Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
SHBA- Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të mërkurën se në demokraci sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit, po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.
Në raportin mbi “Liritë dhe mediet në vitin 2019”, thuhet mes tjerash se udhëheqësit antidemokratik në demokracitë e brishta, kanë provuar të trembin mediet duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të heshtur gazetarët kritik dhe për të forcuar mediet ‘miqësore’.
Raporti thekson ndikimin botëror të retorikës kundër medieve të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gazetarët gjithandej në botë kanë më pas arsye të bësojnë se Uashingtoni do t’u vijë në ndihmë nëse shkelen të drejtat e tyre themelore.
Sipas të dhënave të Freedom House, liria e medies është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare.
Trendi është më i shprehur në Evropë, më parë një fortesë e lirive dhe në Euro-Azi e në Lindjen e Mesme, ku janë të përqendruara shumë nga diktaturat më të mëdha në botë.
Në disa prej demokracive më me ndikim në botë, thuhet në raport, shtresa të mëdha të popullsisë nuk marrin më lajme dhe informacione të paanshme. Kjo nuk ndodhë se gazetarët janë futur në burg, siç mund të ndodhë në shtetet autoritare. Në vend të kësaj, thuhet në raport, mediet kanë rënë pre e përpjekjeve për të mbytur pavarësinë e tyre. Metodat e zakonshme përfshijnë mes tjerash edhe trysninë ligjore e financiare, çështjet e pronësisë dhe denoncimet publike të gazetarëve të ndershëm. Qeveritë gjithashtu kanë ofruar mbështetje për mediet ‘miqësore’ përmes masave të tilla si kontrata shtetërore fitimprurëse, vendime të favorshme rregullatore dhe qasje preferenciale në informacionin shtetëror. Qëllimi është që shtypja t’u shërbejë atyre që janë në pushtet në vend të publikut, thuhet aty.
Në raport përmenden qeveria e Viktor Orbánit në Hngari dhe adminisrata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që kanë arritur “sukses” në heshtjen e gazetarisë kritike. Të dy udhëheqësit, thuhet në raport kanë përqendruar pronësinë mbi mediet, në duart e miqve të tyre.
Të dyja këto vende kanë nga 2 pikë në një matje nga 0 deri ne 4 ku rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë.
Shqipëria dhe Kosova, po ashtu kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Marrë nga: VOA
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Krujë-Fabrika e çimentos TITAN, e vendosur në Thumanë të Krujës, që tashmë është kthyer në një rrezik për shëndetin e qytetarëve, vijon punën pa asnjë pe...
Detaje te reja nga ngjarja ne Tirane, ku një efektiv i Gardës së Republikës u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi plagosi me...
Tiranë- Agron Tufa ka reaguar ndaj gazetarit Blendi Fevziu duke u shprehur se ky i fundit iu kërkon të ftuarve në emisionin “Opinion” që të mos përmendin emrin ...
Kukës- Pak minua më parë ka ndodhur një aksident në Krumë të Kukësit, ku janë përplasur dy automjete. Nga aksidenti janë plagosur 3 persona të cilën ndodhen për...
Fier- Gjatë mesnatës së sotme është gjetur e pajetë një grua rreth 70-vjeç në fshatin Ndërmënas, Libofshë.Mësohet se gruaja e cila është identifikuar s...
TIRANË- “Komunitetet fetare gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të shprehur mendimin e tyre për situatën”. Kështu deklaroi në “Dritare me Rudinën” në News24...
GREQI– Policia greke ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që kanë grabitur banesat e disa futbollistëve greke dhe të deputetes greke të Demokracisë së Re, Sofia...
TIRANË- Një rast i rëndë është trajtuar mbrëmjen e sotme nga emisioni “Stop” në Tv Klan, për drejtësinë shqiptare që ka dështuar sërish të bëjë drejtësi. B...
TIRANË- Gazetari i prestigjiozes gjermane Bild, Piter Tiede përmes një komunikimi për Fax News ditën e sotme ka paralajmëruar se një tjetër shkrim do të p...
TIRANË- Disa zona në kryeqytet do të vuajnë furnizimin me energji elektrike gjatë ditës së nesërme.Lajmi është bëri i ditur nga vetë Operatori i Shpërndarj...