LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më doli xhaxhi Behari përpara”, e mitura përdhunohet në kotec nga 67-vjeçari, autori lirohet (VD)

4 Qershor 2019, 20:02 Nga DOSJA
“Më doli xhaxhi Behari përpara”, e mitura përdhunohet

TIRANË- Një rast i rëndë është trajtuar mbrëmjen e sotme nga emisioni “Stop” në Tv Klan, për drejtësinë shqiptare që ka dështuar sërish të bëjë drejtësi. Bëhet fjalë për një ngjarje të dhimbshme. Një vajzë e mitur 10-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar i quajtur Lefter Ruko. Ky i fundit u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxorr nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”. Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar.

Mamaja: Ishte ditë e shtunë dhe e kam nisur gocën në dyqan për të marrë një bukë. Kur kthehet goca nga dyqani për në shtëpi, shkon direkt në dhomën time të gjumit. E shoh dritën ndezur dhe i thërras, kush është aty. Jam unë, më thotë vajza. Ngjitem lart dhe shikoj gocën po ndërrohej. I thashë që çfarë ke. Më janë bërë tha të mbathurat pis. Thashë me çfarë i ke bërë, ku i ke? Tek koshi, më tha, në banjë. Shkoj i marr, ishin të lagura. E pyes, të ngacmoi njeri rrugës? Jo, më tha në fillim. Po i thashë me çfarë janë bërë? Mund të jenë me ilaç enësh, më tha mua. Në moment kam shkuar i kam lagur tek çezma që ta shihja ishte vërtetë ilaç apo jo. Aty i them prapë, të ngacmoi njeri? Më thotë më doli xhaxhi Behari përpara. Është 67 vjeç. Dhe i them gocës, çfarë të bëri. Më kapi nga gjoksi, më thotë goca, më puthi, pastaj më hoqi pantallonat. Tim shoqi nuk i kam thënë gjë në moment. I them, do më tregosh mamit drejt se ku i gjete Lekët. Lekët m’i dha xhaxhi Behari më tha. Po pse t’i dha Lekët, i thashë? Më hoqi pantallonat, tha ajo, hoqi dhe pantallonat e tij edhe filloi të më fërkonte me dorë, tha. Dhe në moment kur u afrua që ai të kryente aktin, goca e ka shtytur nga dhimbja. Kishte ndodhur në kotecin e pulave të tij. E kishte çuar çupën në kotec të pulave.

Historia është e rëndë, aq më tepër kur e dëgjon nga vetë e mitura.

Mamaja e vajzës: Tani i thuaj mamit ti historinë, sesi ndodhi, që nga fillimi? Ku të cova unë, qysh të thashë?

Vajza: Të vija në dyqan, të blija bukë, mos kaloja nga rruga e shkurtër. Unë kalova dhe aty doli xhaxhi dhe më mori, më futi te koteci i pulave…

Mamaja e vajzës: Qysh të tha ty xhaxhi? Ma thuaj pak mamit, që ta di?

Vajza: Hajde të vemi pak aty brenda..

Mamaja e vajzës: Po!

Vajza: Edhe vajtëm, më çoi atje …dhe atë të tijën e futi tek unë. Më kapte nga gjoksi dhe pastaj më kapte, më fërkonte edhe pas 10 mintutash erdhi kyci derën edhe unë ika në shtëpi. Më dha 500 lekë, për të mos treguar.

Mamaja e vajzës: Përpara, të ka rrëmojtur më përpara?

Vajza: Më ka thënë kështu: hajde të të puth pak, gjithmonë na ngacmonte ai…Vajta në shtëpi, ndjeja kruajtje edhe të thashë ty. Më pas më pyete për lekët dhe ti i the babit dhe të nesërmen vajtëm në polici.

Më datë 27 Janar, prindërit e vajzës denoncuan në polici 67-vjeçarin Lefter Ruko, i cili u arrestua menjëherë. Por më pas, abuzuesi i vajzës së mitur bëri kërkesë për ndryshim mase sigurie, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Dhe kështu ndodhi. Ai u lirua nga Gjykata, e cila vendosi “arrest shtëpie”. Vendimi absurd u dha pas raporteve mjekësore të dyshimta dhe një deklarate të babait të vajzës që prokurori Saimir Smakaj ka administruar në dosje. Në deklaratën e administruar nga prokurori Smakaj, pretendohet se i ati i vajzës ka thënë që nuk ka probleme me familjen e autorit dhe marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar!? Mirëpo, babai i 10-vjeçares thotë se këtë deklaratë nuk e ka bërë kurrë, pasi është absurde të thotë diçka të tillë.

Babai i vajzësUnë nuk kam dhënë asnjë lloj deklarate, dhe këtë deklaratë ma ka kërkuar prokurori Saimir Smakaj. Si është e mundur që të më kërkojë prokurori një deklaratë sikur familja ime me familjen e personit që kemi rregulluar marrëdhëniet. Kjo është tani një gjë absurde.

Mamaja e vajzës: Po ai për këtë deklaratë ka vajt tek babi im, tek daja im, tek halla e vajzës dhe në shtëpi ka ardhur me një avokat dhe aty më tha, që …ëëë: jepe, duhet ta japësh këtë, do ta japësh apo jo? I kam thënë: nuk e jap!

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo deklaratë e pretenduar, arsyeja e dytë e lirimit të 67-vjeçarit është raporti mjekësor, ku thuhet se Lefter Ruko ka probleme me shikimin, është miop, dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në qeli!? Por, edhe ky raport që është administruar në dosjen e prokurorit Smakaj, nuk është hartuar nga mjeku-ligjor, por nga mjeku i burgut të Fierit ku qëndronte i arrestuar Lefter Ruko. Kjo dosje e prokurorit Saimir Smakaj shkoi për gjykim në Gjykatën e Vlorës, aty ku ndodhet seksioni për të miturit, dhe gjyqtarja Viola Canaj ka nxjerrë nga qelia përdhunuesin e vajzës 10-vjeçare.

Babai i të miturës, në një bisedë telefonike, pyeti prokurorin Smakaj si ka mundësi që është dhënë ky vendim.

Babai i vajzës: Doja ta dija si prind, që këtë vendim e ka dhënë gjykata apo e keni dhënë ju që është me arrest shtëpie?

Prokurori Saimir Smakaj: E ka dhënë gjykata, se ne s’jam dot vendime vëlla…

Por, prokurori Smakaj gënjen. Në dosjen hetimore që ka siguruar emisioni “Stop”, thuhet se Prokuroria ka pranuar kërkesën e Lefter Rukos që ka bërë përmes avokatit, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga burgu në arrest shtëpie.

Kamera e fshehtë, takimi me prokurorin Saimir Smakaj:

Mamaja e vajzës: Po ne erdhëm, rradhën e parë erdhi im shoq. Po e ke në gjykatë, pra! Më fal tani: the do të lajmëroj! Unë, të drejtën e fëmijës tim, ku duhet ta gjej?

Prokurori Saimir Smakaj: Po të thashë pra, aktet i keni në gjykatë. Të thashë, unë s’kam më dosje këtu…

Mamaja e vajzës: Po nuk e përcolle me të tillë fjalë tim shoq…

Prokurori Saimir Smakaj: Po kështu i kam thënë, pra…

Babai i vajzës: Më ke thënë, do të marr në telefon…

Mamaja e vajzës: Dua të drejtën e fëmijës tim!

Mamaja e vajzës: Po pra, do vesh në gjykatë, t’i marrësh aktet! Po pra, ik në gjykatë tek gjyqtarja Viola Canaj!

Gazetari i emisionit “Stop” shkoi në Gjykatën e Vlorës për të takuar gjykatësen Viola Canaj, e cila ndryshoi masën e sigurisë, duke lënë të lirë 67-vjeçarin të akuzuar për abuzim seksual me të mitur. Por, gjykatësja Viola Canaj nuk pranoi të bënte asnjë koment për vendimin që kishte dhënë dhe kërkoi që gazetari të dilte jashtë.

Gazetari: Përshëndetje! Si jeni? Mirë? Gazetari i Emisionit “Stop”, Genci Angjellari! Çështja është shumë e nxehtë! Keni ndryshuar masë për një abuzim seksual, që ka ndodhur në zonën e Fierit, me pretekstin, që ai nuk shikon mirë nga sytë dhe nuk dëgjon …Eshtë absurde, n.q.s, je nënë dhe ke fëmijë…

Gjyqtarja Viola Canaj: Vazhdo…!

GazetariTë abuzohet 10–vjeçarja dhe tjetri të dalë dhe të bredhë lirshëm në fshat, është krim!

Gjyqtarja Viola Canaj: Juve veproni në mënyrën e duhur! Tani vazhdoni përjashta!

Gazetari: Është e drejtë kjo, që keni bërë ju?

Gjyqtarja Viola Canaj: Atë e …dikush tjetër…

Gazetari: Kush e vendos? Apeli? Gjykata e Lartë? Se kështu justifikoheni. Është krim zonjë! Sinqerisht është krim! Si mund të ndryshosh masën, në bashkëpunim me prokurorin?! E ke këtu vendimin! Si nuk e ke idenë?!

Gjyqtarja Viola Canaj: E keni vendimin! Vazhdoni rrugën e duhur!

Gazetari: Si mund të nxjerrësh tjetrin, sikur nuk shikon nga sytë dhe nuk dëgjon nga veshët?! Cfarë mënyrën e duhur? Eshtë krim! Sinqerisht është krim!

Përpos lirimit nga qelia të abuzuesit, prindërit e vajzës së mitur janë përballur edhe me një tjetër problem. Sikurse e parashikon ligji në të tilla raste, 10-vjeçarja duhet të trajtohet me psikolog për traumën që ka kaluar. Ata thonë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Dy punonjëse sociale kanë shkuar vetëm një herë në banesën e tyre sa për të plotësuar dokumentet dhe nuk kanë vazhduar trajtimin. Këto seanca, vetë familja i ka bërë për vajzën e tyre përmes një psikologeje private.

Gazetari: Ka bërë seanca me psikologë të shërbimit social rajonal të Fierit? Më kupton?

Mamaja e vajzës: Jo! E kam marrë vetë psikologen...

Gazetari: Nuk ju ka ardhur asnjë?

Mamaja e vajzës: Në shtëpi na kanë ardhur dy punonjëse sociale…

Gazetari: Sa herë ju kanë ardhur?

Mamaja e vajzës: Vetëm një herë…

Gazetari: Po çfarë bënë vetëm një herë?

Babai i vajzës: Sa shkruajtën, bënë pyetje, vetëm kaq!

Gazetari: Po me psikologen private, sa seanca i bëtë, u detyruat vetë, që t’i paguanit këto psikologe?

Mamaja e vajzës: Vetë, vetë…

Gazetari: Sa seanca i bëtë?

Mamaja e vajzës: Dy seanca…

Gazetari: Vetëm dy seanca, të pamjaftueshme…

Mamaja e vajzës: Çfarë të bëjmë?!…

Psikologia Redina Sulstarova thotë se në të tilla raste, përpos fëmijëve të abuzuar, duhet të ofrohet trajtim dhe mbështetje psikologjike edhe për prindërit. Për shkak se 10-vjeçares së mitur iu mohua ky shërbim nga shteti, psikologia Sulstarova premtoi se do ta ofrojë falas trajtimin për të miturën e abuzuar.

Psikologia Redina Sulstarova: Në raste të tilla gjithmonë mendoj që janë dhe prindërit që kanë nevojë për një suport psikologjik për ta pranuar këtë gjë që u ka ndodhur fëmijës së tyre. Në mënyrë absolute, më e rëndësishmja në këtë rast dhe në gjithë rastet janë fëmijët, të cilët janë viktima. Personalisht do të sugjeroja këtë lloj terapie pasi është shumë e suksesshme dhe në elaborimin e traumave. E rëndësishme është që fëmija të trajtohet nga një profesionist. Sepse shpeshherë kjo lloj kategorie rritet me ndjesinë e fajit. Është shumë e rëndësishme që fëmija ta trajtojë këtë gjë, jo ta harrojë, jo të mundohet që mos flasim dhe kjo gjë do harrohet. Kjo gjë nuk ndodh! Unë jam e gatshme që veçanërisht në këtë lloj kategorie ta ofroj trajtimin falas. Absolutisht që e ndjej si një lloj detyre humane mbi të gjitha dhe më pas profesionale që të ofrohet ndihmë.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra bëri thirrje që kjo çështje gjyqësore të shqyrtohet sërish për të mos krijuar precedentë për ngjarje të tilla të rënda.

(Marrë nga Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet e mitura ne fier lirohet perdhunuesi perdhunimi i 10 vjecares e mitura ne fier lirohet perdhunuesi perdhunimi i 10 vjecares

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!