e tjerë të Komisionit...
TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të cilët kan...
TIRANË– Seanca e parë parlamentare në këtë sesion do të zhvillohet ditën e hënë, në datën 17 Janar në orën 17:00. Në seancën e parë për vitin 2022, p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama këmbëngul në bashkëpunimin e tij me opozitën, edhe pse nuk sheh asnjë nga palët e tanishme të denjë për të “shtrirë dorën”. P...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar rritjen e shënuar gjatë vitit 2021 të investimeve amerikane në vend. Me anë të një p...
TIRANË– Një e mitur është larguar nga banesa prej 5 ditësh. Nëna e saj ka denoncuar në polici se vajza e saj me inicialet A.L, 17-vjeç, është ...
TIRANË – Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me kompanibë amerikane “Jones International” për forcimin e sigurisë së sistemeve digjitale në ve...
TIRANË– Policia e Shtetit u informua një ditë para protestës së 8 Janarit për trazirat që do të ndodhnin. Në Komisariatin digjital, një ditë para pro...