Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja në Bllok, Apeli lë të lirë në këmbim të 5 mln lekëve Ervis Martinajn
5 Qershor 2019, 10:07Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë “garanci pasurore” për Ervis Martinajn.
Vendimi i Gjykatws vjen pas apelit të Prokurorisë më 7 maj për të lënë të lirë Ervis Martinajn, i cili qëndronte në qeli për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor 2018. Martinaj u vendos të lihej i lirë pasi la një garanci prej 5 milionë lekësh të reja.
Momentalisht Prokuroria ka ngritur 7 akuza ndaj Martinajt, atë të të: “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim mbetur tentative”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”,“Falsifikim të pasaportave apo letër njoftimeve”, “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, “Fshehje të ardhurash”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Martinaj ishte personi i vetëm që qëndronte në qeli për ngjarjen e 4 tetorit, pas lirimit të Ervin Matës, të njohur ndryshe si ish-i fejuari i këngëtares shqiptare Elvana Gjata.
Çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për t’u hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.
I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën.
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Pas publikimit të përgjimeve mes Astrit Avdylajn dhe Ivo Doçin, për të cilin medias gjermane e quan drejtorin e UKD-së, ka reaguar edhe ky insti...
Tiranë– Një tjetër bisedë ka publikuar media gjermane “Bild” mes kandidatit të Bashkisë së Shijakut, Elton Arbanës dhe Astrit Avdylajt. Në bisedë shihet një miq...
Tiranë– Media gjermane “Bild” ka nxjerrë përgjimet mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit e UKT-së, Ivo Doçin. Ata janë duke diskutuar në këtë bisedë për vota...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën ng...
SHBA- Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të mërkurën se në demokraci sikurse edhe në shtetet auto...
Krujë-Fabrika e çimentos TITAN, e vendosur në Thumanë të Krujës, që tashmë është kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve, vijon punën pa asnjë pe...
Detaje te reja nga ngjarja ne Tirane, ku një efektiv i Gardës së Republikës u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi plagosi me...
Tiranë- Agron Tufa ka reaguar ndaj gazetarit Blendi Fevziu duke u shprehur se ky i fundit iu kërkon të ftuarve në emisionin “Opinion” që të mos përmendin emrin ...
Kukës- Pak minua më parë ka ndodhur një aksident në Krumë të Kukësit, ku janë përplasur dy automjete. Nga aksidenti janë plagosur 3 persona të cilën ndodhen për...
Fier- Gjatë mesnatës së sotme është gjetur e pajetë një grua rreth 70-vjeç në fshatin Ndërmënas, Libofshë.Mësohet se gruaja e cila është identifikuar s...