6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Dy shqiptarëve dhe një shtetasi italian u janë sekuestruar një milionë euro pasuri në Pogradec. Bëhet fjalë për shtetasit: Almanda Durollari, Vergjinush Durollari dhe Italiani Francesco Cocilovo.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Mësohet se më parë këta persona janë proceduar nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.
Policia e Shtetit:
Finalizohet operacioni “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.
Sekuestrohen pasuri të paluajtshme që kapin shifrën 1 milion Euro.
Drejtoria Hetimore Qëndrore, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, zhvilluan Operacioni Policor “Transferta“, për sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të shtetasve A.D, V.D. dhe shtetasit Italian F. C.
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:
– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;
– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;
– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;
Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro.
Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.
Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja A.D bashkëjeton me shtetasin Italian F. C, dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të shtetases V.D me banim në Pogradec (nëna e shtetases A.D, pensioniste).
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Pogradec, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Altina Xhoxhaj, ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila u shkarkua nga Vettingu ka ankimuar vendimin e KPK dhe KPA-së në Gjykatën e Strasburgut.Hox...
Krujë-Radhe kilometrike në aksin Fushe-Krujë -Thumanë, shkak janë punimet që po kryhen në urën pranë Fushë-Krujës.Që nga mëngjesi i sotëm dhe deri në mesditë vi...
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë i Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një deklaratë për mediet sqaroi se pse seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura.Ibr...
BELSH– Edmond Çipllaka është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për shfrytëzim prositucioni, trafik të lëndëve narkotike dhe fshehje të të ardhurave. ...
Kavajë- Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit pas vrasjes në Kavajë. Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për Ardian...
TIRANË- Ambasada italiane në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e...
Tiranë- Erion Isai mesa duket ka hequr dorë nga aktrimi. Tashmë aktori pret të marrë detyrën e re si si kryebashkiak i Kolonjës. Por publikisht, në një postim n...
DURRËS- Një turist boshnjak ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u fut në det për t’u larë.Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës. Tur...
TIRANË– I nxehti afrikan po venitet. Kjo javë që sapo është futur do të sjellë një ulje të temperaturave me 6 gradë Celsius.Sipas “Meteoalb”, kjo ulj...
TIRANË- Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar katër intervistat e para me kandidatët në garë për SPAK-un, me dyer të mbyllura. Në inter...