LIVE UPDATES
Aktualitet

SKEMA e pastrimit të parave! Trafikonte kokainë në Danimarkë, dërgohet për gjykim Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani, G

4 Gusht 2020, 11:57 Nga DOSJA
SKEMA e pastrimit të parave! Trafikonte kokainë në

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si SPAK ka dërguar për hetim në GJKKO, Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin, të dy të akuzuar për pastrim parash dhe grup kriminal. Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor. Beqiri, i cili ishte kunati i kreut të grupit, Sokol Krasnici, i arrestuar në Danimarkë, i kishte investuar paratë në biznes.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 8 automjete, 6 banesa në Velipojë dhe pularinë “Rens2015”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Astrit Beqiri, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b” dhe “d”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Dhimitri Shkodrani, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturuar kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, kryesisht të llojit “kokainë”.

Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së. Gjatë hetimeve, autoritetet daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe në aktivitete biznesi.

Në këto rrethana me kërkesë të autoriteteve daneze, prokuroria shqiptare filloi hetimet, të cilat u fokusuan në drejtim të evidentimit të pasurisë që anëtarë të këtij grupi kishin investuar në Shqipëri.

Gjithashtu në marrëveshje dhe koordinim me autoritetet daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacionit “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim.

U sekuestruan 40 kg kokainë (në Danimarkë, Hollandë etj), u sekuestruan mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.

Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147 të vitit 2019, janë kryer në bashkëpunim shumë efektiv me autoritetet gjyqësore daneze dhe norvegjeze dhe kanë evidentuar skemën e pastrimit të produkteve të veprës penale si më poshtë:

Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut.

Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobuzëve të shoqërisë “ALBA TRANS” (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë.

Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

I pandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si SOKOL Krasnici), i arrestuar në Danimarkë.

Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestruar me synim konfiskimin :

500 euro dhe 8 629 000 lekë (të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).

Pularia “RENS 2015”, e cila figuron e regjistruar në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konsfiksuara.

Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;
Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;
Automjet BMW X5 me targe AA 323 LJ ;
Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targe AA 139 LG ;
Automjet tip “Volkswagen Golf”, me targe AA 165 VH ;
Automjet tip “Fiat” me targe SH 2872 E ;
Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targe SH 6672 D ;
Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;
Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF;

Krahas dërgimit per gjykim të dy të pandehurve, Prokuroria e Posacme vazhdon hetimet edhe në drejtim të autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit beqiri dhimitër shkodrani spak astrit beqiri dhimitër shkodrani spak

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen