LIVE UPDATES
Politike

Raporti voluminoz/ Zhdekretimi i 30 qershorit, Meta i jep shpjegime “Venecias”: Rrezikohej integrimi!

16 Shtator 2019, 16:21 Nga DOSJA
Raporti voluminoz/ Zhdekretimi i 30 qershorit, Meta i jep shpjegime

TIRANË Presidenti Ilir Meta ka publikuar një raport me 55 faqe kur edhe i ka shpjeguar Komisionit të Venecias hapat e ndjekura për të anuluar 30 qershorin.

Në raport, Meta shkruan se anëtarsimi në BE ka qënë një objektiv për të gjithë shqiptarët dhe se për të mos e rrezikuar vendosi që të zhdekretonte datën e 30 qershorit.

“Anëtarsimi në BE është objektivi strategjik kombëtar ende i papërmbushur i Shqipërisë. Me synim çeljen sa më parë të negociatave të anëtarsimit që kërkonin përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti i Republikës ka qënë i detyruar të ndërmarrë akte vendimtare për të garantuar besueshmërinë e zbatimti të reformave kyçe. Rreziku i cënimit të integritetit të procesit zgjedhor të 30 qershor 219 që do të ndikonte negativisht mbi këtë vendim, u evidentua qartë edhe në raportin e OSBE/ ODIHR, ku konstatohet se kjo periudhë u karakterizua nga antagonizmi i thellë i palëve dhe mungesa e përgjegjësisë së përbashkët,”-shkruhet ndër të tjera në raport.

ROLI I PRESIDENTI

Në raportin e tij Meta shpjegon se presidenti është organi i vetëm kushtetues që ka kompetencën ekskluzive të caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve të çdo lloji, përfshirë referendumet.

“Pretendimi se sopas Kushtetutës Presidenti nuk mund të shfuqizojë dekretet e nxjerra prej tij nuk qëndron, pasi sipas kësaj logjikë, as Kuvendi dhe as Këshilli i Ministrave nuk mund të shfuqizojnë respektivisht as ligjet dhe as vendimet e nxjera prej tyre.”

PËRPLASJET DHE NISJA E PROTESTAVE

Për disa faqe, Meta flet për protestat e organizuara kundër qeverisë Rama duke nisur që nga “Rruga e Kombit”; “Unaza e re”, kohën që i lihej në dispozicion opozitës në Kuevnd dhe në vendi i tyre në Komisionet ligjore.

PANDËSHKUESHMËRIA E KRIMIT ZGJEDHOR

Një tjetër aryse e radhitur nga Meta në shtyjen e zgjedhjeve ka qënë pandëshkueshmëria e krimit zgjedhor, edhe pse e theksuar nga Raporti i OSBE në zgjedhjet e 2016. Sipas Metës, aty shkuhej qartë për një lidhje kryetarë bashkish, oficerë dhe banda me PS-në, skemë e cila u pbulikua nga media vendase dhe ndërkombëtare por që askush nuk doli para drejtësisë.

“U përforcuan pretendimet e opozitës, se maxhoranca kishte ardhur në pushtet në bashkëpunim me krimin e organizuar.”

KRIZA KUSHTETUESE-ZBATIMI I NJËANËSHËM I REFORMËS NË DREJTËSI

Edhe Drejtësia e Re ka qënë nëj factor për sjelljen e situatës në këtë gjendje sipas Metës. Ky i fundit ka renditur disa nga pikat që kanë shqetësuar opozitën, si psh: zgjedhja e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme edhe nuk ekziston si rol; bllokimi i KED; emërimet në institucione; mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese funksionale dhe zgjedhja e njëanshme antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm nxorrën tërësisht jashtë kontrollit dhe hetimit penal vendimmarrjen e qeverisë dhe të Kuvendit. Nxjerra jashtë funksioni e Gjykatës Kushtetuese prej 18 muajsh ishte një nga faktorët kryesëore që ndikuan në përshkallëzimin drejt kësaj krizë të paprecedentë kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit.”

KRIZA INSTITUCIONALE

Sipas Metës mosbesimi i tejskajshëm dhe qëndresa në llogoret politike përkeqësuan klimën politike.

“Shumica e kandidatëve që kanë pranuar mandatet parlamentare në emër të opozitës, janë të panjohur për zgjedhësit pasi kryesisht ata renditeshin në pikën fundore të listave të hartuara nga Kryetarët e Partive.”

META CITON SËRISH GJEDNJ

Njësoj si në Komisionin Hetimor, edhe në raportin për Venecian, Meta është shprehur se ka respektuar Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.

“Kjo gjendje krijon mundësi që Shqipëria përveç se do të listohej ndër vendet shkelëse të Konventës në këtë drejtim por do të kishim edhe ndëshkim financiar të shtetit shkelës (Shqipërisë) përkundrejt çdo individi që do të pretendonte apo ngrinte një kërkim të tillë pranë Gjykatës Europiane. Për të shmangur këtë mundësi dhe për të mos e renditur Shqipërinë në listën e vendeve që mohon të drejtën e shtetasve për të zgjedhur një rend demokratik, Presidenti me vendimmarrjen e tij për anulimin e 30 qershorit dhe me datën e re 13 tetor kontribuon në respektimin e parashikimeve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kodi Zgjoedhur nuk përmban asnjë rregullim për zgjedhje pa kundërshtarë. Ky vakim ligjor duhet të përbëjë kusht detyrues për forcat politike në realizimin e Reformës Zgjedhore.”

PËRPJEKJET E PRESIDENTIT PËR DIALOG

Megjithatë Meta nuk ka harruar të rendësisë edhe punën e tij si një negociator mes palëve për të krijuar kushtet e duhura për dialog, i cili nuk u arrit kurrë.

“Që prej marrjes së detyrës ka bërë çdo gjë që situata të mos arrinte në këtë  lloj gjendje. Ka ftuar në mënyrë të përsëristur palët për dialog konstruktive me fokur reformat kyçe që lidhen me çeljen e negociatave. Në fund presidenti u bëri me dije palëve gatishmërinë për të rishikuar dekrein për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore për dekretimin e një date tjetër për zhvillimin e tyre në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.”

PËRSHKALLËZIMI I SITUATËS RREZIK PËR DESTABILIZIM

Lidhur me përshkallëzimin e situatës, Meta është kthyer pas në kohë duke njoftuar ndërkombëtarët lidhur me historikun e përplasjeve civile të ndodhura në Shqipëri prej palëve politike.

“Presidenti mori informacion të besueshëm zyrtar nga institucione shumë të rëndësishmë të sigurisë kombëtare se pretesta e datës 8 qershor do të shfrytëzohej për djegien e Parlamentit dhe me qëllime destabilizuese. Historiku i antagonizmit politik në Shqipërië e pas ’90 tregon se në mungesë të dialogurt të ndërmjetësuar mes palëve, konfliktet kanë kulmuar gjithmonë me përplasje civile. Veçanrëisht gjatë manifestimeve politike, ku janë shënuar dhe viktima. Historiku na tregon se situata ka dalë tërësisht jashtë kontrollit nga palët.”

Më fund të raportit Meta thekson edhe njëherë se sjellja e tij politike ka pasur si qëllim vetëm dhe vetëm mospengimin e rrugës së Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat në BE

“ E gjithë sjellja e Presidentit të Republikës dhe përpjekjet e tij, duke qënë shumë i ndërgjegjshëm dhe për detyrimet që duhen përmbushur veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në, kanë synuar shmangien e një konflikti civil, të një procesi të dështuar zgjedhor dhe realizimin e zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të përmirësuar besueshmërinë e vendit në përmbushjen e kritereve politike në prag të 17-18 tetorit 2019, kur do të merret vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë.”

Ndërkohë risjellim se Presidenti Ilir Meta para tre ditësh ka dhënë llogari për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Gjatë punimeve të Komisionit, socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

Për të lexuar raportin e plotë shpjegues KLIKO KËTU

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisionin i venecias ps shkarkon metën raporti i metes per komisionin e venecias ilir meta komisionin i venecias ps shkarkon metën raporti i metes per komisionin e venecias


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj